VIDEO domethënëse: Milioneri paraqitet si i pastrehë për të ngrënë në restorant, kamarieri e përzë, por…

20 Shkurt 2018, 12:16Lifestyle TEMA

Një 23-vjeçar ka realizuar një eksperimet social shumë domethënës.

Në një përpjekje për të provuar se paraqitja e jashtme mund të mashtrojë, Coby Persin, u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në New York.

Dhe në fakt ndodh ajo që shumë vetë e prisnin.

Një nga kamarierët i afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse sipas tij çmimet aty janë shumë të shtrenjta për të.

Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe në pak sekonda ai  vjen me një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin zbret nga makina dhe i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna. (TemA)

3 komente në “VIDEO domethënëse: Milioneri paraqitet si i pastrehë për të ngrënë në restorant, kamarieri e përzë, por…”

  1. ilir adili says:

    billioneri qeka rrush mqeglla. experiment social i njohur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje