VIDEO: Berisha sot shan Ramiz Aliajn, dikur i thurte lavde: Mirënjohje shokut Ramiz Alia, udhëhoqi vendin në betejat për demokratizimin e Shqipërisë

21 Shkurt 2018, 11:07Politika TEMA

Ish-kryeministri Sali Berisha së fundmi ka adresuar një sërë akuzash ndaj udhëheqësit të fundit të sistemit totalitar Ramiz Alia.

Në një intervistë për “Studio e Hapur” ai tregon se Ramiz Aliaj ka dhënë urdhër për të qëlluar gjatë rrëzimit  të shtatores së diktatorit.

“Ishte operacioni më i përsosur i realizuar nga PD. Nëse PD do rrëzonte me flamurin e saj bustin, PD do dilte jashtë nga ligji por do plaste luftë civile. Ramiz Alia e kishte të qartë që e rrëzoi PD këtë proces. Ideimi ishte i PD. Rrëzimin e bënë qytetarët shqiptarë. Shmangëm konfliktin. Ramiz Alia bëri gjithçka për të shpallur gjëndje të jashtëzakonshme dhe për t’ju kthyer me metoda militare PD-së,” tregon Berisha.

Ndërkohë ka qenë vetë ish-lideri i PD-së që e falenderonte publikisht kur ishte gjallë deri sa kërkoi që të ishte mik i Partisë Demokratike.

Siç e dimë ndër vite ka pasur mjaft akuza dhe aludime, se njerëzit që themeluan PD-në, janë futur nga Sigurimi i Shtetit gjë që nuk është e vërtetuar.

Thjesht mund të kujtojmë me këtë video, ku Sali Berisha falenderonte publikisht Ramiz Alian ndërsa sot kur ai s’është më gjallë thotë krejt të kundërtën për presidentin e parë pluralist. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje