Ditmir Bushati refuzon pjesëmarrjen në konferencën ballkanike në Bosnjë, shkak mungesa e ftesës për Kosovën: S'ka kuptim...

22 Shkurt 2018, 15:22Politika TEMA

Shqiperia eshte shume e vendosur per respektimin e shtetit te Kosoves dhe pjesmarrjen e saj ne te gjitha konferencat rajonale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Konferencën e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Bushati ka informuar me një letër homologun e tij boshnjak Igor Crnadak, në të cilën shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Në argumentimin e vet, ministri Bushati i ka komunikuar ministrit Crnadak se nuk mund të ketë diskutim kuptimplotë dhe të dobishëm mbi rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, pa qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor, në frymën e mirëkuptimit, respektit dhe gjithëpërfshirjes.

Tematika e konferencës ishte “Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit evropian”, organizuar me iniciativë Ministrisë së Punëve të jashtme të Bosnje-Hercegovinës, parashikuar për t’u mbajtur më datë 23 shkurt, në Banja Luka.(TemA)

6 komente në “Ditmir Bushati refuzon pjesëmarrjen në konferencën ballkanike në Bosnjë, shkak mungesa e ftesës për Kosovën: S’ka kuptim…”

  1. O says:

    Të respektohet vendimi 115 shteteve të botës

  2. kasem gahinji says:

    po pse nxitoheni.sicka thene dhe ramushi ditet e fundit,kosova i zgjdh vete punet e saj,ska nevoje per ndihme,shikoni punet tuaja ne shqiperi.po ju nuk doni te mesoni nga nga vellai ramush prej kosove

  3. armand says:

    Bravo .
    Tani presim daljen e Hajdarit nga Kosova ku te akuzoje qeverine shqiptare per nderhyrje ne punet e brendeshme.

  4. selfo says:

    Bravo !
    veprim i mencur.
    Vetem keshtu, shqiptaret mund te behen faktor politik, social e ekonomik ne Ballkan e Europe.
    Te zbulojme peshen reale te shqiptareve dhe te rritim prestigjin e Kosoves ne arenen nderkombetare.

  5. Lani says:

    Bishnajk rrace e poshter pjell arabe edhe sllave

  6. toni says:

    Ky eshte minimumi qe mund te beje qeveria shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje