Kryetari i Grupit Parlametar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se kërkesa për shtyrjen e mocionit të kërkuar nga PD për debat me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama u shty nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Në një pronocim për mediat jashtë ambjenteve të Parlamentit, Balla tha se Partia Demokratike kishte deklaruar se nuk ishte përgatitur për të zhvilluar debatin e kërkuar ditën e sotme lidhur me heqjen e ndihmave ekonomike, por e shtynë atë për në datën 15 mars.
“Sot do zhvillonim një mocion me debat për këtë çështje, kërkuar nga PD. Ne, mazhoranca, dhe qeveria në radhë të parë ishim shumë dakord që ky mocion të zhvillohej sot. Ndërkohë që në Konferencë të Kryetarëve, nga ana e PD-së na u kërkua që të mos zhvillohet sot, por të shtyhet për një moment tjetër, në datën 15 mars. I gjithë reagimi në fund të seancës i zotit Basha është tërësisht i pakuptueshëm, po të kemi parasysh edhe faktin që ai diskutimin e bëri për këtë çështje, ndërkohë që kërkoi që ky mocion të mos zhvillohej; dhe pastaj, një përpjekje për të krijuar një situatë artificiale konflikti, përplasje në sallën e Kuvendit e cila nuk kishte të bënte fare me normalitetin me të cilin po zhvillohen seancat e Kuvendit të Shqipërisë. Kështu që, të them të drejtën, më vjen shumë keq për këtë përpjekje artificiale të kryetarit të Partisë Demokratike për të tensionuar pa asnjë shkak punimet normale të Kuvendit”, – u shpreh Balla.
Në përfundim të deklaratës së tij, Balla theksoi se situate e krijuar nga Basha në fund të seancës nuk i shkon për shtat Kuvendit të Shqipërisë, sikurse nuk i shkon për shtat edhe gjuha që në mënyrë të vazhdueshme po degradon retorika politike e kryetarit të PD-së Basha.
..basha i ra shkurt…e mbylli punen per sot…ka gati fluturimin per Hollande..i duhej me deomos te sajonte situaten..
udhe e mbare basha…