VIDEO/ Tre diej ndriçojnë qiellin e Kinës, fenomeni i rrallë habit banorët

21 Shkurt 2018, 10:04Lifestyle TEMA

Për tre orë me radhë, banorët e qytetit Harbin në Kinë shijuan spektaklin e rrallë të tre diejve që ndriçonin njëkohësisht në qiellin mbi kokat e tyre.

Në fakt, tre diejt nuk janë asgjë më shumë se një fenomen që ka lidhje me temperaturat e ulëta.

Ky efekt quhet parhelion dhe prodhohet nga akumulimi i kristaleve të akullit në atmosferë.

Kristalet hekzagonale e reflektojnë dritën e diellit, e cila krijon një efekt optik.

Në qiell duket një aureolë me tri pika të shdritshme. Në mes qëndron dielli, ndërsa dy pikat anësore janë reflektimi i dritës së tij në akullin që ndodhet në ajër.

Kushtet që të ndodhë një fenomen i tillë janë paksa specifike.

Presioni atmosferik duhet të jetë i qëndrueshëm, temperatura e ulët dhe duhet të ketë lagështirë në ajër.

Një fenomen i tillë shfaqet shpesh në Siberi. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje