Bushati, një porosi për diplomatët e rinj e një 'thumb' për Metën: Të keni dashuri për atdheun e detyrën. Jetojmë në kohë të pasigurta, kur tundet flamuri i nacionalizmit

20 Shkurt 2018, 18:43Politika TEMA

U zhvillua sot pranë ambjenteve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ceremonia e Aktit të Betimit të gjeneratës së re të diplomatëve e quajtur gjenerata “Ismail Qemali”, ku mori pjesë edhe ministri Ditmir Bushati.

Në fjalën e tij përshëndetëse, duke iu uruar suksese në pikënisjen e tyre të punës në Shërbimin e Jashtëm, ministri këshilloi diplomatët e rinj të udhëhiqen nga dy parime gjatë aktivitetit të tyre të mëpasshëm: dashuria për atdheun dhe rritja profesionale.

“Është e rëndësishme që në thelb të punës suaj si diplomatë të keni dashurinë për atdheun.

Jetojmë në kohë të pasigurta, kur tundet flamuri i nacionalizmit, por dashuria për atdheun, duhet të ndërthuret me dashurinë për detyrën, shumëfishimin e dijeve tuaja në praktikë.

Kështu do të kemi një pozicionim më të mirë në Shërbimin tonë të Jashtëm”, u shpreh ministri.

Mentori i gjeneratës së vitit 2017 është prof.dr. Fatos Tarifa, ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili vlerësoi faktin që iu dha mundësia të drejtojë gjeneratën “Ismail Qemali”, nisjen e karrierës së diplomatëve të rinj në Shërbimin e Jashtëm, çka e konsideroi vokacionin e vërtetë të jetës së tyre profesionale.

Ceremonia e betimit të diplomatëve të rinj, tashmë po bëhet një traditë për diplomacinë shqiptare. Gjenerata e parë e diplomatëve të rinj, ishte ajo e vitit 2015 që u quajt gjenerata “Urdhëri i Skënderbeut”, më pas gjenerata e vitit 2016, e cila u quajt gjenerata “Rauf Fico”, për të vijuar me gjeneratën e vitit 2017 që mban emrin e Ismail Qemalit.

Diplomatët e rinj bënë betimin para Kushtetutës dhe flamurit, nën tingujt e himnit kombëtar. Në ceremoni morën pjesë punonjës të MEPJ-së, të ftuar dhe familjarë të të diplomatëve që kryen Aktin e Betimit.”

8 komente në “Bushati, një porosi për diplomatët e rinj e një ‘thumb’ për Metën: Të keni dashuri për atdheun e detyrën. Jetojmë në kohë të pasigurta, kur tundet flamuri i nacionalizmit”

  1. Lili says:

    Fatos Tarifa!
    Ma zi nuk keni per ngz korruptioni

  2. Lleshi says:

    Perkthejeni ne shqip fjalen “nacionalizem”.

    1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

      Sa nga keta jane tashme te rekrutuar nga sherbimet sekrete fqinje? Ka ndonje informacion sherbimi yne shume sekret?

  3. mirel says:

    Dashuri prr Atdheun nuk do te thote shitje e Atdheut.
    Teoria e kartes se nacionalizmit nuk do te thote shitje ne ankand.
    Dy gjera krejtesisht te kunderta. Dashuri per Atdheun dhe frika nga nacionalizmi.
    Po greket qe perfitojne varrezat, minoritet te zgjeruar, dhe det..ata nuk jane nacionaliste?. Apo pala greke eshte gjithmone e mira dhe liberalja. Ne qenkemi ata qe ia paskemi marre frymen Greqise.
    Ministri i jashtem flet dhe vepron hapur kunder Shqiperise.
    Asgje nga ato qe thote nuk rrezonon me dashurine per Atdheun Shqiptar. Por per atdheun grek.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Sa nga keta jane tashme te rekrutuar nga sherbimet sekrete fqinje? Ka ndonje informacion sherbimi yne shume sekret??

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Sa nga keta jane tashme te rekrutuar nga sherbimet sekrete fqinje? Ka ndonje informacion sherbimi yne shume sekret???

  6. Tirona says:

    Do me thote njeri se si u perzgjodhen keta diplomatet e rijn ??

  7. Alban Dega says:

    NACIONALIZMI EDHTE STREHA E FUNDIT E GJITHE
    MASKARENJEVE !

    Askush nuk ben perjashtim nga ky rregull.
    Aq ne pak ne shqiptaret qe jemi nacionaliste folklorike me curls e cifteli, me dy koburen e heroit Isa Boletni qe ato dy kobure ne vendin me te sigurte ne Bote nuk ia rriten por ai ulen jo vetem vlere madhore te heroizmit te padiskutueshem por edhe rezultatet e takimit cka e tregoj copetimi i metejshem i trojeve shqiptare.
    A nuk ishte socializmi kombetar i Josif Stalinit dhe Nacional-socializmi i Adolf Hitlerit qe sollen tragjedine me te madhe boterore deri sot me rreth 100 milione viktima !
    A nuk ishte nacional- socialismi I Sllobodan Milloshevicit qe rrenoi shtetin e arnuar keq te ish- Jugosllavis qe e shperberi dhe rrenoi krejtesisht !?
    Nga ky rregull nuk ben perjashtim asnje politikan apo diplomat i ri apo i vjeter shqiptar .
    Sot eshte dite e gezueshme per ju !
    Sot moret diplomat !
    Por mos harroni oer asnje cast qe nuk te ben diploma diplomat!
    Diplomacia nuk eshte nje qoshe e ngrohte aq me pak nje fabrike parash sic eshte kthyer edhe politika edhe Diplomacia shqiptare tash e 85 vjet sidomos keto 27 vjeteve fundit te Salikracise!
    Krejt e kunderta …. !
    Diplomacia eshte zanat teper i veshtire me sfida ne cdo hap e ne cdo kohe !
    Diplomacia eshte arti i se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur !
    Kam vetem dy keshilla prinderore per ju !
    E para kurre e askund mos harroni amanetin gjenial te Xhon Kenedit “ Mos prisni cfare do beje shteti, kombi oer ju por cfare do te beni ju per shtetin e kombin tuaj … “ !
    E dyta perdorni si manual te pagabueshem te punes suaj veprat e Henri Kisinger dhe Richard Holbrouke dhe Ten Hsiao Pinit duke ia pershtatur nevojave dhe interesave strategjike te shtetit e Kombit tuaj !
    Suksese ne punen e zanatin tuaj teper te veshtire !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje