Shpërthimi i kontrolluar i Sali Berishës

7 Shkurt 2018, 19:28Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka pasur një shpërthim të pakuptimtë për shumë vetë nga Sali Berisha, ndaj rrjedhës që ka marrë dje në mbrëmje një emision televiziv, ku ka qenë pjesmarrës avokati i tij dhe klientëve të familjes së tij. Berisha ka shpërthyer ndaj gazetarit Artan Hoxha në panel dhe ndaj disa gazetarëve të tjerë që nuk ishin aty. I ka akuzuar se ata kanë devijuar debatin dhe kanë bërë analogji mes standardit që përdorën demokratët ndaj prokurores Ymeraj në rastin “Tahiri” dhe në rastin e dosjes së rrugës “Elbasan- Tiranë”. Biles Artan Hoxhën e ka akuzuar dhe si dëshmitar i vrasjes së një qytetari, edhe pse ai është në fakt, i vetmi njeri që ka provuar me dëshmi filmike, vrasjen nga Berisha të katër qytetarëve më 21 janar.

Realisht, shpërthimi nuk pasqyron ndonjë urrejtje të Berishës për këta gazetarë. Edhe pse gjuha e tij është tejet agresve, jashtë çdo kufiri, ai nuk e ka personalisht me ta, por me lehtësinë e padurueshem për të, se si po avancojnë kaq shpejt gjërat, që Prokuroria dhe gjykatat, pastaj dhe shtypi, të flasë normalisht për arrestime të rrethit të tij familjar, pa asnjë drojë.

Në studio ishte Neshat Fana, avokati personal i tij, të cilit ai i ka besuar të mbrojë mikun e vajzës së tij, që është në telashe, Andi Tomën. Ajo që atë e ka tronditur seriozisht, është se gjithçka u bë natyrshëm dhe askush nuk e vrau mendjen që Andi Toma ishte një “vijë e kuqe” për drejtësinë deri para pak kohësh. Dhe e përfytyroj çfarë ka ndodhur. Ai pasi e ka instruktuar gjatë Neshat Fanën çfarë të thoshte, i ka çuar mesazhe në studio, se “i ka ngul thikë pas shpine” PD-së me heshtjen e tij dhe ai si gjithë të dërguarit e tij nëpër studio, ja ka hedh fajin gazetarëve, se kanë devijuar bisedën. Dhe kjo është arsyeja e parë e shpërthimit të tij.

Por krye-arsyeja mbetet frika që ka nga analogjitë, dhe sidomos analogjitë me Saimir Tahirin.

Sali Berisha ka një problem të madh me analogjinë që bëhet me rastin “Tahiri” në një anë, dhe rastin Shkëlzen Berisha në anën tjetër. Saimir Tahiri është nën akuzë, pasi dy trafikantë e kanë përgojuar si mbrojtës të tyre dhe deri më sot, kemi vetëm regjistrimet e bisedës së tyre, për të cilat Tahiri thotë se është fantazi e tyre.

Në analogji me këtë rast, Shkëlzen Berisha është i përfolur në një email zyrtar të drejtorit të CEZ, si lobues i një praktike nga e cila CEZ do të fitonte miliona euro në kurriz të buxhetit të shtetit shqiptar. Sipas email-it, i biri i kryeministrit, u kishte rregulluar atyre takimin me kryeministrin, dhe pas takimit ata do takonin dhe të birin.

Ndryshe nga rasti “Tahiri”, këtu vepra u konsumua. Sipas asaj që thotë email-et, zyrtarët e CEZ erdhën në Tiranë, provohet që i priti Sali Berisha, dhe më vonë në vazhdim, provohet se qeveria i bëri ndryshimet ligjore që mundësuan lehtësimin e një borxhi rreth 60 milionë dollarë të CEZ.

Shkëlzeni është aq i trembur nga kjo gjë, sa dje ka spekuluar publikisht në një intervistë në TV Klan, ku thotë se emaili në fjalë ka ardhur një vit pasi është bërë privatizimi dhe gazetari ka tundur kokën i kënaqur. Askush nuk e ka akuzuar se email-i ka lidhje me privatizimin, por me lobimin për përfitime të kompanisë së privatizuar në kurriz të buxhetit të shtetit. Akuza se ka ndihmuar në privatizim është tjetër, dhe lidhet me Nue Kalaj, tërhqjen cash të 7 milionë eurove një javë para zgjedhjeve, dhe jo me email-et e CEZ.

Është tipike, një nga ato gjëra që bën dhe Berisha, kur ti e akuzon për gjë tjetër, dhe ai përgjigjet për gjë tjetër.

Pra, nëse shkojmë me këtë analogji dhe nëse përdorim të njëjtin standard si për Saimir Tahirin, dhe Shkëlzenin, ky i fundit e ka të provuar lobimin kriminal në kurriz të taksave të shqiptarëve dhe përfitimin nga firma në dorë të babait. Dy ish- kryeministrat e fundit grek po shkojnë drejt burgut për dy kontrata ilaçesh të Novartis, dhe jo më për gjëra të tilla.

Është kjo arsyeja që Berishën e shqetëson çdo analogji që bëhet mes Tahirit dhe Shkëlzenit, dhe çdo përpjekje për të krahasuar qëndrimin e prokurores së Tahirit me qëndrimin që po mban ndaj dosjes së re që ka në dorë.

Shpërthimi i Berishës, edhe pse dukej ndaj gazetarëve, ishte ndaj debatit publik në tërësi. Ai nuk po e duron dot, që shqiptarët janë shumë të qetë kur dëgjojnë analogjitë që duhet të çojnë para drejtësisë familjen e tij. Nuk e kupton dot që drejtësia ka vrarë frikën dhe po guxon t’i afrohet derës së shtëpisë së tij. Është dita që nuk ka besuar se do vinte kurrë! Dhe tani po u çon fjalë gazetarëve të mos ta thyejnë këtë tabu dhe ta trajtojnë si çdo njeri të prekshëm. I duhet ende hija e rëndë e njeriut që nuk e prekin dot. Nuk e ka keq!

Por ata që ka afër, duhet ta këshillojnë që të duket burrë i rendë, duhet ta mbajë veten. Të paktën të mos flasë e shkruajë si kjo sot, se duket që, ose është çmendur, ose është i dhjerë! Dhe kushdo që të shikon në këtë gjendje, ashtu të trajton.

27 komente në “Shpërthimi i kontrolluar i Sali Berishës”

  1. Azio says:

    Bravo,Zoti Mero!
    Nuk mund te komentoj me shume.
    Ti I ke thene te gjitha,
    Eshte teper e thjeshte.Kush do ta kuptoj ose jo,Por shkrime juaj s’ka nevoje per perkthim.
    Eshte I qarte si uje I kulluar.
    Faleminderit.

    1. kujtesa says:

      Mjaftojne dy te fundit Z.Mero:
      -Sali Berisha ose eshte i trembur ose eshte i dhjere.
      Fundi i tij tashme eshte i qarte.

    2. genti says:

      Mero boll mashtrove dynjane. Na e nxirr pak emailin ku Shkelzen Berisha u paska rreg takim me kryeministrin. Sepse ne emailin qe publikon hajvani karaj kjo nuk thuhet askund. Keni nje vit qe akuzoni Xen Berishen per privatizimin dhe tani qe ju nxorri bllof dilni e thoni jo nuk e akuzojme per privatizimin por per lobimin. Rasti Tahirit nuk ka asnje dallim me rrenat tuaja, sepse burimi nuk ehste nje hajvan si romeo por drejtesia italiane. Tahirin e permendin kushurinjte kurse Xenin njerez me te cilet deri me tash nuk i keni provuar dot asnje lidhje. Tahiri u kishte shitur makinen trafikanteve por kishte lene emrin e tij ndersa Xeni nuk ka asnje mardhenie as gjaku as biznesi me keta njerez. Me keto rrena mund ti rruash ndonje lek tahirit po nuk i mbush mendjen njeriu.

      1. Xeni Salisic says:

        O Xen te etdhi fundi. Ne burg qen. Edhe Luli do ferkoj duart ahhhhhhh

        1. Lindita Xhillari,Basha,Rama says:

          Pirdh pirdh se lirohesh

      2. Ylli says:

        E cfare rendesi ka nese genjen Mero ! Rendesi ka cfare duan te degjojne komentuesit e TemA.
        Kujton se e vrasin mendjen keta palaco ??? Cfare u hedh Mero ,keta kane 12 vjet qe e gelltasin ose ne rastin me te keq e mbajne ne goje.
        Kryevepra e Meros eshte rasti “Tahiri ” ,sa here flitet per ceshjen “Tahiri ” ,Mero dhe keta “lulekuqe mbi mut” flasin per CEZ.
        Dhe nese Shkelzeni ka marre para (te cilen une e besoj) ka marre para per lobim.Me duket se shifra e akuzes eshte 3 milion dollare ose euro.
        Tani te jesh i ndjeshem per 3 milion € dhe te mos te bejne pershtypje 600 milion € te humbura nga arroganca e Rames ne ceshtjen CEZ ose 30 miliom € qe permendin Habilajt qe i kerkon Tahiri per fushate ,pervecese hipokrizi me duket dhe poshtersi.
        Ne rastin e CEZ ,Mero ben hulumtuesin ,hetuesin ,prokurorin ,gjykatesin dhe ekzekutuesin.
        Ne rastin Tahiri ,Mero ben priftin shugurues ,ministrin Tahiri e ben shofer Tahiri.
        Je i madh o Mero ,por me te medhenj jane keta komentuesit e TemA. Kane 12 vjet qe lexojne 3 shkrime ne dite kunder Berishes dhe prap te lexojne si diten e pare.Kane bote shpirterore dreqerit…..lum si ty Mero qe jau u mbush deri ne fyt.

        1. Lumja says:

          U dhjefshi ne breke dhe ju di Xeni. Po i vjen dita kermave, me ne fund. Dhe bashke me ta kush reziston do perfondoje dhe ai ne fund te kanalut

    3. XheJ eN Bi says:

      Mero,shkrimi ishte shumë i mirë ,po vetëm gabon kur bën paralelizëm se dy ish Kryeministra në Greqi do shkojnë në burg ,gabohesh.Ose nuk je informuar mirë ,ose i ke mar shabllon lajmer e para.
      Kjo qe një lojë e Ciprës duke përfituar nga Ligji për përgjegjësinë e Ministrave dhe e bëri për të bër një zhurmë që mos të miret opozita dhe mileti me problemin e Maqedonisë dhe Reformat në Ekonomi.
      Të jesh i bindur se jo Kryeministër ,po asnjë nga të 30 të akuzuar nuk do pësojë asgjë përveç “baltës” që u hodh mbi ta.

  2. ALBAN says:

    ASNJE FJALE NGA GOJA PA RRE SY PER SY …

    Analize me gjuhen e fakteve

    S…ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …

    Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
    Cila ishte e verteta?
    Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
    Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
    Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….

    Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …

    Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
    Te gjithe shpallin fitore!
    Te gjithe festojne fitoren!
    Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
    Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
    Cfare perfaqeson ajo ?
    Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
    Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
    500 vjet roberi otomane !
    Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
    Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
    Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
    As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
    Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
    E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
    Pse!?

    Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?

    Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
    Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
    Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
    Krejt e kunderta.
    Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
    “Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
    Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
    Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
    Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
    Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.

    A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?

    Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
    Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
    Tepsia behet Kazan !
    Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
    A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
    Kujt ti besojme !?
    Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
    Nastradin Saladinit apo syve tane !?
    Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
    A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
    E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
    Enough it’s enough !
    Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
    Boll me !
    Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
    Boll me !

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Thana foli si e jema e Zeqos !
    Nga goja e tij dolen vetem presione ndaj gazetarit Hoxha,kerkoj ta deformoj perpara publikut,por ngeci tek pyetja.
    Ku eshte rruga ?
    Populli te ka paguar me lek ne dore !
    Si njeri i “afte” i drejtesise,Thana u mundua te bindte shqiptaret,per kostumin, qe sa bukur i ri mbretit,te cilit i duken koqet jashte !

  4. {sit back and relaks} says:

    O Mero mos ja boto komentet ketij psikopatit Alban Dega .

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Po c’ke a te keqen vellai qe perdor nick-un tim, kaq pa imagjinate je?!! Apo e keni ne gen rraca juaj e lashte te pervetesoni identitete? Trap zalli.

    2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Po c’ke a te keqen vellai qe perdor nick-un tim, kaq pa imagjinate je?!! Apo e keni ne gen rraca juaj e lashte te pervetesoni identitete? Trap zalli..

    3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Po c’ke a te keqen vellai qe perdor nick-un tim, kaq pa imagjinate je?!! Apo e keni ne gen rraca juaj e lashte te pervetesoni identitete? Trap zalli…

    4. Alban says:

      Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

      LUL SALI I NENES…
      KE TE QAJE ME PARE !?

      – Nga Alban Dega. Nju Jork

      Lul Sali nenes
      Ke te qaj me pare
      Lul Xen Gerdecin !?
      A cadren e care!?
      Mushamaja grisur
      I kercasin trare
      Themelet i tunden
      Mbi gjak te pathare!
      Kulmin ne Gerdec
      Rrenjet 21 janar !
      Banda ne panik
      Duart me gjak lare
      Zeri u eshte cjerre
      Mbi te hapur varre!
      Kurr nuk ka mbetur
      Gjak i dlire pa marre!
      Ameriken kunder
      E Evropen mbare
      Nuk do u ngelet
      askush !
      As per tu qare !
      Cadra juaj e krimit
      Po u behet varre!

  5. Mentari says:

    C’pune ka lobimi i Shkelzen Berishes qe nuk eshte funksionar dhe nenpunes I shtetit me nenshkrimet e dokumentacionit qe ben qeveria? na shpjego ketu se ku eshte “Krimi” i Shkelzenit. Lesh e pershesh laberie; Shqiperia ka ligje dhe jo Maliqe gazetarucesh

    1. Miri says:

      Ka pune se qeverine qe firmosi e drejtonte i jati. Ti do te thuash se po tia japesh parate gruas se gjykatesit qe vendos ne favorin tend gjykatesi nuk eshte i korruptuar? Mendohu pak!

  6. Koba says:

    Shume analize e drejte.Sali krimineli po tutet nga Exheli.Do zbrazet nga fiqiri .Nuk po e mendon dot FUNDIN ma te ndyre qe po i afrohet!!!.

  7. Rrufea says:

    Hahaaaaaaaaaaa….je i madh!
    “Eshte i dhjere,dhe kushdo qe e shikon ne kete gjendje,ashtu do e trajtoj”.
    Mos shkruaj me per kete vit…ke thene” thenjen e vitit”.

    Nejse Mero problemet nuk mbaroje.Ti shkruajte i pari per uren shekullore dhe monument i kadegorise se pate ne Oshteve,por puna eshte se kane rene dhe TRE ura te tjera ne jug….por ministria e kultures qendron ne vend…mediat 90% s’ po ndihen…si i behet? Ke ndermend ti kushtosh nje kryeartikull kesaj baterdije?

  8. Lumi A says:

    Hahaha e ke qare Mero. Ky monster se njeri nuk mund ti them Salih Hajdutit, vrasesit dhe arkitektit te qdo te keqje qe I ka ndodhe shqiprise prej 27 viteve.

  9. XheJ eN Bi says:

    Mero,shkrimi ishte shumë i mirë ,po vetëm gabon kur bën paralelizëm se dy ish Kryeministra në Greqi do shkojnë në burg ,gabohesh.Ose nuk je informuar mirë ,ose i ke mar shabllon lajmer e para.
    Kjo qe një lojë e Ciprës duke përfituar nga Ligji për përgjegjësinë e Ministrave dhe e bëri për të bër një zhurmë që mos të miret opozita dhe mileti me problemin e Maqedonisë dhe Reformat në Ekonomi.
    Të jesh i bindur se jo Kryeministër ,po asnjë nga të 30 të akuzuar nuk do pësojë asgjë përveç “baltës” që u hodh mbi ta.

  10. Nuku bëhet dot ajo ... eeeee jaaaa sssss ... 'mmmm says:

    I dhjerë

  11. Alban Dega says:

    Opinione me fakte

    SI ASNJE PUSHTUES DERI SOT !

    – 20 miliarde dollare te vjedhura shqiptareve
    e Shqiperise ne 25 vjet Salikraci !

    -Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pushtuesit e vetem te Shqiperise sot jane korrupsioni, kusaria, pandeshkueshmeria e Saliqit te 14 – te “Ligji jam une” Luli e Gita, Medihoxha e Xeni, Pollo e Likja, Sllobodanka e Kryemadhja… “ Banda e Gangstereve “ .
    Pushtuesi i sotem kryesor i Shqiperise eshte “ Kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “ e qe kontrollon cdo gje !
    Pushtuesit e vetem te Shqiperise jane Kucedrat qe i ka kapluar paniku i Shtetit Ligjor dhe Vetingut, Reforma ne Drejtesi e nuk po lene gje pa bere per te shpetuar koken dhe plackitjen e Shqiperise !
    Cili pushtues i Shqiperise e rrenoi, e shkretoi, e sakatoi… e zhberi te pakten shtate here ne me pak se 25 vjet Shqioerine si keto kucedra !?
    As Cezari, as Pompei, as Cincizkhani, as kryqtaret e as otomanet, as cetniket e Pashicit e as nazifashistet, as terroristet e Aleksander Rankovicit e as paramilitaret e Arkan Milloshevicit… askush si kjo Kuceder krimi e atdherrenimi, atdheshitjeje e atdhezhberjeje deri nen “ Kuoten Zero “ !
    20 Miliarde dollare te vjedhura e shkaperderdhura ketij populli e Shqiperise nga koha Bande e Kjo Mafia Gangsteresh me Sali Berishen ne krye ne keto 25 vjet jane nje kushtrim per ligj e drejtesi !
    Drejtesi! Ligj !
    E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Meqe pushtues banda juaj e gansgstereve quani pikerisht BE-ne dhe SHBA -ne… kjo eshte zgjedhja e sovranit !
    Vetem sovrani dhe jo ju Kucedrat e korrupsionit dhe Krimit percakton sovranitetin e shtetit shqiptar !
    Mbi vullnetin e sovranit nuk eshte askush !
    Ne populli, me Popullin e per Popullin eshte shtylla e demokracise dhe cdo shteti demokratik !
    Vox Populi Vox Deux !
    Zeri i Popullit…. Zeri i Zotit !

  12. alphade says:

    Shkurt ,pa retorike: Monstra e Vicidolit,me qe nuk ekziston , litari te monumenti i
    Skenderbeut ,burgim i perjetshem ne Rec dhe konfiskimi i gjithe pasurise se fami-
    ljes se tij qe ia ka grabitur shqiptareve pergjate 27 vjeteve !
    Mallkuar qofte brez pas brezi gjithe soj e sorollopi i kesaj MONSTRE …..!!!

  13. H says:

    Zeni dhe berisha sekuestrim dhe burg. Edhe tahiri mese provohen akuzat.

  14. Demi says:

    Shkrimi eshte shume i mire persa i perket denoncimit te berishajve, vjedhjet dhe pervetesimet e tyre jane te pa llogaritshme dhe i kane sjelle nje dem te jashtezakonshem popullit Shqipetar. Ata nuk jane vetem vjedhes por edhe vrases te konfirmuar qe te dy, ne shume raste por sidomos ne vrasjen flagrante te 29 njerezve ne Gerdec dhe 4+dhjetra te tjere ne 21 Janar. Kjo eshte e qarte, dhe Merua me knosegence eshte nga ata te rrallet qe e ka analizuar e detajuar duke i nxjerre bojen familjes mafioze Argita+Shkelzen+Liri+Baba Sali Berishaj.
    Por gabon kur ben nje paralelizem apo krahasim te detajeve, me rrethanat e akuzes qe eshte ngritur per Saimir Tahirin. Paralelizmi jo vetem qe nuk shkon ( jane pozicione krejt te ndryshme ai i Shkelzenit dhe ai i Saimirit ) por mbrojtja dhe relativizimi i te vertetes qe ka te bejne me Saimir Tahirin eshte nje kauze e humbur, sikurse eshte tashme i humbur imazhi i Saimir Tahirit. Nese Shkelzeni duhet te shkoje ne burg per vrasje, vjedhje, nderhyrje, shantazhe, biznese te pista e tjere se bashku me te jatin e tij, Saimir Tahiri duhet te shkoje ne burge jo vetem per aferat e tij me drogen por edhe per kriminalizimin e Organizates se Policise. Nese Shkelzeni nuk ka pergjegjesi shteterore, dhe ka luajtur me emrin e te jatit, Saimir Tahiri ishte Minister i Brendeshem, roli i dyte ne qeveri pas Rames, i gjithfuqishem e i gjithepushtetshem, emeronte tatimet doganat dhe ke i donte qefi ne institucionet me te rendesishme te administrates, ne Polici po e po. Saimir Tahiri e ka vendin ne burg dhe nuk eshte nje rast krahasimi. Rama nuk ka pergjegjesi per Saimirin si babai i tij sepse nuk ishte babai i Saimirit, Rama ka pergjegjesi shume te madhe qe emeroi nje adoleshent ne Ministrine me te rendesishme dhe nuk e kontrolloi me. Nese Rama i ka ditur veprimet dhe kanabizimin mbarkombetar atehere pergjegjesia e tij eshte akoma me e madhe.

  15. Lili says:

    tashpritni pazaret ndermjet aktoret e estrades politike:te fali tahirin, fale Xhenin!?
    Tash a do e pranojme ne eshte pyetja ? edhe ne qofte se e pranojme, nuk i behet vone amerikes per peske te medhenjt, nese nuk e pranojme, emailat do dalin…. si te gjithe i keni te registruar dikkund atje larg n’amerike…
    Mjafton te lekunden interesat e amerikes ne Shqiperi.. edhe kjo varet nga ne a do pranojme pazaret ne kurriz te shqiptareve e do jemi te duroshme edhe 100 vjete apo do réagojme deri sa te detyrojme ambasadorin me kap peshkin e madhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje