Korrupsioni në rrugën Tiranë-Elbasan, ministri tjetër i LSI merret në pyetje tek Krimet e Rënda

20 Shkurt 2018, 15:13Kronika TEMA

Përveç ish ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasti një tjetër ish ministër i LSI është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet mbi abuzimet me ndërtimin e rrugës “Tiranë-Elbasan”.

Ish ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës nga rradhët e LSI, Sokol Dervishaj ka mbërritur në Prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për kontratat dhe procesin e hetimit.

Dervishaj do pyetet me detaje lidhur me kontratat e reja të lidhura për ndërtimin e rrugës Elbasan-Tiranë.

Ndërkohë një ditë më parë ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me aferën e rrugës Tiranë-Elbasan.

Për ketë dosje janë arrestuar 3 ish-zyrtarë, mes tyre ish kreu i ARRSH-së nga rradhët e LSI Dashamir Xhika si dhe paraardhësi i tij nga radhët e PD Andi Toma i cili drejtpi këtë institucion  nga 2008 deri më 2013. (TemA)

1 komente në “Korrupsioni në rrugën Tiranë-Elbasan, ministri tjetër i LSI merret në pyetje tek Krimet e Rënda”

  1. ?? says:

    LESHELI, MOJ LESHELI,
    KA FAJ POPULLI,
    S’KE FAJ TI !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje