Digjet gjatë natës makina e avokatit, ish-kryetarit të PD në Tepelenë

21 Shkurt 2018, 10:23Kronika TEMA

Digjet gjatë natës makina e avokatit Xhaferr Meçe në Tepelenë.

Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, pasi makinës i është thyer xhami.

Avokati Meçe teksa ka folur për Report TV, ka thënë:

“Zjarrëvënie ishte e qëllimshme, zjarri nuk ka ardhur nga defekt teknik”.

Meçe ka qenë kryetar i PD në Tepelenë, aktualisht pjesë e Kryesisë së PD.

Gjithashtu është edhe anëtar i PD-së në Këshillin Bashkiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje