Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.
I pyetur nga Mustafa Nano, në emisionin Provokacija, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.
Intervista me Edi Ramën ka nisur me këmbët e kryeministrit dhe të moderatorit mbi tryezë.
Kamera fokusonte atletet e të dyve, ndërkohë që Nano fliste për “këmbët e famshme” të Ramës.
Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?
Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.
Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.
“Veshja e atleteve në Trieste ka qene e detyruar se atje ishte një vape e tmerrshme, dhe mua këpucët më kishin vrarë këmbët, kisha marrë me vete dhe këpucë dhe atlete. Atje isha i detyruar që të zgjidhja të vishja atletet. Duhet theksuar se dhe moda shpesh vjen prej sjelljeve aksidentale,” deklaroi Rama.
????
Negociatat thote ky tipi me atlete nuk hapen ne qershor.
Po kjo nuk ka rendesi , cna duhet ne . Shqiptareve ju duhen gjera me te rendesishme.
Ne na intereson qe merkeli i ka bere kompliment per atletet.
Po me siguri te ka tallur .
Merkel njihet per fokusin ne probleme madhore te europes dhe fjalet e pakta. Ne se vertet i ka thene ndonje fjale Rama nuk shpjegon kontekstin. Ka mundesi qe pello nuk ka kuptuar ironine e gjermanes, ose ajo ka dashur tia lehtesoje budallekun. Nuk besoj qe Merkel te jete habitur sepse nuk ka pare atlete.
I ka bere kompliment? Si ka thene ? Ua sa atlete te bukura more Edi !?