Mandati i deputetit, që po blihet në sytë e të gjithëve!

11 Shkurt 2018, 19:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas Eduard Halimit në listën e deputetëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, po japin dorëheqje dhe dy gra, të cilave u takon mandati i tij, duke zbardhur kështu qëllimin final të këtij orteku dorëheqjesh. Bëhet fjalë për t’u bërë deputet Astrit Veliaj, një biznesmen, pronari i ish Universitit UFO dhe një Tv lokal, i cili në fakt emrin më të madh në vend e ka bërë si ndërtues pa leje.

Lulzim Basha është angazhuar për ta rithkyer atë me dhunë në Parlament, duke shkaktuar një zinxhir të gjatë dorëheqjesh dhe duke nxjerrë nga lista dhe dy gra.

Është ekzaktësisht ajo për të cilën akuzoi Arben Ndokën katër vjet më parë në Lezhë, por dhe më keq.

Tashmë ai po bëhet garant i një procesi dorëheqjesh që duhet t’i hapin rrugën për në Kuvend, një pasaniku nga ata që i kujtojnë Bashës, hallet e veta.

Ky shembull flet sa një mijë akte të tjera, apo deklarata për shtyp të Lulzim Bashës, ndaj kundërshtarëve të tij apo kritikëve brenda partisë. Duke u angazhuar në një betejë të tillë që banalizon çdo parim dhe çdo përpjekje për t’u dukur parimor, Lulzim Basha bën të pabesueshme edhe çdo përpjekje të tij, për të bërë diferencën me pjesën më të kritikuar të kundërshtarëve të vet.

Dhe kjo është një taksë për betejën e tij politike.

Por përtej kësaj, ky ortek dorëheqjesh që po ndodh para syve të të gjithëve, pa folur askush, është i turpshëm dhe për demokracinë shqiptare. Ky proces është kompromentim i hapur i demokracisë dhe blerja në sytë e të gjithëve i një vendi në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo flet shumë dhe për arsyet e dorëheqjes së Eduard Halimit dhe nuk ngjan aq shumë me rastin e Arben Ndokës, përveç faktit që po japin dorëheqjen dy gra.

Por Arben Ndoka e bëri këtë proces sapo mbaruan zgjedhjet, ashtu si Mëhill Fufi, kurse ky duket qartë që ka detyruar të tërhiqet nga mandati i deputetit dhe një figurë politike e PD, Eduard Halimin, i cili duket se nuk ishte më pjesë e planeve të ardhme të Lulzim Bashës. Pra këtu kemi një akt të paprecedent të dhunimit të Parlamentit në emër të parave, duke kompromentuar rëndë si dorëheqjet për shkak të Astrit Veliajt, ashtu dhe futjen në Kuvend të vetë Astrit Veliajt.

Dhe kjo tregon se çfarë kredencialesh demokratike ka Lulzim Basha dhe sa vlerë ka për të, mandati i një deputeti.

Të gjithë ata që presin prej Lulzim Bashës standarde intelektuale për deputet, të gjithë ata që mendojnë se ai është i investuar në njerëz të pastër dhe larg kapjes nga bota e krimit, të gjithë ata që mendojnë se ai respekton barazinë gjinore dhe figurat e pastra, kanë rastin të shikojnë se si është gati të shkaktojë tre dorëheqje për të futur në Kuvend një biznesmen, që vlen sa shifrat që ka në bankë.

Ky turp nuk mund të kalojë kështu në heshtje dhe më keq akoma nuk mund të legjitimohet si një proces individual. Kandidatja Qosja që është e dyta në radhë pas kandidates tjetër që e paradeklaroi dorëheqjen sikur kishte marrë paradhënie, fillimisht tha që do ta pranonte mandatin, ndërsa tani dhe ajo do japë dorëheqje. Çfarë tjetër është kjo përveçse blerje mandatesh ose dhunë psikologjike nga lideri I opozitës mbi të, në sytë e gjithë opinionit publik?

Dhe të mendosh, se gjithë këtë sakrifice, Lulzim Basha e bën për të çuar në Kuvend, dikë që mendon se mandati e mbron nga hallet që ka me ndëtimet pa leje, tregon qartë se ai funksionon më shumë si pronar pallati nga ata që rrezikojnë të shemben, se sa si lider politik që duhet të ngrejë në këmbë opozitën.

 

17 komente në “Mandati i deputetit, që po blihet në sytë e të gjithëve!”

  1. mirel says:

    Ca thua o Mero? Aty po shitet Shqiperia ti e ke mendjen se iku nje hale apo erdhi nje hale tjeter ne Parlamentin e haleve.
    Shaje sa te duash Lulin nga bizneset, po eshte qeveria ajo qe i dha shperblim miliona.

    1. lirka says:

      edhe xhemal gjukshin ish ushtarakun e perjashtuar per korrupsion nga drejtimi i ushtrise per gjobevenie per ushtaret qe donin te shkonin jashte vendit me sherbim, fakt ky i deklaruar nga amabasada amerikane per ate vemie te paafte, thone qe edhe ketij xhemol katunarit qe e ka fut ne liste dhe qe sot eshte deputeti me i paafte ne parlament i ka kerku lulushi nje shume te mire per ta fut ne nje vend te sigurte ne liste duket se lulushja e paska pas shume qef lekun.

  2. elsa says:

    Nuk bëhesh deputet po nuk isha hajdut. Kët kontigjent kemi dhe për nja pesëdhjet vjet tjera. LSI i mer tetëmbëdhjetë vjeç për ti pregatitur për kamikazë partie, e çfar mund të presim prej tyre.

  3. sumqina says:

    E mso Grigja Suma kte dylberin e hollandes se ajo di me i ba mir ca gjana…

  4. Izeti says:

    Po kjo dihej z, Baze ,,,,qekur Iku nje Halim qe sdi kendim ,do te vinte nje Astrit qe.sdi as shkrim e as kendim,,,,,,,,,iku nje mut vjen kake,,,,,,,

  5. taraboshi says:

    Jo Z.Mero jo Luli e ben kete se eshte me te varfrit dhe ju “qane “shume hallin te varferve se i dhemb barku per to prandaj merr te pasur ne parlament si Astrit Veline per tju da ne menyre te barabarte pasurine te varferve se Luli eshte “shpirt ” njeriu .

  6. Landi says:

    PD-ja ,është llum.
    NË LLUM KA VETËM BALTË TË QELBUR!
    VRAFSHIN VETEN,SE EDHE NJA 8-vjet,POPULLI
    SI VOTON MË!!????

  7. Devolliu says:

    Ky qe i dha diplomen e masterit Lindita Nikolles?
    Po normal qe do behet.
    >bile te behen trio bashke me Farmir Gerdecin

  8. Universiteti "UFO" says:

    Per “universitetin” UFO te Veliajt, ne Berat u prish ndertesa e spitalit te lindjes (maternitetit), i cili u zhvendos ne te njejtin vend me sherbimet e tjera spitalore. Rast i vecante! Ne rast semundjesh ngjitese, te paret qe e pesojne jane te porsalindurit. Kete “fitore” Astrit Veliaj e arriti me ndihmen e partise se Mediut, ku bente pjese ne ate kohe.
    Veliaj do te mbahet mend edhe per bemat me cirkun e Tiranes.
    Me sa duket, kete pervoje do ta zhvendose edhe ne parlament.

  9. taraboshi says:

    A nuk keni qene ne pune mbaxdreke qe nuk e nxoret komentin apo pfitni Meron neser kur te vijne ne pune me i thane a e nxjerrim komentin e taraboshit se ka dy jave qe nuk ja nxjerfim pa asnje shkak vetem se ashgu jua mbush mendja gazetareve .

  10. sit back and relaks says:

    Ka halle me te medhaja vendi se astrit veliaj o Mero. Camet, varrezat greke, peshku, gazi dhe nafta e detit Jon, koncensionet, hidrocentralet ne kanione, riciklimi i plehrave, etj etj. Te akuzosh pse basha fut astrit veliaj deputet ska kuptim kur vete sistemi zgjedhor i ka dhene te drejten kryetareve te partive te kene te drejten e perpilimit te listave te mbyllura per kanditatet. Te njejten gje ka bere edhe Rama me listat e PS keshtu qe je lodh kot me kete artikull.

  11. sit back and relaks says:

    Ka halle me te medhaja vendi se astrit veliaj o Mero. Camet, varrezat greke, peshku, gazi dhe nafta e detit Jon, koncensionet, hidrocentralet ne kanione, riciklimi i plehrave, etj etj. Te akuzosh pse basha fut astrit veliaj deputet ska kuptim kur vete sistemi zgjedhor i ka dhene te drejten kryetareve te partive te kene te drejten e perpilimit te listave te mbyllura per kanditatet. Te njejten gje ka bere edhe Rama me listat e PS keshtu qe je lodh kot me kete artikull..

  12. Deputana says:

    Ky eshte kapitalizmi,o Mero as me pak e as me shume se cfare na ka thene dikur Enver Hoxha!
    Prandaj keta horra kane 27 vjet qe merren me Enverin,sepse nuk mbulojne dot krimet e tyre dhe shtetin fashist qe kane sajuar ne vend te socializmit njerezor!
    Mos e botoni ne se jeni edhe vete fashiste komentin tim!

  13. Rregullat e lojes says:

    Asgje e re.Keta vrane e prene o Mero…kjo e deputetit eshte normalitet i perditshem per ta.
    Ti e ke shkruar qe ta marrim vesh ne,lexusit e temes…e kuptoj,por llumi qe bluhet ne ato zyra eshte larg cdo lloj imagjinate.
    Asgje me pak se nje organizate kriminale eshte pd-ja.

  14. @ says:

    @ Mero
    Do perfundosh ne gjysmak, ne mos “cyryk” (1/4) duke na treguar vetem gjysme te verteta..
    Filloje me ligjin e zgjedhjeve, ku Berisha dhe Rama ujdisen per bukuri me njeri tjetrin.
    Prandaj u mbush parlamenti me horra, gangstera dhe kurva..
    PS
    Mos i censuro komentet, se behesh edhe ti pjese e “kazanit”..

  15. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne Berat ka dale Osumi,ne Parlament e solli llumin !
    Thoni se nuk ekzistojne “Ufot”,ata te detyrojne te nenshkruash deklaraten e shkruar ne zyren e PD,per “dorheqjen e parevokushme”!

  16. TOMORI SHBA says:

    Astrit Velia, duet te hetohet pse prishi matarnitein e Beratit qe ishte nje nder me te miret ne rajnin e SHqiperis te jugut dhe asaj te mesme, vetem e vetem se beri koorupsjon me drejtusit e PD, kur kishin pushtetin qendror dhe ate lokal.
    Per turpin e tyre dhe fatkeqesin e grave qe lindin e dote lindin ne te ashtuquajturin matarnitet, qe u cvendos ne ish repartin e infeksjonit ne spitalin rajonal te qytetit Berat.
    Ky do varur per gjuhe, jo ta besh deputet me kete krim qe ka ber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje