Trokisni në portën e Ardianit dhe Armandit, jo të Aleksandrit!

21 Shkurt 2018, 17:30Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Zullumi që ka përfshirë futbollin shqiptar vitet e fundit, rrezikon të groposë përfundimisht një ekip të ngritur me pompozitet.

Ndëshkimi i UEFA-s për Skënderbeun, është fundi i pritshëm i asaj që ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve nën sytë e të gjithëve.

Historia se si u ngrit Skënderbeu dhe dominoi futbollin shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve, është një histori tipike mafioze, ku ndërthuren interesa politike, financiare e mediatike.

Disa vite më parë, Skënderbeu ishte një ekip anonim, pa asnjë financim dhe lëngonte prej kohësh në ujëra të turbullta, sa në njëra kategori, në tjetrën.

Atë vit, ashtu si edhe vitet e kaluara, luftonte për të mos rënë nga kategoria.

Ndodhej në vend të fundit dhe nuk kishte asnjë shpresë për të qendruar në elitën e futbollit shqiptar.

Por, në një ditë më diell, kur fati i Skënderbeut dukej i vendosur, në Korçë u shfaq një biznesmen.

Në krah të tij ishte Ridvan Bode dhe një rradhë njerëzish të lidhur me biznesin e politikën.

Si me magji, Skënderbeu arriti pastaj që të fitonte të gjitha ndeshjet dhe jo vetëm që shpëtoi, por në fund luftonte edhe për të marrë pjesë në kompeticionet europiane.

Më pas historia dihet.

Skënderbeu, duke përfituar nga lidhjet me pushtetin dhe me FSHF-në, presidenti i së cilës bënte biznes me atë të Skënderbeut, fitoi njëri pas tjetrit kampionatet, plot 6 të tillë.

Nuk pyetën për askënd dhe për asgjë, duke manipuluar dhe trukuar ndeshje nën sytë e të gjithëve, herë duke përdorur FSHF-në e gjyqtarët kamikazë të saj, herë duke bërë aleanca me klube të tjerë, e herë të tjera duke përdorur politikën.

Por nuk u mjaftuan vetëm më trukimet në Shqipëri.

Filluan të manipulojnë edhe ndeshje në Europë, duke kujtuar se edhe këtu do të kishin Armando Dukën që t’i mbronte.

UEFA thotë se përgjatë këtyre viteve, Skënderbeu ka trukuar plot 60 ndeshje, mjaftueshëm për ta përjashtuar atë për 10 vite nga të gjitha kompeticionet europiane.

Tani që gjëma u ka ardhur në derë, në vend që të kapin për gryke Ardian Takajn dhe Armand Dukën që i ushqyhen me një iluzion që po shuhet, tifozët korçarë kanë nisur protesta popullore, për të kërkuar nga UEFA të mos “iu vritet ëndrra”.

Ata kërkojnë që UEFA, njësoj si Armand Duka, të mbyllë sytë para trukimeve skandaloze ndër vite dhe të lejojë të qendrojë në këmbë ky sistem korruptiv, që i ka marrë frymën futbollit shqiptar.

Por ngatëroni derë!

Sot nuk duhet të trokisni në portën e Aleksandër Ceferin se po dënon “heroin kombëtar”, se atë ua ka përdhosur Ardian Takaj që bënte pazare me të!

Atij, Ridvan Bodes, Armando Dukës e të tjerë me radhë, duhet t’i kërkoni llogari, sepse e përdorën Skënderbeun për interesa të ndyra.

Sa për Skënderbeun, atë nuk e shpëton dot askush, sepse është viktimë e sistemit të ngritur nga vetë drejtuesit e Skënderbeut dhe Armand Duka.

Tani le të luajë “shtëpiash” në kampionatin e Dukës!

Këtë fat meriton kush bën pazare!

20 komente në “Trokisni në portën e Ardianit dhe Armandit, jo të Aleksandrit!”

  1. PA EMER says:

    denimi i skenderbeut duhet te behet nga ekipet e futbollit , brenda 90 minutshit ..!po qe se kjo nuk realizohet , bravo skenderbeu..! por nerast se keto jane ” mareveshje sokaku ” , gje qe mendoj se eshte e pa mundur , futbolli shqiptar duhet te shkrihet ..!

    1. ben says:

      PA EMER-Futbolli shqiptar nuk ka pse te shkrihet, por te pastrohet nga Armando Duka me maskarenj te tjere qe u kane zene frymen klubeve shqiptare.

  2. deni says:

    Tema=Mafia Tirana

  3. Elona says:

    Sa komike e tragjike njejohesisht, kampionia e kampionatit te Armand qurravec Dukes, Skenderbeu denohet nga UEFA por jo nga FSHF hajdute.
    Dmth kampione e futbollit te Dukes shpk 6 vite por ama vetem per perdorim te brendshem.
    Ore greva e denostrata te behen e te paralizohet jeta normale ne Shqiperi deri sa te largohet Duka e sorrollopi tij.
    Do hyja e para ne greve urie deri ne past Rimini e futbollit tone shqiptar nga te korruptuarit

  4. Zzzzzz says:

    TIFOZA SDO TE KETE ME DUKA ME LEKET E BASTEVE MUNDE TI IMPORTOJE NGA ITALIA ….OSE NGA KINA !!!!!

  5. E D says:

    Po 2x ne grupet e Europa League p… i s…. e shpuri!!!???

  6. MAJAKOVSKI says:

    Une mendoj qe pamvaresisht historise se merit te ketij ekipi, pas ketij turpi per te cilin po denohet ne vitin e Skenderbeut, duhet patjeter te zhvishet nga my emer I lavdishem qe njihte boterisht.

  7. Skenderbeu says:

    Ky artikull I turpshem I bere nga ju gazetar rrugac ju die die u mburret me kete Skenderbe dhe sot jeni hedhur ne gryket dhe kujtoji te denoni nje qytet , sa I turpshem qe jeni ne korce nuk doli ndo1 kallashnikov qe te fitonte skenderbeu, ne korce nuk u masakrua ndo nje gjyqtar si ne fushat e tjera e pra ishit mesuar te fitonte gjithmon parizani e dinamo dhe ky skenderbe we na nderovi te gjithve ne kompeticionet evropiani kerkoni ti hidhi ne gryk turpshem te kesh gazetar rrugac

  8. Ashtu posi says:

    Ik mor jashteqitje e gazetarise!
    Te q……Duka,Zeqo,Takaj dhe gjithe ata qe jane krenare me Skenderbeun!

    1. Red or Dead says:

      Duka ,Zeqo ,Takaj qe jane krenare me SkenderBETin ……e ka thene nje korcar ,ska gje !

  9. Kruja says:

    Zanafilla e kampinonatit shqiptar fillon ne Tirane nga koha kur ekipet e kryeqytetit e benin titullin kampion dhe kupen e republikes nje KAROSEL, stafete nga njeri ekip ne tjetri me rradhe. Per dekada te tera kupa nuk dilte nga kryeqyteti. Aty e ka zanafillen trukimi i kampionatit shqiptar. Keta gazetarucet loznin, i binin maces me luge. Keta nuk e kane idene se si shiteshin ndeshjet mes ekipeve te kryeqytetit hapur, p.sh. Lokomotiva i hapte porten ne Durres Dinamos dhe humbte 6:0 ndeshjen e fundit te kampionatit per ti dhene Dinamos titullin kamption dhe njekohesisht Pernaskes 5 gola per ti dhene atij edhe titullin e golshenuesit me te mire. Keshtu bente Partizani, 17-Nentori, Shkendija, dhe Dinamo ku shpesh aktivizonin Lokomotiven e Durresit.

    Hapine arshivat dhe krronikat e atyre viteve dhe atje gjeni zanafillen e trukimeve.

  10. beni says:

    Futbolli një lojë që në sistemin kapitalist lidhet me ekonominë?
    Një menaxher i zoti mundet të bej çudira!!
    Se kush e financoj e dini të gjithë,por qe emri Skenderbeut të dëgjohej në arenën ndërkombëtare edhe kjo esht meritë e menaxhimit?
    Ekipet e mëdha jan zhytur në këtë mënyrë të maniulimit,pra jan skedinat që financojnë menaxherët e trajnerët,por ja që kështu esht ky lloj sistemi,qe quhet kapitalizem?
    Gjithnje akuzohet ai i vogli të mëdhenjtë valla jan klube të ndërgjegjshme!!!!!!!
    Disa milionë për standartin e Skënderbeut jan shum kurse miliardat e ekipeve të mëdha jan shum pak se s’dalin dot nga borxhet ku jan futur e nuk akuzohen nga UEFA apo Fifa se dalin bllof!
    Duhet të funksionoj ekonomia e peshqit e vegjël gjithnjë mos i shpëtojnë rjjetess!!!

  11. enkel says:

    mos e klikoni me kete gazete

  12. Skënderbe says:

    Shkrim qe e bën të duket karagjoz gazetarin. Është një gjë të të përdorin emrin dhe një gjë edhe më e keqe të bëhesh megafon I të keqes, e pseudopolitikave që fshihen prapa topeve të rrugaçëve. Turp duhet tju vijë që ky që bëni te jete reagimi ndaj një komuniteti që detyrohet të dalë në shesh
    Ata në atë shesh ndryshojne shumë nga ultrasit e të përkëdhelur e të sistemit komunist që ske guxuar njehere të shkruash.
    Ata aty janë qytetarë dhe sportdashës.
    Per aq popullatë sa ka ai qytet aty ka pasur përfaqësues nga gati çdo familje.
    Aty në atë shesh të siguroj që kishte sportdashës nga Kosova e Maqedonia.
    Po ti qe përpiqesh të faktorizohesh a e pastron dot ndërgjegjen për këtë anatemim që i bën një ekipi e qyteti duke u justifikuar me honorarin? Po ku e njohe ti historinë e atij klubi dhe qyteti mor….
    Le të hedhë gurin e parë, ai që ndihet pa mëkat po jo ata si ti, e ata qe ti përfaqëson.

  13. Gezim says:

    Skenderbeu eshte krenaria e shqiperise. Ata qe nuk e pranojne jane antishqiptare.eshte rasti qe Shqiptaret
    Te bashkohen dhe te mbrojne dinjitetin e tyre. Lerini partite menjane
    Neqoftese Skenderbeu trukovi me ke u mor vesh. Nuk po denohet ndonje ekip tjeter qe ka bere
    Marveshje me Korcen. Gazetari meriton vetem nje fjale “ Rugac”
    Shqiptare te bashkuar per nje SHqiperi te bashkuar

  14. Pami says:

    Manipulimi ne nivel shqiptar, po e po, por edhe ne nivel boteror filloi me Skenderbeun. Bledi, hiqi syzet dhe shikoje panoramen e plote. Ose lere Fatjonin te shkruaje se coc e ben me mire. Apo ate e keni ndare per te hedhur pjesen e baltes andej nga vipsporti ?
    Korca ju meshiron e do ta beje sa here te keni nevoje ?

  15. Bledi says:

    Cudi qe Skenderbeu paska blere tere keto ndeshje (edhe me Partimorrin e kuq) dhe nuk ka blere ca gazetare qe shiten me byreke si ti? ?
    Mos u merzit. Nje perqafim te ngrohte nga vellai jot ?

  16. bujar says:

    Ti, gazetar qe ben dhe prokurorin dhe gjykatesin dhe analistin e futbollit. Skenderbeu gjate pese viteve lartesoi sadopak emrin e Shqiperise ne Kupat e Europes. Te gjithe u krenuam me fitoret e tij se ishin njesoj dhe te Shqiperise. Tani puna me e mire qe ti duhet te besh dhe te tjere eshte te heshtesh dhe te presesh me qetesi vendimin perfundimtar te UEFA-s. Deri ne kete moment ka vetem dyshime te cilat nuk jane prova. Pastaj nese del qe Skenderbeu ka trukuar dhe denohet merre gojen tende vere ne bythe dhe fol e pirdh njekohesisht.

  17. Sportedashesi says:

    Te shkarkohet urgjentisht Duka i Krimit. Te futet edhe ky ne skanerin e vetingut . Veting jo vetem per politiken por edhe per sportin e fushat tjera..!
    Cfare shoqerie e semure jemi..!

  18. popull says:

    Se cfare ka bere Duka e Dukevica apo te tjere une nuk e di. Me ate pune le te meret prokuroria,por te gjithe Shqiptaret i kane syte ne balle dhe kane pare lojen e djemve te Skenderbeut me syte e tyre dhe nuk jane budallenj te lexojne komentet e sharllataneve te paguar. Le te flasin dhe kundershtaret,ata qe kane derdhur djerse ne fushe
    Megjithate ky eshte pisllek i brendeshem ky koka eshte ne FSHF. Si duket nuk kane marr pjesen si jane mesuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje