Kryebashkiaku i Korçës letër të hapur presidentit të UEFA-s: Ju lutem mos na e mbyllni dhe vrisni shpresën

21 Shkurt 2018, 16:46Sport TEMA

Pas protestës që tifozët dhe qyetatarët korçarë bën ditën e sotme kundër dënimit të Skënderbeut nga UEFA, ka ardhur dhe një reagim nga kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo.

Përmes një letre drejtuar presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, Filo i kërkon atij që të mos e vrasin shpresën dhe besimin e ringjallur të një kombi të tërë për futbollin.

Filo në letër tregon dhe investimet për një program të tërë zhvillimi me sportin në qendër, veçanërisht futbollin.

Letra e plotë e Sotiraq Filos drejtuar presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Qyteti i Korçës jeton me futbollin. Jemi Skënderbeu dhe kjo skuadër nuk është thjesht një emblemë, është një histori e tërë lavdie dhe krenarie. Duke marë shkas nga situata e fundit e krijuar për Skënderbeun, i jam drejtuar me një letër presidentit të UEFA-s, Aleksandër Čeferin.

I nderuar president i UEFA, Mr. Čeferin, 
Duke marë shkas nga situata e fundit e krijuar për Skënderbeun, ekipin e qytetit që kam fatin të jem kryebashkiak, po ju drejtohem me këtë letër. 

Në respekt të punës suaj dhe parimeve për sport të pastër dhe cilësor, por dhe në vlerësim të fakteve dhe historisë të një qyteti si Korça dhe të një ekipi si Skënderbeu, do të ndihesha i respektuar nëse do të konsideronit atë çfarë parashtroj në këtë letër, në mbështetje të ekipit të qytetit tim të dashur.
Korça, nuk është vetëm lokaliteti që kam fatin të drejtoj, por një vlerë e çmuar për Shqipërinë. 
Një qytet i bukur dhe plot jetë, në juglindje të vendit tim, me vlera të spikatura në kulturë dhe histori.

Korça, qyteti universitar dhe i së parës shkollë shqipe, ndër vite ka nxjerrë shumë njerëz të ditur, të edukuar, të shquar dhe atdhetarë, që sot janë pjesë e historisë së kombit shqiptar.
Shumë korçarë, emigruan herët në Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Ballkan dhe perëndim, duke e bërë Korçën, dritaren e parë të hapjes së Shqipërisë drejt qytetërimit dhe modelin e parë të zhvillimit europian të Shqipërisë..

Skenderbeu i Korçës, është gjithashtu ekipi që i hapi rrugën europiane futbollit shqiptar. 
Ekipi, gjashtë herë kampion i Shqipërisë, vendit me histori të re futbolli, nuk është thjesht një vlerë lokale e Korçës, por emblemë kombëtare e ringjalljes së shpresës dhe besimit të njerëve të një vendi të vogël, në një rrugë të re zhvillimi. 

Edhe prej ekipit të Skënderbeut, sot shqiptarët besojnë më shumë, se mund t’ia dalin për tu bërë pjesë e Europës dhe vlerave të saj.
Duke marë shkas nga sukseset e skuadrës sonë, si edhe nga mbështetja masive që ekipi ka patur nga çdo banor i qytetit, bashkia që unë drejtoj, ka orjentuar një program të tërë zhvillimi me sportin në qendër, veçanërisht futbollin. 
Futbolli për Korçën tashmë nuk është vetëm Skënderbeu, por një strategji e plotë zhvillimi frymëzuar nga Skënderbeu dhe arritjet e tij. 

Investimi për Zonën Sportive pranë stadiumit Skenderbeu, një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Ballkan, terrene e fusha sportive pranë çdo shkolle e njësie banimi, po e transformojnë Korçën në një qytet sportiv. 
Ka çdo ditë e më shumë, një interes të madh, nga të rritur e fëmijë, për tu marë me sport dhe për të qënë pjesë e ekipeve dhe organizimeve të tjera tashmë të konsoliduara në Korçë. 
Dhe merita për këtë frymë të ringjallur, të dashurisë për sportin dhe të jetuarin shëndetshëm nëpërmjët sportit, i takon padyshim sukseseve dhe krenarisë që na zgjoi të gjithëve ekipi i Skënderbeut me arritjet e tij.
Sporti duhet të jetë i pastër dhe unë besoj fort tek vlerat dhe drejtësia e UEFA.

Besoj gjithashtu, se në procesin e vlerësimit të drejtë dhe frymës mbështetëse për sportin dhe modelet frymëzuese, do të vlejë dhe ajo çka Skënderbeu përfaqëson për Korçën dhe Shqipërinë: një dritare të sapoçelur!
Lutem mos e mbyllni dhe mos vrisni shpresën dhe besimin e ringjallur të një kombi të tërë për futbollin!

Me respekt
Kryetar i Bashkisë Korçë
Sotiraq Filo

(TemA)

5 komente në “Kryebashkiaku i Korçës letër të hapur presidentit të UEFA-s: Ju lutem mos na e mbyllni dhe vrisni shpresën”

  1. qqqqq says:

    Te japim llogari deri ne qindarken e fundit SUPERHAJDUTET E e klubit futbollit me emrin DU-TA-BO
    (Duka-Take-Bode e company), Te shkojne vete ne dyert e burgut, Te nderroni emrin e KRYEHEROIT qe e ndyen halete e KORCES
    Dhe pastaj, ndoshta e vene doren ne zjarr, per hater te UJQERVE TE DEBORES!

  2. Kellira says:

    Skenderbeu pa diskutim do te denohet por Korça ka vetem nje shprese.
    Ekipi te shpalle falimentimit. te krijohet nje ekip i ri qe do ta nise nga kategorite inferiore dhe pas 4-5 vjetesh te kete shans te jete konkurues ne Shqiperi dhe ndoshta Europe.
    Keto letra e demonstrata nuk ngazellojne njeri ne UEFA e cila ka denuar klubet anlgeze 5 vjet e jo me nje klub te nje fshati si Shqiperia.

  3. O Filo, letrën duhet t’ia kishe drejtuar,prej kohësh, Zeqos, Takajt, Bodes si dhe Dukës. Janë ata që i vranë ëndrrën një qyteti dhe jo UEFA… Mjaft që të shohësh golin e dytë të irlandezëvë,në ndeshjen Crusaders-Skënderbeu dhe do bindesh (nëse do kesh nevojë) se Skënderbeu e ka bërë baltë edhe në Evropë (sepse në Shqipëri, e bëjnë të gjithë, nga Duka e deri te presidenti më i humbur). Ose, kujto kartonin e kuq të Salihit në Zagreb… Më vjen keq për tifozët, sepse janë të vetmit që do u lëndohet shpirti dhe do e vuajnë dënimin, por Skënderbeu do marrë atë që kanë korrur bosët e tij… Takaj me shokë bënin garë me furrxhiun e lagjes time: ai shet simite, këta s’kanë lënë ndeshje pa shitur…

  4. goni says:

    Cfare idiotizma.jemi shtet i se drejtes kush shkel ligjet duhet denuar.trukimi eshte korrupsion dhe duhet denuar maksimalisht.akoma me letra e mendesi komuniste ky kryebashkiak.pupuuu cfare idioti.

  5. PA EMER says:

    .. ORE TI , C’FARE JE , PSE NUK I SHKROJTE SE NE KETA 30 VJET, NE E SHKATERRUAM FUTBOLLIN DHE AMBJENTET SPORTIVE QE EKZISTONIN DHE NE FSHATRAT ME MALORE TE VENDIT ..?! KUR TE THEM “NE” , KAM PARASYSH ” JU ” QE DITET ME DIELL PO I KETHENI NE NATE ..! PER SA I PERKET EKIPIT TE SKENDERBEUT , QE ESHTE DHE EKIPI I IM I ZEMRES SI “PE KORCE” , E KAM SHPREHUR DHE NE NJE KOMENT TJETER QE KAM BERE , “DENIMIN “DUHET TA MARRE NGA EKIPET ME TE CILAT NDESHET , PRA NEPERMJET REZULTATIT NESE KETO EKIPE EKZISTOJNE . NUK E BESOJ QE MUND TE JETE I REALIZUESHEM KY “SKENAR” ,QE DESKREDITON EKIPIN E MIRE, ME NJE EMER TE MADH ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje