Pas ndeshjes me Flamurtarin priteshin zhvillime konkrete te Lushnja në lidhje me trajnerin e ri, që do të pasonte shkodranin Hysen Dedja në stolin verdhejeshil.
Por duket se ka një ndryshim strategjie, të paktën për momentin.
Skuadrën do ta drejtojnë deri në fund të këtij sezoni ndihmëstrajneri Dritan Çuko dhe përgatitësi atletik, Llazar Gjika.
Ndoshta në vazhdim mund të ndryshojnë gjërat, por aktualisht ky është vendimi i drejtuesve të klubit, të cilët nuk kanë shumë dëshirë të sjellin në ekip një trajner të tretë për këtë sezon, pas Banos dhe Dedjes.
Lushnja mban vendin e fundit në tabelën e renditjes dhe që tani i duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, por duke qenë serioze në fushë në ndeshjet e mbetura.