Një përpjekje për të shpëtuar “nderin e humbur" të  Berishës

20 Shkurt 2018, 20:11Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Publikimi i një korrespondence teknike të zyrës së Presidentit me Qeverinë, është një gjë e pazakontë. Presidenti Ilir Meta kishte bërë të pamundurën që të kuptohej se ai e kishte bërë këtë nga një hall i madh. Në çdo rrethanë tjetër, një president nuk do ta vinte kurrë emrin poshtë asaj letre. Mund ta vinte shefi i protokollit apo ndonjë burokrat, por kurrë një president.

Një president, kur komunikon publikisht (dhe kjo është një nga të drejtat më të ligjëruara të tij në Kushtetutë), flet për popullin dhe shpjegon thjesht disa parime që e kanë shtyrë të bëjë një akt, dhe nuk tregon shkresa. Shkresa tregojnë gazetarët, ose burokratët.

Por megjithatë, më e vështirë është të kuptosh shkresën, se sa të kuptosh se çfarë do Ilir Meta.

Perceptimi i parë pasi përfundon leximin e letrës, është se Ilir Meta po përpiqet të bllokojë politikisht dhe jo teknikisht, siç pretendon, negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë për paktin detar. Është përpjekur të justifikohet për këtë me xhepa ligjorë dhe interpretime kushtetuese, por kjo ka pak rëndësi. I vetmi shpjegim bindës, i qartë dhe i lexueshëm, është ai politik.

Të gjithë ata që nxitojnë të thonë se Ilir Meta po bllokon negociatat për të rënduar pozitat e Edi Ramës, nxitohen, edhe pse Meta do të donte ta bënte këtë. Sfida e vërtetë e Edi Ramës, dhe pesha e kryqit mbi të, janë negociatat, dhe jo bllokimi i negociatave.

Por bllokimi i negociatave dhe mos arritja e një pakti të ri detar me Greqinë, është interes madhor i Sali Berishës. Tërbimi që ka kapur atë nga zhbllokimi i raporteve me Greqinë dhe tërheqja e grekëve nga marrëveshja me Berishën, dhe vullneti për të lidhur një marrëveshje të re, janë praktikisht ndëshkimi real historik i tij. Përtej “kasandrave” që përpiqen të helmojnë atmosferën, Berisha e ka llogarinë me historinë, dhe nëse një marrëveshje e re, i rikthen Shqipërisë qoftë dhe një metër katror më shumë se sa ajo që ka firmosur Berisha, është një mallkim për të dhe ata që e mbështetën atë marrëveshje.

Në fakt, kjo marrëveshje, sipas parimeve që po ndërtohet, do të kthejë shumë më tepër, por politikisht për Berishët, ka rëndësi dhe një metër katror më shumë.

Është kjo arsyeja që ka vënë në veprim presidentin Ilir Meta dhe është i vetmi shpjegim politik, se është një akt që synon të shpëtojë faqen e zezë të Sali Berishës.

Nuk është betejë kundër Edi Ramës, por përpjekje që Edi Rama të mos hyjë në këtë betejë. Edi Rama ende nuk ka hyrë në betejën finale për negociatat dhe nuk ka ende ndonjë ngarkesë për to. Për më tepër, ndërhyrja e Ilir Metës vetëm sa ja lehtëson punën, pasi ja vështirëson rrugën politikisht, një kundërshtar i besueshëm.

Problemi i parë është të mos ribëhen negociatat që të mos të bëhet ai krahasimi i tmerrshëm me marrëveshjen e Sali Berishës.

Por politikisht, ka dhe një arsye të dytë. Bllokimi i negociatave me Greqinë, ose së paku vonimi i tyre, duke dështuar vizitën e kryeministrit Cipras, dhe mos nënshkrimi i paktit para hapjes së negociatave me Brukselin, janë një shpresë që Greqia do të na bllokojë në Bruksel, dhe kështu presidenti duket dhe “patriot”, edhe kryetar opozite.

Por dhe kjo nuk është se dëmton Edi Ramën, por është një shërbim për opozitën.

I vetmi siklet në letrën e Ilir Metës, është se duke lehtësuar Edi Ramën nga beteja me Greqinë dhe duke i vënë gjoksin kësaj beteje, është në pozicion të vështirë me Greqinë, si politikani më i vlerësuar shqiptar në Athinë, dhe i vetmi politikan i lartë shqiptar, i dekoruar me “Kryqin e Artë” të Greqisë nga parlamenti grek. Gjithkush mund ta vëjë re përpjekjen e tij në fund të letrës, që Greqia të mos ja marrë për ters këtë që po bën, se “ashtu e ka një hall” këtu brenda. Është një qëndrim jopropocional, mes frikës që shfaq nga reaksioni i mundshëm i palës greke dhe arrogancës që shfaq ndaj qeverisë shqiptare.

Pra, e gjitha që po bën presidenti, është ajo që do bënte çdo opozitar që i dhimbset Sali Berisha nëse del keq nga kjo histori, dhe po ajo që do të bënte çdo opozitar po të kishte një gjë në dorë të bllokonte negociatat me Bashkimin Europian, duke tërbuar një vend anëtar të BE. Është thjesht qëndrim politik. Teknikisht i vetmi siklet real për Edi Ramën, do të ishte nëse i jepte plotfuqishmërinë për negociatat dhe t’i thoshte po humbe një pëllëmbë më tepër nga aq sa kemi pasur nga marrëveshja e Berishës, të shkarkoj, nëse na kthen një metër më shumë, të dekoroj. Kjo do ishte vërtet sfidë për Edi Ramën. Ai nuk po ja bën këtë. As ka ndërmend me sa duket, të vërë në pozitë të vështirë Edi Ramën në këtë histori. Përkundrazi, po ja lehtëson punët, pasi duket se ka një hall shumë më të madh. Të mbrojë “nderin e humbur” të Sali Berishës.

28 komente në “Një përpjekje për të shpëtuar “nderin e humbur” të  Berishës”

  1. Arrabaci ku says:

    Hahahahaaaa.
    Ilir Meta karagjoz deri ne fund.
    Mero je Njesh-i gazetarise

    1. mirel says:

      Mero eshte njeshi i bajgave te gazetarise.
      Per vete faktin si po behet tellalli i axhendes greke te Rames, Mero te le te dyshosh per paanesine e shkrimeve te tij.
      Nderkohe qe akuzon Meten per vendime politike, Meri duhet te rikujtohe pak ato tregimet me greke te vrare qe bien me shiun ne fshatin e tij ne Peshtan.
      Ne kete menyre do duket sa i paanshem eshte.
      Dhe Meri ben mire te mesoje dhe njehere, bashke me Ramen, qe Shqiperia nuk ka humbur as nje meter katror nga mareveshja e Berishes.
      Jo se Berisha ishte burre i mire, por se e ndali Kushtetuesja.
      Me kete teori te Rimarjes se detit Rilindja eshte vene ne aktivitet te plote te rishitjes se detit, por me nje koncept te ri.
      I cili eshte i njejti akt tradhetie si akti i Berishes.

      1. Pse keshtu says:

        Mbete plehre e pa riciklueshme. Me siguri ne kohen e xhaxhit do ishe sekretar partie.

  2. Izeti says:

    Z,Baze ,te lumte ,,,,,e ke tretur,,,,

    1. like says:

      ka tretur lesht e currit! presidenti ben mire te bllokoje odo lloj marveshje per kufijt shteterore. ata egzistojne dhe vetem duhen respektuar.

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Sa here duhen trembur delet Merua u nxjerr perpara gogolin Berisha. Nuk e di une se c’ke kuptuar ti Mero se ti cdo gje e lidh me Saliun por ajo qe u kuptua qarte ishte qe Institucioni i Presidences i kerkoi Qeverise te jete transparente me Presidentin pasi firma e tij ne kete rast e implikon edhe Presidentin ne kete ceshtje. Duket qarte qe Qeveria nuk ka deshire te informoje Presidentin per detajet e marreveshjes per arsye qe i di ajo. KJo tregon qe midis Qeverise dhe Presidences ka nje klime mosbesimi dhe ne kete klime mosbesimi reciprok Presidenti nuk mund te futet ne valle qorrazi prandaj dhe kerkon te gjitha detajet e marreveshjes qe neser ta kete bythen e mbuluar nqs do dalin probleme, dhe mire e ben. Qeveria deri me sot i ka mbajtur te fshehta detajet nga media dhe publiku, bile dhe ndonje media qe mund te kete pasur ndonje detaj ka marre sugjerime per te mos ta nxjerre. Me dashje apo pa dashje Rama e ka distancuar veten e tij nga publiku per kete ceshtje te rendesishme dhe kete vakum e mbushi Meta duke perfituar qe te behet zedhenes i publikut ne emer te transparences per nje marreveshje kaq delikate. A i dhemb apo a i djeg Saliut kjo une them qe Metes pak i intereson, Meta luan per vete dhe ne kete rast shume per vete pasi ka ne dore te ringreje prestigjin e tij personal, ate te partise se tij dhe gjithashtu te kondicionoje lojen politike duke marre maksimumin nga kjo ceshtje. Nqs e keni vene re nuk ka asnje deklarate as nga Saliu as nga Luli as nga PD-ja, qe do te thote se dhe ata jane ne erresire se kush jane levizjet e metejshme te Metes dhe se cfare realish synon ai. Fakti qe doli dhe e lexoi vete deklaraten tregon rendesine qe do ti japi kesaj ceshtje perpara publikut duke iu drejtuar direkt dhe jo nepermjet sekretarit, pasi ne thelb arsyeja e berjes publike te letres ishte ne fuknksion te transparences me publikun per nje ceshtje qe prek cdo Shqiptar, ishte nje mesazh per Qeverine qe terthorazi e akuzon per mostransparence me publikun, pra Meta sot vendosi nje raport direkt me popullin sikur te ishte zgjedhur nga populli e jo prej parlamentit. Them se i ka djegur shume veteve kjo levizje e Metes aq me teper pasi arsyet e mosdhenies se plotfuqishmerise u formuluan pas konsultave qe Meta beri edhe me presidentet paraardhes, formale apo jo ato konsulta kane peshen e tyre ne arsyetimin e lexuar ne publik. Prandaj tani ata qe e sulmone as e dine per cfare e sulmojne por thjesht nxjerrin Berishen si argument, pasi gjithmone kur ska argument tjeter kemi Berishen si gogol. Meta mund te jete kokrra e legenit, por ne kete rast me dashje apo pa dashje beri gjene e duhur.

    1. Arberor says:

      Presidenti eshte i njejti qe u ul ne prehrin e Saliut dhe nuk shkoi ta mbronte ne Kushtetute ne 2009. Ndaj, pervec se te marrin autorizimin, Meta nuk eshte ai patrioti se mos i iken ndonje meter kub uje, por e ben per imazh politik.

      1. mirel says:

        Vertet Meta u ul ne preherin e Berishes, por Rama e pruri aty ku eshte.
        Tani dashka Rama te ulet te preheri grek i Berishes, por Berisha duhet varur, dhe Rama duhet nderuar

  4. Shoshori says:

    MIRË META, SE DIHET SE ÇFARË HALEJE ËSHTË, PO GJITHË TË TJERËT ÇFARË PRESIN?!
    TI RRËZOJNË BUSTIN SALI KËRMËS PAS 20 VJETËSH?!
    SALI KËRMA DUHET ARRESTUAR DHE DUHET TI DALË SHPIRTI NË DYSHEKUN E BURGUT. NUK DUHET TË PRESIM ME NGE, QË TË NGORDHI, PËR TI RRËZUAR BUSTIN, ME METËN NDOFTA NË KRYE!
    RRACA E POSHTËR E SATRAPËVE TË KORRUPTUAR DHE TË KRIMINALIZUAR DERI NË PALCË, SI SALI BERISHA, DUHET TË PAGUAJË PARA DREJTËSISË , QË KY FENOMEN KËRMASH, TRADHËTARËSH, VRASËSISH DHE HAJDUTËSH ORDINERË, TË MOS NA PËRSËRITET PAFUNDËSISHT.

    1. mirel says:

      Mire e je vella. Cohu o popull dhe nxitoni tja jepni Detin Greqise
      Nuk dashka Saliu te jepet deti.
      Po ne do ta japim ore. Me force do ta japim qe ta marri vesh Saliu kuah jemi.

  5. be-x says:

    Te humbe nderin e Mones dhe jo ate te Berishes! Berisha eshte i vetmi ne Shqiperi qe nuk ka me nder!

  6. SHQIPETARI-ATHINE says:

    Ilir Meta eshte i Lidhur Forte pas Binomit:UDB-ASFALIA Greke…ja keto jane ato qe e bejne te Na dale me “Deklarata” dhe te na Tregoj “Prova”..se si Ministria e Jashteme nuk i ka Deklaruar negocjatoret ect…
    Shkurt:ILIR META-SALI BERISHA jane KLANI I UDB-se dhe Asfalise Greke..te cilat kane “INVESTUAR” NE KARRJEREN E ILIR METES…Prova ka sa te Duash..
    EDHE NJE BLLOKIM NEGOCJATASH NGA ILIR META QUHET TRADHETI KOMBETARE NGA NE MILETI ;QE DEGJOJME POR NUK HARROJME..
    AKOMA EDHE FORMULA:HESHTJA ESHTE E BARABARTE ME POHIMIN EKZISTON..keshtu qe Ilir Meta po e KRUAN BYTHZEN E DHJAMUR SI SHUME…KA SHQIPERIA BURRA DHE DJEME..QE NUK I MBAJNE XHEPAT E LIS-it apo Rrapit…apo PD-se..NJE PLUMBE KOKES ILIR METES DHE BERISHOVICIT ESHTE PAKE..lol

  7. Albi_I says:

    O Mero, o qyqar, vendimi i Gjykates Kushtetetuese te 2010-es i jep te drejte te plote Presidentit informohet per ceshtjet teknike te marreveshjes detare dhe plotefuqi ne kete proces. Ishte fitore e PS-se kjo ne ate vit. Ik kris bythen e lexo ndonje dokument o analfabet.

  8. poshte tradhetaret says:

    Analize e sakte. Qytetaret i jane mirenjohes Meros per menyren e qarte, te thjeshte po te thelle te shpjegimit te gjerave ne tere kete kakofoni lajmesh me “argumenta” te stisur, per shkak te sherbimeve qe disa pehlivane mediatik u bejne paleve ne konflikt me interesat e Shqiperise e te shqiptareve.
    Jane keto analiza te Meros dhe te disa analisteve te nderuar (fatkeqesisht numuri i tyre eshte i paket por jane te sakte) qe i japin mundesine te shohin edhe qorrat se si luhet pokeri politik ne sherbim te nje klani te inkriminuar dhe te zhytur thelle ne krime deri edhe ne tjetersimin e territorit te Shtetit Shqiptar, me synim perfitimin marramendes te milionave e miliardave ( Euro), shkaktare te kesaj tragjedie te pashembullt qe i eshte shkaktuar Shqiperise dhe qytetareve te saj, ne varferimin e tyre dhe ajo me kriminalja ne humbjen e shpreses se nje dite ky vend edhe mund te behet.
    Ja cfar ndodh:
    – ne sy te te gjith publikut shqiptar, nenshkruhet nje akt tradhetie, i perpiluar ne nje fshehtesi te plote, , mes qeverise shqiptare dhe asaj greke.
    – Edi Rama ne opozite, e denoncon si shkelje te rende te Kushtetutes, me argumenta shkencore.
    – Gjykata Kushtetuese e rrezon kete mareveshje, i jep te drejte Edi Rames duke e konsideruar kete si nje tjetersim (shitje apo falje) te teritorit te Shqiperise, cka perben nje tradheti te paster kombetare.
    – Pala greke deri vone ka kerkuar qe ti qendrohet asaj mareveshje (te 2009-tes), por Qeveria Rama ka punuar me kujdes dhe pas shume perpjekjeve, pala greke arriti te bindej (ne fakt ata e dinin mire kete pazar) qe te hiqej dore nga mareveshja e 2009=tes dhe te ulen dy palet me ekspertet perkates qe te saktesoje qarte mbi bazen e ligjeve e Konventave Nderkombetare ate qe ne fakt i perket sa Shqiperise dhe sa Greqise.
    – Tani qe kjo ceshtje ka marre udhe te mbare, ngrihen pikerisht ata qe bene tradhetine e 2009-tes dhe perpiqen te sabotojne kete qe po arrihet mes dy vendeve. Ne krye te kesqaj gjeme tani eshte vene Ilir Meta qe padrejtesisht dhe fatkeqesisht ndodhet sot ne karriken e Presidences, i cili ne menyre me te turpshme kerkon te vere Shqiperine ne pozita inferioriteti ndaj nje vendi me te cilin Edi Rama deri me tani po bisedon ne pozita dinjitoze, te barabarta.

    Ilir Meta i dergon nje carcaf me kerkesa Edi Rames, me te vetmin synim qe atij t ja beje te pamundur realizimin e nje mareveshtje ne favor te Shqiperise. Ky eshte kulmi i nje tradhetie ndaj Kombit qe behet diten per diell, pa i ardhur aspak turp, duke i a shtuar edhe me tej hallet ketij populli. i cili i shporri keta horra, u a hoqi nga duart qeverisjen dhe i la ne opozite.
    Prandaj Edi Rama, te shtergohet mire dhe te degjoje vullnetin e shqiptareve, te zbatoje Kushtetuten dhe Konventat Nderkombetare dhe te realizoje Paktin e Detit, duke u konsultuar dhe me nje eksperize te kualifikuar nderkombetare, te firmose Paktin dhe djajte te hidhen perpjete sa te duan.
    Populli shqiptar do u a ktheje borxhin ketyre qelbesirave.

  9. Vjola says:

    Konkluzionet e Z. Baze u duken qarte gjate koferences per shtyp nga menyra si komunikoi Presidenti, edhe zerin nuk e nxirrte tamam ,i gjithe komunikimi tregoi mungese sinqeriteti.Sot Ai humbi shume pike si ne opinionin vendas dhe ate Grek.

  10. FIX316 says:

    Eeeeejjj!…Ilir(me te)Meta…..,ai eshte Presidenti yne!!..

  11. Engjelli says:

    Te dashur vellezer shqiptar.
    Mos harroni se perkunder bandave kriminale, sot Shqiperise dhe popullit shqiptar i ndodhet perkrah nje mik i madh, jane ShBA qe i kan dale zot ketij vendi.
    Ata dijne cdo maskarallek te bere nga nje grup banditesh shqiptar.
    Ambasada e ShBA me date 9 tetor 2009 informonte Departamentin e Shtetit Amerikan se:
    “Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha”.
    A e kuptoni se ato qe ben Meta ne keto momente jane grahmat e fundit ne sulmin qe ai bashke me opoziten kane nisur ndaj ShBA, perpjekje qe do te deshtoje me turp.
    Tere meraku i Metes, i cili do te dije me hollesi edhe perberjen e grupit negociator, eshte se mos ne bisedime do jene te pranishem dhe ekspertet amerikan,
    sic u shpreh Rama ne nje interviste.
    Vetingu shoke Vetingu………..

  12. Koba says:

    Shume bukur e keni qendisur Z.Mero.Nje analize qe nxjerr zbuluar dy Pacavuret ma te ndyra te Politikes shqiptare.LikeBajge-i Floririt dhe Sali Gerdecin.Me kete levizje Like i floririt po ben perpjekjen e fundit per te demtuar Ramen ne ecurine e Hapjes se Negociatave.Gje qe do te sjelle dhe venien prapa hekurave te gjithe sojsezve Hajdute te LSI ,PD dhe pse Jo dhe te PS (Ata qe kane abuzuar me fondet publike).Kete po e pret me padurim i madh dhe i vogel ne Shqiperi.Z.Mero to befte Pena TOP

  13. Maliqi says:

    . Do ta neutrlizojë Amerika , presidentin e dashurisë.
    Meta,do tërhiqet, dhe faqja zezê e tê dy mëkatarëve më të mëdhenj të politikës( BERISHA-META),
    do të sterrojë dhe më shumë!
    S’ka budallenj qê e hanë këtë “qendrim ligjor “të presidentit.!
    DRIDHET E PËRDRIDHET??,në vrimë të miut
    do të futet !?

  14. hape rrugen o i pari says:

    Grupi LEMERIA (LSI-A)

    ILIR META
    SPARTAK BRAHO
    LUAN RAMA
    TIT VASILIS
    MUNIKA KOKEMADHJA
    ne 7 korrik 2008
    DEKLAROJNE ME ULURIMA NE PARLAMENT
    SE SALI PORDHA ISHTE AGENT I SIGURIMIT DHE UDB
    ..
    mirpo pa u mbushur nje vit ne qershor 2009 MONSTRA META & DEVILJA MUNIKA
    BENE KOALICJON ME SPIUNIN E UDB

    dhe pyesin njerzit PSE SOT MBI 60% E SHQIPTAREVE JANE ME ENVER HOXHEN

    nuk e besoni
    ja ku eshte e ZEZA MBI TE BARDHE

    %%%%%%%%%%%%%
    Gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.
    Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:
    Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”
    “Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

    %%%%%%%%%%%%%%%%%

    Njoftim;
    Ne daten 8 korrik 2018 ne Preshidencen shqiptare do Festohet me madheshti
    10 vjetori I thenies se Metes & Takut dhe Munikes me cizme se Salef PORDHA ka qene spiun I UDB.

    Vetem me kete fakt a duhet te shahet akoma Enver Hoxha ??
    kur Lili Luli Sali jane kthyer ne Djaj
    dhe me keq akoma kalorsi dekriminalizimit Donald Lu
    me shume kenaqet kur zene ndonje Shukri me breke te grisura
    se sa te merakoset per keto miqte e tij qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi

    HAPE RRUGEN O I PARI
    SE NE JEMI NGA CKRAPARI..

  15. alphade says:

    Nga burgu do i japer Edi Rames ” plotfuqishmerine ” ! Ky horr, hajn,kriminel e mafioz
    quhet Ilir Meta Floriri ! Reci e pret krahehapur , sebashku me surratbreshken bashke-
    shorte. Ptfuuuuuuu race e ndyre.!!!!

  16. @autori says:

    Sado te lodhet Mero me sofizma, fakti eshte qe klasa politike ne Shqiperi eshte e degjeneruar. Loja qe ben sot Meta eshte rrjedhoje e aleancave dhe ortakerive te meparshme qe ai ka patur, ne fillim me Berishen e me pas me Ramen. Ndryshe nuk ka si shpjegohet zgjedhja e tij ne krye te shtetit. Cfare do mbjellesh edhe do te korresh. Mos pandehni se Rama eshte i paster nga pazaret e ndyra qe kane bere dhe po vazhdojne me njeri tjetrin. E keqja eshte se interesat tona, nuk perfshihen ne interesat e tyre. Ata e konsiderojne veten pronare te Shqiperise dhe te popullit shqiptar, me te cilet mund te bejne cdo gje qe i pelqen atyre dhe qe ujdiset ne pazare te fshehta dhe te pista.

  17. Qytetari i thjeshte says:

    Keta buraaaa shteti liliput kane vetem hallin e tyre. Por koha po vjen qe te marrin cka u takon, se prej 80 vitesh po e mbajne peng kete vend te bekuar nga Zoti!!!!
    I pate si parakaluan ne prokurori ish ministrat e mega vjedhjeve, po pregatisin rrugen e Berishes, Lulushit, Metes e te gjitheve me radhe. Aleati yne i vetem USA po u pret biletat vetme vajtje per tek 313!!!!!
    Koha po mbaron… Tik-Tak….Tik-Tak….

  18. Musa says:

    Kur Myslim Pasha denoncoi marreveshjen zoti Ilir Meta tha nuk merrej me disa dava pensionistesh.

  19. alphade says:

    Z. “autor” ! Politika eshte “pazare” ,por politikanet tane nuk e kane perkthyer
    ne shqip fjalen”negociata” ,qe do te thote “pazare” sepse ne syte e vulgut kjo
    fjale ” negociate” duket me e “embel e gelltitese” se sa fjala “pazare” qe ka
    kuptimin fund e krye pezhiorativ. Prandaj mos u lodh kot te besh dallimet ne
    politike sepse ne tere boten si dje dhe sot : te besh politike eshte t’ja “hedhesh”
    kundershtarit ,dmth Ai qe ka pushtetin ben si te doje me fatet e nje kombi apo
    shteti deri edhe shitjen e tij per interesat e veta personale. Pergjithesisht politika
    nuk permban moral ose permban aq pak sa “bozonet Higgs” !!! Ne politike gjithe-
    mone vendet e medha kane te “drejte” ,ndersa vendet e vogla jane te denuara
    perjetesisht te jene vasale te vendeve te medha. Fjalet “pavaresi – sovranitet” per
    te cilat flasin e shkruajne lumej fjalesh s’jane gje tjeter vecse iluzione te nje ” nate
    vere”. Bota per ne sic ka qene do te jete ,nga Selaniku tatepjete: Per te varferit
    kjo bote nuk ka per te ndryshuar asnjehere, ndersa per te pasurit kjo “jallane”
    ndryshon cdo dite ne favor gjithemone te tyre……….!!!!!

  20. fati says:

    T’i thuash Metes “je karagjoz” eshte si me e perkedhel. Ai eshte KANCERI i Shqiperise, i cili bashke me TUMORIN kriminel Berisha kerkon t’i jape shkelmin Shqioerise dhe fateve tona. Mos ardhte kurre ajo dite!

  21. @autori says:

    @alphade
    Flm. Perkthimi per “pazare” me “negociata” eshte i sakte, por ka pazare “te pastra” sikurse dhe pazare “te pista”.
    Ka qeveri qe punojne per popullin, jo se atje ka specie te ndryshme nga shqiptaret, por sepse sistemi qe kane vendosur njerezit atje, i kontrollon dhe i nderron pushtetaret. Sikurse ka dhe qeveri qe kontrollojne dhe manipulojne sistemin, gjoja te pranuar nga shumica e popullit, per interesat e tyre dhe ne dem te popullit te vet. Ne keto vende pushteti uzurpohet dhe pushtetaret nuk nderrohen, sikurse ndodh ne vendet e Afrikes dhe ne Shqiperi. Por ne, i dashur alphade, jemi ne Europe. As Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia e Slovenia nuk jane si ne. Imagjino sikur qeveritaret tane te ishin per nje moment ne France, Angli, Danimarke, Suedi, Islande, qofte edhe ne Greqi, etj. Mund te me thuash se sa ore do te rezistonin? Sa per te varferit qe thua ti, ato do behen me te varfer ne Shqiperi sa kohe qe do vazhdojme te zgjedhim akoma te njejtet hajdute qe na qeverisin prej shume dekadash. Shume te varfer qe kane ikur nga Shqiperia, ne ato vende qe ti i barazon me Shqiperine, sot jane bere te pasur dhe jo vetem materialisht. Ndersa une do doja qe Ermal Metat te shkelqenin ne token e tyre dhe jo ne dhe te huaj.

  22. devolliu says:

    Like FLORIRI, KRYEHAJDUTI i Shqiperise, njeriu me i poshter dhe intrigant, armik i Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje