Një “betejë politike”, për një garë numerike

6 Shkurt 2018, 20:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nesër në një hotel bregdetar në Durrës, do të zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Futbollit. Është e para herë që ka një garë në gjithë historinë e zgjedhjeve në këtë Federatë. Përballë Armando Dukës, që ka katër mandate në krye të FSHF, ka dalë Bashkim Fino, një politikan i konsoliduar i këtyre 20 viteve në Shqipëri, dhe kjo ka mjaftuar që të ketë alarm rreth fatit të zgjedhjeve. Edhe pse shumica nuk është përzier emocionalisht me garën, pasi ka në krye të garës një prej politikanëve të saj, opozita është treguar më e “sinqertë”, dhe ka bërë deklarata zyrtare kundër rivalit të Dukës, duke u përfshirë jo vetëm politikisht, por dhe në detaje organizative në këtë garë. Klubet që menaxhohen nga njerëz të PD dhe LSI, janë në krye të fushatës së Dukës, ashtu sikundër klubet që drejtohen nga socialistët janë dukshëm me Finon.

Në debatin e drejtpërdrejtë mes tyre, tonet u ngritën dhe Fino e fitoi dukshëm betejën. Po t’i shtojmë kësaj situate dhe denoncimet në adresë të Dukës dhe faktet që flasin se si Federata është kthyer në një çerdhe korrupsioni, gara duhet të kishte përfunduar pa nisur.

Beteja publike ndaj Dukës e bërë thuajse shkëlqyer nga Fino, në fund të fundit, vlen për publikun, por jo për 66 votuesit që vendosin fatin e Federatës. Shumë prej tyre janë në të vërtetë përpjestime korruptive të Dukës, dhe të gjithë bashkë, pjesë e korrupsionit të Federatës së Futbollit Shqiptar.

Pikërisht kjo është kryeakuza për gjendjen e Federatës së Futbollit Shqiptar.

Nëse ajo do të ishte një institucion legjitim dhe demokratik, nëse zgjedhjet do të ishin transparente dhe 66 votuesit do përfaqësonin interesat e futbollit, ndoshta Duka duhet të tërhiqej qysh ditën e parë.

Kryeakuza është se sot, një ditë para zgjedhjeve, ai ka ende shpresë tek korrupsioni, dhe fuqia e tij reale është ilegjitimiteti, strukturat e emëruara dhe të parapaguara që do të votojnë për të, dhe banditë që kanë uzurpuar kartona votimesh të klubeve nga Përmeti, deri në Velipojë, dhe që janë pjesë e stafit të paguar të Dukës, apo rrethit të bizneseve të tij.

Shëmtia e kësaj gare nuk është se dikush do të votojë për idetë apo platformat, por se korrupsioni shpreson ende se mund të mbijetojë. Dhe ky mesazh është i kuruar deri në detaje, qysh tek përzgjedhja e Durrësit si vend ku votohet, tek shoqatat fantazëm që do të kenë punë doemos me drejtësinë për votimin e paligjshëm, dhe deri tek ata që janë angazhuar publikisht për t’i dhënë një shans të ri korrupsionit në futbollin shqiptar, i cili ka pushkatuar kampionatin shqiptar të futbollit.

Shqipëria ka sot vetëm lojtarë të një ekipi kombëtar importuar nga Kosova dhe Perëndimi, dhe një panoramë trishtuese të një kampionati që e ndjekin vetëm presidentët e klubeve dhe arbitrat që emëron Duka.

Pra, nëse ka një gjë të dukshme, të prekshme, të verifikueshme dhe të turpshme në historinë e Federatës Shqiptare të Futbollit, është fakti që korrupsioni vazhdon të jetë shpresë dhe mekanizëm për të mbijetuar dhe për të vazhuar më tej.

Unë nuk e di se si mund ta bëjë Federatën e Futbollit Bashkim Fino, nuk di nëse ai do t’ia dalë të jetë një president që do ta pastrojë historinë e futbollit nga korrupsioni dhe do rikthejë qytetarët në stadium, me shpresë se ata do shikojnë sport dhe jo ndeshje të trukuara, por di të them që kushdo që mbështet Armand Dukën në krye të futbollit shqiptar, qoftë politikisht, qoftë individualisht, identifikohet me korrupsionin, me shkatërrimin e kampionatit kombëtar, që është e vetmja arsye përse duhet të kemi një Federatë.

Aq më tepër kur këta që e bëjnë këtë janë politikanë. Ata janë duke u dhënë një shembull votuesve të tyre, se shpresa është ende tek korrupsioni dhe dështimi.

Beteja politike për ta mbajtur në lojë më tej këtë trend shkatërrrues, është një bumerang për ata që vënë emrin dhe fytyrën e tyre në anën e korrupsionit. Por për të kuptuar se sa pak fuqi ka opinioni publik dhe debati politik për të ndryshuar gjërat, hidhini një sy listës dhe kuptoni se si mafia e devijon opinionin publik dhe interesat e futbollit tek njerëz anonimë dhe batakçinj, që kanë objektiv mbijetesën e korrupsionit dhe jo mbijetesën e futbollit shqiptar.

Por kjo garë, në të vërtetë, edhe pse po bëhet si “betejë politike”, nuk është garë politike, por numerike. Është ashtu si mafia i bën llogaritë në finale, pa respektuar askënd, perveç shifrave.

30 komente në “Një “betejë politike”, për një garë numerike”

  1. Dibrani says:

    O Mero fuck Armand Duken dhe Bashkim Finon .
    Merru me situaten ne vend,…Shqiperia po vdes..nga politika 28 vjecare.
    Nuk i plas kujt per keto barkderrat .

    Ky eshte lajm per hajdut dhe oligar ,..ska lidhje me popullin.

  2. mandakalli says:

    Kryetari i federates spanjolle te futbollit u arrestua dhe do te denohet. Dje FIFA pranoi vendimin e qeverise spanjolle. Drejtesia nuk duhet te druhet para mefies se futbollit por me prova ta veje pas hekurave Duken dhe gjithe kriminelet qe e mbeshtesin ate.

  3. @autori says:

    Federata shqiptare e futbollit eshte vetem nje nga metastazat e kancerit te korrupsionit shqiptar. Po nuk u prene kokat e korrupsionit te politikes, kushdo qe te zgjidhet ne krye te federates nuk ka per te ndryshuar ndonje gje.

  4. Amy says:

    si nuk i vjen turp Dukes qe ka bere tere ate korrupsion, i dalin cdo dite fakte skandaloze, dhe ai vazhdon te kerkoj ate post, ? eshte e tmerreshme, ti japesh voten ketij dinosauri qe nuk ngopet me para, tani ka arritur kulmin, u shperndan te tjereve, qe ta mbeshtesin, Maskara dhe mafioz , Nuk pati nje rregull qe ky njeri te mos aplikonte perseri per FSHF ?

  5. Zemuni fitoi says:

    Si gjithmone ne shqipetaret votojm te korruptuarit .Citoi mafie Duka Zemuni

  6. Mafia Uefa says:

    Mafiozet e UEFA s ta gezojnemafiozin Duka Kri Zemuni

  7. Pkerat says:

    Bravo UEFA .Beni qejf me vende si ky i yni se ne Europe nuk i beni dot keto plera

  8. UEFA says:

    Fitoi mafia Duka Koka Luli Iliri Mona Tit Vasili e kompani.Cdo thote Uefa per politizimin e procesit.Kush e politizoi

  9. UEFA NA SOLLI KETU MAFIOZIN E UKRAINES.Erdhi dy here dhe mori 2 thaseplot

  10. Vlonjati says:

    Mafia me e fuqishme ne shqiperi edhe sot fitoi

  11. murat kepa says:

    Mero djali,mos u mërzite,se te dy i ke nga zona e pare operative,andej nga je zotrote.Nje mutë jane Mero,nje Gjirokastrite dhe nje Tepelenas.Më keq Meri nuk ka ku shkon.Mafia e gjallë Mero,100 për 100 ,janë nëntëdhjete e nënça.Bëj garjet Mero,futi ndonjp shkrim Dukës dhe e rregullin pjesën.Botoje Mero djali

  12. Ekuptoni besoj se kush e perdori politiken. Politika ja dhuroi fitoren Don Duk Mafie Zemuni

  13. Don Duka sot duhet te kete shum turp.Panvarsisht se nuk ekziston fjals turp ne fjalorin e mafies Duka.Ai duhet te.zhdukej me vullnet sepse e ka te qarte se e urrejn te gjithe

  14. Korcari says:

    A u bindet tani se per ke punoi politika shqipetare?? Si gjithmone per Klanin Duka mafiozi

  15. Kuq e zi says:

    Fitoi kanceri Duket e Krimit

  16. Skraparlli says:

    Fitoi maskarai i maskarenjve.Mafiozi i mafiozeve.

  17. I pafytyri says:

    Te urrejne te gjithe shqipetaret mormafioz Me c’fytyre del aty

  18. Arjan cani says:

    Ky Duka dhe shume i shemtuar mor plak

  19. Ky surrat Duka bashke me surrat Clirimtar Peka jane dy surreterit me te qelbur ne shqiperi

  20. Ukrainsi says:

    UEFA eshte me e lutmtur sot.Juduhen mafioze si Don Duka

  21. UKRAINSJA says:

    Cmund te na thote ai Ukrainsi per perfshirjen e politikes ne zgjedhje?????

  22. Dufi says:

    I njejti idiot paska shkruar 30 komente.

  23. besnik says:

    Si e lejoi UEFA kete lloj zgjedhje qe nji person kaq i lakuar ne Shqiperi si Duka te qendroje per 20 vjet president federates shqiptare.Nuk ka bere vaki kjo ne bote..Shikoni sa keq, kush e perfaqsoi Elbasanin nji nder qytetet me te medha te vendit e me tradita ne futboll.Eshte skandaloze qe emrohet[zhgjithet] po e njejta kryesi e klanit te vjeter..Shteti e drejtesia S`duhet te heshtin!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje