Shpesh herë kemi parë dordolecë të vendosur në fusha të mbjella me perime të ndryshme apo grurë për të trembur zogjt që të mos dëmtojnë të mjellat.
Por një fermer indian ka gjetur një zgjidhje të re për të mbrojtur të mbjellat e tij jo nga zogjt, por nga fqinjët xhelozë dhe nga hajdutët.
Chenchu Reddy ka vendosur posterin e një ylli pornografike pranë arës së tij në Andhra Pradesh, Indi, për të shmangur ”syrin e keq”.
Posteri i madh tregon ish aktoren erotike Sunny Leone veshur me bikini të kuqe.
“Këtë vit kam të mbjella të mira në 10 hektarë.
Kjo ka tërhequr vëmendjen e panëvojshme të fshatarëve dhe kalimtarëve.
Për të shamngursyrin e keq mendova të vendosja posterin e Sunny Leone disa ditë më parë.”- tha Reddy për Hindustan Times.(TemA)