Nuk është mesazh vetëm për Adriatik Llallën!

15 Shkurt 2018, 20:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi publikisht në faqen zyrtare të sekretarit të Shtetit, se i ndalon hyrjen në SHBA, ish- prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij,  bazuar në informacionin se ish-zyrtari është përfshirë në korrupsion të përmasave domethënëse…

Kjo është hera e parë që një zyrtar i lartë shqiptar, ka vëmendjen individuale nga sekretari i Shtetit i SHBA, si një person i padëshirueshëm në SHBA, për shkak të rolit negativ që ka luajtur në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri dhe përfshirjen në korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Qëndrimi zyrtar i SHBA në fakt është paralajmëruar muaj më parë. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, e ka përmendur disa herë rolin minues të ish- prokurorit të Përgjithshëm në reformën në drejtësi, dhe ka theksuar se ai dhe zyrtarë si ai, kanë frikë nga vendosja e drejtësisë në Shqipëri.

Por beteja më e fundit ka qenë beteja për zëvendësimin e prokurorit të Përgjithshëm, pas mbarimit të mandatit të tij kushtetues në javën e parë të dhjetorit. SHBA dhe BE u angazhuan zyrtarisht në respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për zëvendësimin e kryeprokurorit, duke përdorur dispozitat kalimtare që ishin vendosur nga reforma në drejtësi, tek ligji për prokurorin e Përgjithshëm.

Por çfarë ka ndodhur?

Për shkak të qëndrimti konstant të SHBA dhe BE për zëvendësimin e Adriatik Llallës, opozita në Shqipëri tentoi të shkaktojë krizë politike dhe revolta të dhunshme në parlament, për të bllokuar zgjedhjen e tij. Parlamenti u zhyt në flakëhedhëse, nën breshërinë e çizmeve, rrëmbimin e kartave dhe përpjekjen për ta bllokuar fizikisht zëvendësimin e Adriatik Llallës. Kryeprokurorja e re, u ofendua publikisht ende pa e njohur dhe pa e ditur si do të punonte, edhe pse i përket një familje të djathtë historikisht dhe politikisht.

Pas dështimit në Kuvend, beteja u tentua të kalojë në rrugë, por dështoi nga braktisja e qytetarëve.

Ambasadori Donald Lu u shpall pothuajse “person non grata” nga opozita, duke u akuzuar së bashku me ambasadoren Vlahutin, se heqja e Adriatik Llallës ishte vepër personale e tyre dhe se nuk përfaqësonin SHBA dhe BE.

Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë publikuar një dokument zyrtar, që konfirmon githë qëndrimet e ambasadorit Donald Lu për reformën në drejtësi dhe zotin Llalla në veçanti.

I vetmi zë që ka folur në parlament për këtë çështje sot, është nje deputet i shumicës, Taulant Balla, por dhe deklarata e tij ka humbur mes humorit që shkakton përpjekja e opozitës për të mbuluar krizën “Salianji”.

Qëndrimi i SHBA është zyrtar, dhe është në faqen e sekretarit të Shtetit. Tani opozita ose duhet të tërheqë mbrapsht gjithë akuzat  që ka bërë për ambasadorin amerikan në Tiranë dhe atë të BE, ose duhet ta konfirmojë atë qëndrim, duke institucionalizuar anti-amerikanizmin e saj, si qëndrim zyrtar. Pasi me qëndrimin e saj, opozita më shumë se sa e ka mbrojtur, e ka përdorur rastin Llalla për të shpikur kauza kundër reformës në drejtësi.

Ndoshta Adriatik Llalla nuk do të ishte ndëshkuar deri këtu, sikur opozita ta linte atë të qetë e të ikte në hallin e vet, dhe të mos i vinte zjarrin Shqipërisë për ta mbajtur me dhunë në karrige si garant të “halleve” të saj. Ai u përdor si “kokë turku”, jo vetëm duke qëndruar në atë detyrë, por dhe kur ai në fakt nuk kishte më dëshirë të rrinte asnjë orë më aty.

Ishte pikërisht halli i opozitës dhe jo i Adriatik Llallës, beteja në parlament kundër ikjes së tij, fishekzjarret, çizmet dhe beteja e forcës para Kuvendit.

Duke folur në emër të Adriatik Lallës dhe duke injoruar qëndrimin e SHBA dhe BE në këtë pikë, puna arriti që SHBA të detyrohet për herë të pare në historinë e saj, të ndëshkojë publikisht dhe zyrtarisht, një zyrtar të lartë shqiptar. Adriatik Llalla po paguan tani haraçin e shërbëtorit dhe të njeriut që nuk i tha dot kurrë “stop” keqpërdorimit që i ka bërë Sali Berisha dhe pushteti i itj, si garant të krimeve të tyre.

Sot është dita që opozita ose të konfirmojë qëndrimin e saj kundër SHBA, ose qëndrimin e saj kundër Adriatik Llallës. Se ky nuk është mesazh vetëm kundër Adriatik Llallës, por mbi të gjitha kundër atyre që deshën t’i vënë zjarrin vendit për ta mbrojttur atë si garant të tyre. Është mesazh se SHBA e ka kuptuar ku qëndron problemi me betejën për të mbrojtur politikisht Adriatik Lallën. Dhe akoma më shumë, është një sinjal se nëse nuk do reflektohet, lista mund të vazhdojë!

35 komente në “Nuk është mesazh vetëm për Adriatik Llallën!”

  1. Ben says:

    Mero,Llalla nuk eshte koke turku.Eshte i pari po,si ky edhe shume te tjere e meritojne, jo ti ndalohet hyrja ne USA,eshte gjeja qe Llalla me shoke nuk po e rrujne fare,por te kalben neper burgje,me çfare i kane bere shqiptareve me vjedhjet dhe korrupsionin e tmerrshem.

    1. Bushi says:

      Te lumt Mero!Sakt.

    2. Kujtimi says:

      DUHET te bllokohet koplet FAMILJA BERISHA
      PSE JO DHE LULI

      1. Arben says:

        Mendoj se edhe ketij krimineli qe i ka shkaktuar jo vetem Shqiperise por gjithe kombit mjaft telashe do t’i vij radha patjeter.Aty e ka mandatën ,te varur ne dorezen e deres se dhtepise si tij.Amerika godet ne momentin e duhur.Tik gramshaleshi per mua eshte “little fish” ,sepse une nuk e fus tek big fishs.Do dreqi e heq kemben zvarre te marre me vete gjithe kasten e politikaneve te korruptuar me saliun ne krye e gjer tek deputeti me i thjesht.

  2. Sit back and relaks says:

    Me sa maj men nqs nuk jam gabim ata ishin kunder zgjedhjes antikushtetuese te prokurores se perkoheshme jo pro llalles specifikisht si emer. Mos bej debilin Mero.

    1. Lesh-e-li says:

      Po te besh naivin ashtu eshte. Fakti eshte qe sikur te kishte edhe mundesine me te vogel ligjore ushtaret e lulushes dhe kryelopes ne kushtetuese do ta kishin rrezuar pa asnje problem.
      Rrethi po i ngushtohet Sales. Lulushes.kryelopes dhe zagareve te tyre digital.

      1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

        Nuk luhen te gjitha kartat qe ne fillim, javash javash.

  3. Sit back and relaks says:

    Me sa maj men nqs nuk jam gabim ata ishin kunder zgjedhjes antikushtetuese te prokurores se perkoheshme jo pro llalles specifikisht si emer. Mos bej debilin Mero..

    1. prizem says:

      @Sit back and relaks….but don’t abuse with people’s intelligence with your ignorance.

    2. lavdosh says:

      ju fanatiket e PD-se dhe hajdutet e LSI-se beni si budallai: nje gje ishte e qarte PD/LSI donin te mbanin Llallen dhe ca kohe per te zhdukur sa me shume gjurmet e gjemave te tyre

      1. Sit back and relaks says:

        Ajo mund te jete e vertete por ceshtja eshte qe motivi i konfliktit nuk ishte llalla por zgjedhja pa veting e prokurores se perkoheshme jashte cdo rregulli. Qe llalla ishte per te ikur sdo as men as kalem por pozita shkeli ligjin per te hequr llallen. Nuk mund te besh drejtesi duke bere nje tjeter padrejtesi. Jo gjithmone qellimi justifikon mjetin se pastaj shkojme ne diktature. Mero e shtremeberon faktin sipas oreksit duke luajtur shejtan budallain. Dhe amerika me llallen ka kunjin qe llalla genjeu per arsyen e vizites kur shkoi per te lindur djalin ne amerike qe ti jepte djalit nenshtetesine amerikane.

      2. Sit back and relaks says:

        Ajo mund te jete e vertete por ceshtja eshte qe motivi i konfliktit nuk ishte llalla por zgjedhja pa veting e prokurores se perkoheshme jashte cdo rregulli. Qe llalla ishte per te ikur sdo as men as kalem por pozita shkeli ligjin per te hequr llallen. Nuk mund te besh drejtesi duke bere nje tjeter padrejtesi. Jo gjithmone qellimi justifikon mjetin se pastaj shkojme ne diktature. Mero e shtremeberon faktin sipas oreksit duke luajtur shejtan budallain. Dhe amerika me llallen ka kunjin qe llalla genjeu per arsyen e vizites kur shkoi per te lindur djalin ne amerike qe ti jepte djalit nenshtetesine amerikane..

    3. Cen durim modhi says:

      Problemi osht se prokuroren e doshin ata, qe kur thon do bohet kshu, eshte mire mos ta diskutosh. Ndryshe te gjen belaja. Pastaj na habiten me kte sensibilitetin ndaj shkeljeve te kushtetutes kta te pd, se per 8 vjet e perdoren si leter higjenike, tashi ulerasin me te madhe ,

  4. Petrit Vjosa says:

    Sent: Wednesday, May 04, 2016 at 11:34 PM

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London/UK

    1. Kosi says:

      Bravo Petrit Vjosa!!

  5. Ollga Toronto says:

    O Z. Mero,di gje ku eshte fshehur Monika me Nul Noken,se po na duket parlamenti boshe.

  6. shushica says:

    SHBA dhe BE ,ne se duan me te vertete stabilizimin perfundimtar te Shqiperise ,duhet te shpallin non grata Berishen dhe bashkepunetoret e tij .Vetem ne kete menyre do te mund te rikrijohet nje e djathte moderne europiane.Ashtu sikurse e majta europiane ndihmoi PS drejt modernizimit ,edhe e djathta europiane duhet te marre persioer rikrijimin e nje te djathte moderne .PD e drejtuar nga Berisha dhe Basha eshte vetem nje grumbullim anarkofashist anadollak dhe eshte absurde qe nje pjese e brezit te rinj te lindur pas 90 s te ndjekin pas Berishe dhe grupin e tij bandit .Edhe borgjezia e re prodhuese tashme duhet te kuptoje se me Berishen dhe berishizmin nuk mund te kete kurre nje te ardhme, zhvillim dhe modernizim te vendit .

  7. MIRELI says:

    OLLGA NGA TIRONTO. !!!
    MUNA-ÇIZMJA, KA SHKU PËR TË MATHME TË REJA.!??,( çiçi , nga frika).
    NUL MOKA , SI TRIM, PO SQARON NJË ÇËSHTJE ME RËNDËSI, ?, ( ço tu bo LULUSHJA, qi s’po nihet fare, për gjithë atë kasavet qi ka zun PD-në)?
    E KUPTON TI, ?❤️?❤️???(. ATO TË DYJA , gili-vili në parlament).Por ti , mos bzaj, sekret . )
    QYTETARI DIXHITAL , MIREL ?????

  8. NUK ESHTE PUNA TE LLALLA.
    KY ESHTE THJESHT NJE NENPRODUKT I BULMETIT TE STANIT OPOZITAR.
    SIKUR EDHE GJIZA , QUMESHTI I PRISHUR , KOSI I THARTUAR APO TARATORI TE ISHIN ATE FUND DO TE KISHIN.
    PUNA ESHTE SE KUR DO TE VIHET KEMBORA NE QAFEN E DASHIT QE I PRIN KOPESE SE STANIT OPOZITAR.
    SE NUK ESHTE VETEM NJE KEMBORE XHANEM.
    SE KA DISA TUFA NE ATE STAN E KESISOJ JANE DISA KEMBORE PER TU VARUR.

  9. NJË NJERI,QË TA DO TĒMIRËN says:

    . Hej !!! O Mirel !!
    Ku është ai Skypioni?
    Thirre mor burrë i dheut, se na morrën erëzin këta të kuqtë!
    Kur u bë dhe LUJA dhe TYERSON-AMERIKONI me këta, na mori lumi. Na iku dhe GD-ja me SALIANJIN!
    Mënxyrë e madhe .!Baca, po ka rrjedhur fare, LULUSHJA ,u zhduk, dhe ne si fakira!??
    POR EDHE AJO JOZEFINA, DHJAM PO VË! U KËNAQ !!?????????????????

  10. Mentari says:

    Adriatik Llalla I korruptuar.?????????????????????? Bjeri faktet dhe fute ne burg ose ndryshe futet ne burg ai qe e akuzon Adriatik Llallen,vetem keshtu behet drejtesia. te tjerat jane lloqe Laberie.

  11. Beni says:

    Deklarata e prokurorise shqiptare para nje viti ku Llalla nxori zedhenesen duke akuzuar ambasadorin LU si Sorosian apo se ky sorosian i paska kerkuar atij te mos hetonte nje kompani nafte amerikane tregoi qarte se Llalla nuk ishte i denjte per ate funksion qe i kishte ngarkuar shteti shqiptar. Eshte me interes te dihet kush ja pergatiti ate tekst te asaj deklarate Llalles dhe perse ai nxori nje person te pa pershtatshem ta lexoje publikisht, apo ishte per ti bere karshillek Shtetit Amerikan,sepse nuk ishte deklarate profesionale por deklarate politike e pa mbeshtetur ne asnje fakt se perndryshe faktet Llalla duhet t’I kishte bere publike per interesin e tij dhe te shqiptareve. Te themi se Llalla u genjye, nuk mund ta themi dot, se ai eshte krehur cdo dite ne pasqyre dhe e ka njohur shume mire veten e tij. Ai kishte harruar se te tjeret nuk te shohin ne pasqyre por drejtperdrejte.

  12. DETARI Atllantides? says:

    Jane te kapur qe te gjithe !
    Antishqiptaret nuk kane pare gje akoma,por kane kuptuar shume deri tani .

    Kurse per injorantet ; keqardhje !
    No comment !
    ????????????????????????????????????????????????????????????????

  13. Landi says:

    ADRIATIK LLALLA , NË BURG !!??

  14. Mirel says:

    LLALLA,u propozua dhe u emërua , si mburojë për krerët e politikës.Me fuqinë që kishin,politikanët hajdut dhe mafjoz,arritën qëllimin. POR,POR, Amerika,
    di një më shumë se ata. I zuri me presh në dorë,
    dhe po u a fut PRESHIN,në vend të ligë!?
    HAKË E KANË, SYTË JU DALÇIN!!??

  15. Llalles i themi ne nga Shqiperia emesme ju kruajt suma kur ju kundervu Ambasadorit American.

  16. Emigranti SHBA. says:

    Sali Berisha, qe emeronte e cemeronte prokuror, sa her qe i dilte nonje kunder. LLalla ndoqi nje taktik tjeter. SHpeblimi me i madh qe i beri Berishes, ishte moshapja e dosjeve per krimet e sali Berishes nga bekimi i piramidave, hapja e depove te ushtris, Gerdeci e deri tek 21 janari dhe thirjet fashiste per aramtosje te shqiptarev, per te rezuar me revolucjon e dhun qeverin Rama.
    Jo vetem Saliu te shpallet non grata , per te hur ne SHBA, por te ndiqet penalisht. Kete e kerkojn me qindra emijra shqiptar brenda e jasht vendit.
    Ekemi par ne komentet e shumta te qytetareve ne stypin perjodik, prej shum vitesh, kur ishte ne pushtet dhe tani ne opozit.

  17. Dragoti says:

    Tani po ecin mbar gjerat ..Rama tani eshte ne prove te vertet nuk besoje se do guxoje te sillet si ne rastin Tahiri.Do ti shkojne ne burg dy tre ish / ministra para se te arrestohen peshkaqenet e medhenje nga maji dhe mbase e shpeton veten disa vite .Amerika ka per ti bere te flasin me vete .

  18. Ajaxi says:

    Askush prej nesh nuk eshte ne gjendje te arsyetoje perse e Djathta Politike ne Shqiperi njihej sikur ishte Koka difektoze dhe e shitur e Berishes. Absurd, e Djathta prej kryeEnveristit te spitaleve.

  19. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Ndaj ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shpresedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

    POST SCRIPTUM:

    Edhe prokuroret e pranishem ne ate akt kriminal te Adriatik Palles jane bashkefajtore me te ne ate rast me misveorimin dhe mosarrestimin e tij ne flagrance .
    Kur nuk mbrojne kolegun e tyre dhe kryetarin e Shoqates se tyre te zgjedhur nga ata vete e jo nga Sali Berisha e Ilir Meta si mund ta zbatojne dhe mbrojne ligjin !
    Por te pakten tani e kane shansin ta jetoj e deri ne fund dhe ta ndeshkojne ligjerisht ne menyre shembullore per krimet, korrupsionin falsifkimin e diplomes e dhjetra akte
    kriminale ndaj atyre vete dhe se pari ndaj popullit dhe shtetit te vet .
    Sigurisht jo per hakmarrje por ne zbatimi te ligjit ndaj nje kryeprokurorin qe ishte kryeavokati i krimit dhe peshqve te medhenj te tij.

  20. Ilir Gramshi says:

    Ligj ! Drejtesi !

    Por te pakten tani e kane shansin ta hetojne deri ne fund dhe ta ndeshkojne ligjerisht ne menyre shembullore per krimet, korrupsionin, falsifkimin e diplomes e dhjetra akte kriminale ndaj atyre vete dhe se pari ndaj popullit dhe shtetit te vet .
    Sigurisht jo per hakmarrje por ne zbatim te ligjit ndaj nje kryeprokurorit qe ishte kryeavokati i krimit dhe peshqve te medhenj te tij.

    1. nje shqiptar i drejte says:

      Ne vend te “undefined” , shkruaj “injoranti” , sepse i tille je . Po ç’kuptim ka , more idiot , qe te perserisesh nick-un , ne vend te komentit ? Te kemi lexuar dhe ndonje koment prej analfabeti , prej dy rreshtash (se me teper nuk di te shkruash ti) dhe e kemi pare se sa fara ke ne koke . ZERO !

  21. Qytetari i thjeshte says:

    Me ne fund po shohim driten ne fund te tunelit te erret 100 vjecar!!!!
    Ora e Shqiperise Etnike po vjen, shqiptare mos rrini duarkryq dhe te prisni cdo gje nga aleatet tane Strategjik USA, por merrrini perpara keta hajdute ordiner qe kane 80 vjet qe po neperkembin Atdheun tone te Bekuar!!!!
    Rrofte Shqiperia e Rilindasve tane te medhenje ( JO e neobllokemeneve)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje