Përplasja e re Rama-Meta, pjesë e luftës së madhe për naftën në Jon: Ja prapaskenat dhe skenarët që po luhen

21 Shkurt 2018, 14:49Politika TEMA

Dita e djeshme ka pasur dy zhvillime të rëndësishme të cilat nuk kanë qenë të rastësishme.

Ndërkohë që Edi Rama ka firmosur marrëveshjen për kërkimin e naftës në kufi me Greqinë, Ilir Meta ka ndërmarrë një veprim që bllokon negociatat për kufirin detar po me Greqinë.

Të dyja këto akte kanë një rezultante: naftën; shkakun e një lufte të madhe gjeopolitike që po zhvillohet prej 10 vjetësh në rajon dhe Europë.

Kompanitë e mëdha botërore kanë zbuluar një “rezervuar” gjigand nafte dhe gazi në Mesdheun Lindor, i cili nis nga Joni deri në brigjet turke të Egjeut.

Edhe “imagjinata” e Edi Ramës në Prishtinë, ku “fluturoi” duke projetuar 10-vjeçarin e ardhshëm, nuk është gjë tjetër veçse një plan tashmë i hartuar nga grupe të fuqishme politike dhe ekonomike në këtë pjesë të botës.

Janë profilizuar qartë forcat që po qëndrojnë në terren: një nga këto është Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, vendi i të cilit po ndërmerr një strategji ofensive në lidhje me naftën e gazin; dhe nga ana tjetër është Greqia, e cila gjithashtu ka një rol të rëndësishëm gjeopolitik që synon ta shfrytëzojë.

Dje shumëkombëshja ndërkombëtare SHELL ka firmosur një marrëveshje për të bërë kërkimin në Bllokun 4 energjetik të Shqipërisë.

Blloku 4 i lokalizuar në juglindje të vendit kufizohet nga kufiri shtetëror midis Shqipërisë dhe Greqisë. Është një terren kodrinor-malor dhe maja më  e lartë është ajo e Nemërçkës. Ky bllok është i vetmi ndër 13 që ishin në total për të cilin po finalizohet një marrëveshje.

Qeveria gjatë vitit 2014 dhe 2015 nxori disa herë për shprehje interesi blloqet e lira të naftës, por në shumë pak raste pati interes duke bërë që rishpallja të bëhej një praktikë normale.

Situata nuk u favorizua as nga çmimet e ulëta të naftës në bursë ku shumë prej kompanive u detyruar në atë kohë që të ulnin planet e tyre të investimit si dhe zgjerimin e aktivitetit në zona të reja.

Kompania SHELL është një gjigand botëror dhe nuk ka interes të vijë në Shqipëri, siç ka ardhur fillimisht për zonën e Shpiragut, ku edhe po të ketë naftë apo gaz, nuk i përgjigjen standardeve të shumëkombëshes.

Sikur edhe Patoz-Marinza të jetë në duart e gjigandit holandez, sërish nuk arrin të plotësojë kërkesat apo standardet që kompania përdor në botë.

SHELL futet atëherë kur ka të bëjë me kapacitete shumë të mëdha prodhimi dhe rafinimi të naftës. Përndryshe ajo nuk futet. Siç kanë ndodhur deri tani, në Shqipëri kanë hyrë operatorë të vegjël dhe mesatar, që nuk kanë pjesë e elitës globale të energjisë.

SHELL është njëra prej 4 kompanive më të mëdha në botë dhe ardhja në Shqipëri ka padyshim një interes më të madh sesa shpimi dhe shfrytëzimi i disa puseve lokale. Duke qenë kompani globale, SHELL hyn në ato pjesë ku kryen punime që kalojnë kuftijtë e shteteve.

Në zonën e detit Jon, prej kohësh Italia ka nisur shpimet. Global Petroleum, një prej big-ëve botërore të energjisë ndodhet në zonën e Tarantos në Puglia ku ka nisur prej dy vitesh kërkimet për naftë dhe gaz.

Greqia nga ana tjetër, po para dy vjetësh ka bërë gati letrat që një kompani norvegjeze të nisë shpimet, pikërisht në zonën pranë Korfuzit, aty ku sipas Marrëveshjes së Detit Berisha-Karamanlis, Greqia i ka marrë territor Shqipërisë.

Por qeveria “Rama” nuk lejoi grekët të nisin shpimet pa bërë një marrëveshje.

Në verën e këtij viti, Edi Rama, i cili së bashku me Vuçiç ishin mysafirë të Erdogan në megasamitin e energjisë në Stamboll, deklaroi se Shqipëria hap portat për kompanitë e mëdha, pasi një sasi e madhe nafte e gazi është gjetur në vend.

Një nga këto kompani që kanë trokitur prej vitesh është SHELL-i holandez me patentë, por që është një shumëkombëshe në kuptimin e plotë të kësaj fjale.

SHELL pritet gjithashtu që të marrë edhe të drejtën e gazifikimit të TAP-it në Shqipëri dhe ta shpërndajë në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe të gjithë rajonin.

Ndaj ajo që Edi Rama tha në Kosovë nuk ishte thjesht utopi, por duket më tepër një plan i përgatitur nga qendra pushteti shumë të rëndësishme. Por ky plan kundërshtohet nga një qendër tjetër pushteti, i cili natyrisht ka kundërshtar jo vetëm SHELL-in por edhe pozitën që ky gjigand mund t’i japë Shqipërisë.

Bëhet fjalë për një përplasje gjeopolitike të nivelit shumë të lartë, ku beteja ka dy synime: kush merr në dorë menaxhimin e këtij rezervuari të madh në Mesdhe.

Turqia nga ana e saj vetëm para pak ditësh ndaloi ENI-n italian që të nisë kërkimet në Qipro, duke bërë të ditur se Ankaraja do të jetë aktor kryesor në lojë. Një lojë që duket se përballë Turqisë ka Greqinë, e cila me lidhjet e saj në Shqipëri kërkon të dobësojë rivalin e tij që duket se ka “shpatullat e ngrohta”. Ky rival është Edi Rama, i cili tashmë po e zbaton planin e tij për t’i dhënë shumëkombëshes SHELL “carta biancha”-n e kërkimit dhe shfrytëzimit të naftës dhe gazit në tokë dhe në det.

Deri tani SHELL është instaluar në zonën e Shpiragut, ku ka arritur të gjejë një “damar” të rëndësishëm nafte. Në janar shumëkombëshja holandeze njoftoi nisjen e operacionit për pusin Shpiragu 4. Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3.

Sot po bëhen edhe më të qarta zhvillimet e mëdha që ndodhën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo zonë është shumë e rëndësishme dhe nuk është rastësi që Benito Musolini, ardhjet më të shpeshta në Shqipëri i ka pasur në zonën e Shpiragut.

Duket se edhe shpërthimi i Luftës Italo-Greke në 1941-shin, që është zhvilluar kryesisht në vendet ku sot po shpon SHELL, nuk kanë pasur fare shkaqet e stërthëna, por thjesht “arin e zi”, që italianët e zbuluan të parët… (tesheshi)

20 komente në “Përplasja e re Rama-Meta, pjesë e luftës së madhe për naftën në Jon: Ja prapaskenat dhe skenarët që po luhen”

  1. hh says:

    Shell oil eshte kompani amerikane me qender ne teksas . hapeni ndonjehere wikipedian

    1. GR says:

      Jo jo, hape ti ndonjehere dhe lexo me shume se dy rreshta… Se ja ke fut kot…

      1. Dori says:

        Ha hahahahahaha. Lexo me shume se 2 rreshta dhe jo wikipedia se do ja fusesh si kau peles…

    2. Albani says:

      Mbase ka marre shtetesine Hollandeze Shelli ashtu si dhe Luli,dhe aresyet dihen.
      Hollanda eshte “parajse”fiskale,firmat dhe Bashet e regjistruar atje qarkullojne dhe bejne transaksione miliardash eurosh pa paguar as dhe nje euro tarife bankare,sic duhej te paguanin normalisht ne cdo vend normal.
      Hollanden e kritikojne nje pjese e mire e specialisteve ekonomiste si shtet qe favorizon eliten e pasur ne dem te shteteve sociale,dhe qe favorizon korrupsionin duke qarkulllluar para me prejardhje te pakontrolluar.
      Mirepo kujt po I plas,jane vete elitat miliardere boterore qe e krijuan ligjin Hollandes per perfitimet e tyre qe ata te vene me shume dhjame pa u bezdisur per taksen qe I detyrohen shoqerisee,per mireqenje,shkolla,spitale,rruge,etj,nuk u behet vone per shumicen,sepse ata nuk shkojne vete ne sholat dhe spitalet e popullit,por ne te tyret.
      Nepermjet ligjit Hollandes te shoqerive anonime fantazma,pra nepermjet Hollandes kryhen transaksione bankare vjetore falas me vleren e dy PPB-ve Gjermane,te pakten 8000 miliarde (tete mije miliarde,ose 8 bilione) ,dhe ne Hollande nuk eshte regjistruar vetem miliardat e Bashes se Durres-Morine,por te gjithe kolosenjte boterore,kolosenjte e hidrokarbureve,armatimeve,ushqimeve dhe deri tek Armanet,Nike apo Adidas,Face book apo kompani celulare…..imagjino

    3. Tuci says:

      Nuk behet fjale per Shell Oil por per Royal Dutch Shell qe eshte kompania meme e asaj te pares.

    4. Dr Albaner says:

      Shelli eshte kompAni Hollandese

  2. Be Gazetar says:

    Ju i luni prapaskenat si t’doni, para mbrapa, ajo qe kuptoj une, Presildenti Ilir Meta eshte ne konkurrence te forte dhe te hapur me Kryeministrin Rama
    se kush do ja shesi i pari naften ne detin Shqiptar Greqise. Si njoni , si tjatri jane te bindur qe edhe detin shqiptar e kane prone te tyre.

  3. enter"" says:

    Oh ju dhjefsha Shellin e te tilla si keto.

  4. Inxhinieri says:

    Artikull me idjot dhe gazetar me pervers nuk mund te kete. Fantazi lapanjozesh qe per te nxjerre diten e punes shkruajne per cdo lloj “teori” konspirative te “strategeve” qurrashe te kafeneve. Te vjen per te vjelle. Dhe ky quhet informi. Deri dhe Ducja e Hitleri e paskan ditur para tetedhjete vitesh se cfare fshihet ne Shpirag. Gazetar IDJOT

  5. Thjesht says:

    Deri diku e solli mire ky artikulli po andej nga fundi ja ka fut komplet kot.Nuk ka asnje te dhene per rezerva kaq te medha .Lidhja me luften ita-gre ne 1941 eshte fare pa baze. Ne vitet ’70 kinezet kane shpuar si ne toke edhe ne det ne detin dhe ne bregdetin Jon dhe nuk gjeten gje.Une nuk i besoj gjithe ato histori konspiracioni qe shkruan artikulli.Jane thjesht sencasione per te glorifikuar figuren e Rames qe me duket e pakuptimte duke qene se po luan pa kundershtare.

  6. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    jo vetem Musalini,por edhe sulltan Murati e dinte se kishte nafte ne Albanstan prandaj edhe mbushi vatanin me dobica turkoshake……………….

  7. Naftetar i vjeter says:

    Ti more zoti”thjesht” qenke thjesht RR.K. Kinezet nuk kane qene aasnjehere
    prezent ne naften shqiptare. Mesoni perpara se te shkruani.

    1. Tan Hoxha says:

      I nderuar naftetar i vjeter, kinezet kane qene prezent ne naften shqiptare me specialiste nga panteologe te teknike pusi, me pajisje nga sondat kineze me te mira se rumunet te gjeneratoret per stacionet e pompimit e deri me kualifikim naftetaresh shqiptare ne Kine, qe ne kohen e Lipe Nashit kjo pune. Pusi qe u dogj ne Drenove te Mallakastres u fik sa nga zjarrfikset cekosllovake aq nga zjarrfikset kineze dhe po aq nga trimeria e zjarrfiksit italian (hero ne fakt) paolo Droetti. Ne det kinezet juk kane bere shpime,por vetem kerkime gjeofizike. Nje pjese e aparaturave dhe pajisjeve te anijes Naftari ishin kineze

  8. Sit back and relaks says:

    Mero, mos u bej zedhenes dhe perhapes i Fake News. SHELL-i e di dhe lopa qe kullot ne progonat, qe eshte kompani Amerikane, mund te pyesni Vezirin e Madh Donald Lu per kete se ai eshte edhe Oil Lover. Sa per arsyetimin qe Meta kundershton Ramen per arsye se ne jon ka nafte kjo eshte llogjike e nje adoleshenti qe shikon filma me partizane dhe balliste akoma. Autori i shkrimit ka bere nje mishmash artikull qe mund te krahasohet vetem me nje ndertese ku per ndertimin e saj jane perziere bashke tullat, qerpici dhe parafabrikati, permbledhur me thjeshte ky shkrim mund te quhet nje sprucim propagandistik.

  9. Gjoni.Shkoder says:

    Nuk e kuptova se ç?hyn ketu perplasja Rama -Meta sikur jane dy kompani konkurrente.

  10. Adriatik says:

    E ardhmja e secilës familje shqiptare është në rrezik. Humbje e madhe nëse japim koncesion Greqisë. Ka miliardë ton gaz atje. Lexoni raportet e AGIP.

  11. O says:

    Nafta dhe rreziku për një bazë bërthamore Greke né ujrat tona

  12. Cimi says:

    Edhe te bashkohemi me Turqine tja marrim naften Greqise. Ashtu sic na ka marre tokat.

  13. Aleko says:

    Komplet fake news,sidomos kur flet per lidhjen e luftes italo greke me rezervat e naftes ne shpirag..Domethene italianet e paskan ditur se plashniku ka nafte ha ha cfare marrezie kujtoni ju se gjeologet e musolinit vune dylbine nga larg dhe zbuluan naften ne Plashnik qe para 60 viteve…A sa pune dituri djerse dhe perkushtimi don te gjesh naften o karagjoz qe late nam me budallaeqe qe si nxen as kazani I Edi rames dhe Fatos nanos( se dhe ky I fundit paradise vitesh deklaroi ne mashkullore ku po shpohej nje pus per nafte se ketu do behet Arabi saudite)Ha ha ha e dini cdoli?.. nuk doli as uje i kripur te pakten por uje I embel…Kuptoheni vet at qe ka haber nga punet e naftes..

  14. Gjon says:

    Shell eshte kompani Anglo-Dutch. Ne Houston, Texas ka nje nga qendrat me te medha te saj. Vetem ne USA ajo ka mbi 22 mije punonjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje