Armatosja e ushtrisë shqiptare nga SHBA, Xhaçka vizitë në Pentagon

22 Shkurt 2018, 20:53Politika TEMA

Muajin e ardhshëm, një anëtar i qeverisë “Rama 2” do te zhvilloje vizitën e parë zyrtare me ftesë të administratës së Donald Trump-it.

Bëhet fjalë për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila do të vizitojë Pentagonin e ftuar nga homologu i saj amerikan, gjenerali James Mattis.

Mattis dhe Xhaçka u takuan para disa ditësh në samitin ministerial të NATO-s që u zhvillua në Bruksel, ku dhe u konfirmua vizita zyrtare e ministres shqiptare të Mbrojtjes.

Ushtria amerikane ka marrë përsipër që të modernizojë Forcat e Armatosura Shqiptare me pajisje logjistike luftarake për këmbësorinë dhe Forcat Speciale Operacionale. Një pjesë e kësaj ndihme ka mbërritur dhe pritet që ajo të shtohet në muajt në vazhdim.

Kohët e fundit Ballkani po kthehet në një depozitë të madhe armatimi, si pasojë e vendimit të qeverisë serbe për të blerë një arsenal të madh armësh strategjike nga Rusia dhe Bjellorusia.

Vetëm dje Beogradi konfirmoi shtesën e armatimit me një numër helikopterësh anti-tank që do t’i blejë një Bjellorusi. Serbia ka marrë ndërkohë një numër të konsiderueshëm avionësh gjuajtës bombardues Mig 29 dhe pritet të mbërrijnë në Beograd disa bateri sistemesh raketore S300 me rreze të mesme veprimi.

Ky shtim i armëve ruse në kufi të zonës së NATO-s natyrisht ka shqetësuar SHBA-në e cila i ka kërkuar Beogradit të mos qëndrojë në dy karrike. Kroacia nga ana e saj ka bërë gati blerjen e sistemeve raketore amerikane dhe disa armëve të artilerisë nga ana e ushtrisë së SHBA-së.

Ushtria shqiptare po rinovon thuajse totalisht arsenalin e saj rus dhe kinez të saj. Këmbësoria shqiptare nuk mban më armën që nuk e ka hequr që nga viti 1945, të famshmen Ak47- kallashnikovin rus. Armë të prodhimit turk dhe italian do të shërbejnë si pajisje luftarake të Forcave të Armatosura shqiptare.

Gjithashtu e gjithë flota e MIG-ëve është hequr nga qarkullimi dhe është shkrirë shumica e tankeve T20. Lëvizshmëria luftarake e ushtrisë po zëvendësohet nga pajisje të blinduara amerikane.

Forcat ajrore shqiptare nuk janë të pajisura me avionë gjuajtës por vetëm me helikopterë francez të kompanisë Eurocopter, helikopterë Sar franko-gjermanë, si dhe një kontigjent me helikopterë italianë Augusta që u falën nga qeveria italiane para 10 vjetësh.

Ndërkaq, në bisedimet që pritet të zhvillohen në Pentagon, do të flitet edhe për vazhdimin e armatosjes së ushtrisë afgane me armë dhe municion nga Shqipëria, pjesë e arsenalit të dalë nga përdorimi.

Dy vjet më parë, një sasi prej 10 mijë kallashnikovësh janë dërguar në Kabul si donacion i ushtrisë shqiptare.

Ndërkaq, në vitin 2014, ushtria shqiptare ka dërguar një sasi të madhe armatimi dhe municioni për kurdët peshmergë në Irak. Bëhet fjalë për 22 mijë fishekë kallashnikovi, 15 mijë granada dore dhe 32 mijë predha artilerie.

Kurdët peshmergë ishin pjesë e koalicionit amerikan në luftën ndaj ISIS-it në pjesën veri të Irakut, në një pjesë të gjerë që kufizohet me tre shtete: Iranin, Sirinë dhe Turqinë.

Kurdët peshmergë që janë krahu i armatosur i Partisë Demokratike të Kurdistanit, dyshohet se tashmë po bashkëpunojnë me YPG-në në Siri, e po përplasen me forcat turke në Afrin.

Dhe prej vitit 2016 nuk kanë shkuar më armë shqiptare drejt kurdëve.

8 komente në “Armatosja e ushtrisë shqiptare nga SHBA, Xhaçka vizitë në Pentagon”

  1. Gjin says:

    Ky eshte informacion me idiot o albana!

  2. O says:

    Grekut do ti japim një dru të mirë

  3. artur says:

    Pa lidhje komplet.Ata blejne MIG29 dhe helikoptera te blinduar dhe S-300 kjo quan armatim armet e lehta kembesore?

  4. Marku says:

    Rritja e kapaciteteve ushtarake te ushtrise shqipetare duhet te jete nje prioritet jetik per shtetet shqipetare ne ballkan .
    Shqiperia eshte shume mbrapa me modernizimin e potencialit luftarak. Ndersa serbia po armatoset dita dites me rraketa dhe me avione sulmues , shteti shqipetare ka mbi 20 vjete qe krenohet me cmendurine e carmatosjes totale.
    Keto armet e lehta te kembesorise qe me aq propogange rreklamohen jane hapi I pare qe cdo ushtri e botes e ka beeper me shume se para 10 vjeteve. Shqiperia ka shpenzuar me dhjetera milion dollare per te blere helikoptere airbus nga franca , te cilet skane asnje kapacitet luftarak sulmues. Eshte fatkeqesi qe personat qe drejtojne dikasterin e mbrojtjes jane njerez pa asnje eksperience ushtarake dhe aftesi diplomatike. Kroacia ka marre para nje viti si dhurate nga SHBA te 16 helikoptere “Kiwotto Warrier”
    Me sisteme kundratanke , ndersa jam I sigurte se zonja Xhacka do te kthehet duarbosh per mosaftesi Profesionale.

  5. Raimond vlonjati says:

    Po ne nuk kemi asnje avion, dhe kete e quajme modernizmim ? hahahahaha

    Na kane kane dale ca sharlattane te qeverise dhe po na genjejne si idiote …

    Fqinjet tane te gjithe armatosen me Avione e raketa moderne, ndersa ne armatosemi me ….pushke druri —
    Dhe kete mashtrim qe ben ky Andarti i Greqise qe esht ne krye te qeverise keta karagjozet e oborrit na e quajne …modernizim i ushtrise sone ….lol

  6. shushica says:

    AK ,per saktesi as ne ish BS nuk egzistonte ne vitin 1945 .AK…eshte prodhuar per here te pare ne vitin 1947 ,nje projekt i jashtzakoneshem,ku mekanika ,fizika ,kimia dhe matematika kane sherbyer per te realizuar nje produkt maksimal .Edhe sot AK version i modernizuar,eshte nje arme konkurente ne tregun boteror .Ne Shqiperi AK ka ardhur ne fund te viteve 50..te.dhe ne menyre masive ne vitet 60 te nepermjet Kines .Njehere lexova shprehjen e ish minisres Kodheli ,,AK ..kjo arme e urryer…Sa qesharake …Sipas saj bomba atomike qe shuan mijra njerez mund te jete e ..dashur …AK qe perdoret si arme personale ,eshte e urryer .Le te mos zgjasim diskutimin ,por te shpresojme qe Xhacka e cila me duket nje nga politikanet shqiptare me te formuara ,te marre me vehte profesioniste per te siguruar sa me shume arme moderne nga arsenali gjigand amerikan ,mundesisht falas .

  7. ina says:

    Manushaqja do te jete komandant operacioni ne lufte qe po pergatitet

  8. SPQR says:

    Serbia bleka avione e helikoptere sulmi, Kroacia sisteme raketore, ndersa ne po na “armatoska” amerikani duke na rinovuar armet e trupit?!!! ore, ishalla ska lufte thuaj, se po pati na rrofshin pisqollat e blindat me goma!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje