“Varfëria vjen për shkak të politikës. Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë”.
Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, i cili vjen nga biznesi.
Teksa foli në foltoren e Kuvendit për skemën e re te ndihmën ekonomike, Shehaj e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen.
Por për ta justifikuar diskutimin e tij, ai tha se ja ka dalë të jetë biznesmen me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.
“Dukem i papërshtatshëm për të folur për varfërinë.
Nuk kam lindur i pasur, por dola nga varfëria, me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.
Ashtu si unë me mijëra të rinj falë punës së tyre ja dolën të përmirësonin ndjeshëm nivelin e jetesës.
Varfëria është problem i madh dhe i vështirë të luftohet. Varfëria vjen për shkak të politikës.
Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë.
Sa më i lartë është korrupsioni, aq më të ulëta janë të ardhurat për frymë.
Pra, është e qartë, ku mazhoranca vjedh, zhyt qytetarët në mjerim. Korrupsioni nuk është vetëm në arkat e shtetit, në dogana, tatime, por edhe me koncesione.
Politikanët janë të pangopur, hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë.
Nëse doni të nxirrni Shqipërinë nga varfëria nuk ka nevojë për strategji, thjesht mos vidhni, ose të paktën vidhni më pak.
Jo të gjithë politikanët janë të korruptuar, ka njerëz të ndershëm mes nesh, edhe te mazhoranca. Por ata janë pak, nuk vendosin dot.
Është e qartë se kjo qeveri nuk ka njohur, eksperiencë të rrisë nivelin e jetesës së shqiptarëve. Me këto të ardhura, nuk do shkoni kurrë përtej makijazhit.
Çdo premtim është një mashtrim. Të ardhurat e ulëta nuk janë problemi i vetëm i Shqipërisë, një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë me të ardhura shumë të ulëta.
Shumë fëmijë hanë vetëm një vaktë në ditë.
Në shkollën e Kamzës gjysma e fëmijëve janë të uritur dhe nuk mbushin barkun me bukë”, deklaroi Agron Shehaj. (TemA)
Mire bixismeni i ndershem Gone . Fale rrogen e deputetit per bamiresi.
Thjesht , mos vidhni , ose vidhni më pak .
O të pjerdhsha në vesh o deputet . A e kontrollon dot vehten kur flet .
Këtë se kisha ndigju ndonjëherë . Me vjedh nga pak qenka mirë , normale , e lejueshme , etj, etj .
O zot ku je fut , që na ke lonë n’dorë t’këtyne korifejve të mendimit shkencor .
Kaq shumë n’gjynof paskemi hy . Ti o zot ke qenë me ne gjithmonë . Kthehu prap t’keqen se na mbytën … .
Po mire thote se ashtu ka thene vete edhe Shalsi, kur the ne fillim te mandatit te pare qe ne nuk do vjedhim si keta, do vjedhim me pak. Dhe ky po ju rikujton premtimin, qe te vjedhin me pak. A mkupto or ti, o te pjerdhsha ne vesh.
Me mir se ka fol nuk ka, por vetem me nje perjashtim te vogel, se duhet te jeni ju te pasurit qe duhet te flisni per rimekembjen ekonomike te shqiptareve. Por prap se prap, kapitalizmi nuk funksionon po nuk pati te varfer, por jo kaq shume.
Shkon ne shqiperi dhe vetem ankesa degjon nga njerzit. Ankesa per taksat, per mjerimin. Tjetri mbylli lokalin nga taksat e larta dhe tani po punon ne kopshtin e shtepise se vet.
Pse pronari i pallatit nuk i lejon te parkojne makinen me gjate se 15 minuta para pallatit te ri. Do kisha fituar 500 mije leke me tha njeri por vetem me la Barcelona. etj, etj…
Shqiperise jo vetem qe i kane ikur kokat intelektuale, por edhe te rinjte qe kane mbaruar shkollen me notat me te shkelqyera ikin te studjojne jashte me mendjen per tu mos kthyer me asnjehere. Ikin ata me shkolle dhe shumica qe mbeten ne shqiperi jane ata pa-shkolle.
Shqiperia qe duam!
Shume e neveritshme imazhi I Rames dhe Bushatit qe zgerdheshen pas shpine me fjalet e nje njeriu te ndershem.Qener.
Pse ka Shqipria Milioner te ndershem
Po une si oensionist, jam dakort t’me ulet pensioni 5% . A jeni dakort ju deputet, ministra, kryeminister,president te ulni rrogen 15 % ? Po punonjesit me rroge shtetwrore jane dakort ta ulin rrigen me 10 % ? PO ju biznesmen ,te te gjithe fusha ve jeni dakort te ulni cmimet e ushqimeve 10 % . Po ju biznezmen te ndertimeve i ulni cmimet e apartamenteve TE PAKTEN ME 5-6 % ? e KETO TE ARDHURA T;U KALOJNE FAMILJEVE TE VARFERA E FEMIJEVE QE HANE VETEM NJE VAKT ?
Populli thot : ” fjalet i merr era, veprimi konkret mbetet . Te gjithe e dime se aty ne foltore lotet jane fallco. Flisnin deputetet e deputetet per kafshaten e gojes,per femijet qe nuk kane te hane,por fustanet e kostumet u ndrisnin.Njeri me i bukur se tjetri. Ka nga ju qe kane nga 3-4 e me shume apartamente;,faleni njerin nje fukaraj se me leket tona i kini blere? Lulzim , ti qe nuk le shtepi pa hyre e dale,ashtu sine kohe fushate dyqan me dyqan, tund e shkund koken sikur te bie te fikat,por per ne je qesharak, pse nuk e sjell familjen ne Shqiperi e u thuaj shqiptareve : “Ktheunui si u ktheva une. Me leket e viles qe do shesesh ne Hollande,bli nje apatament oer vete e nje per ate gruan qe qante atje ne Kamez e ti sa nuk “lotoje”. Bej keto e dil e beja gam-gam per fukarane…….ndryshe mos na cani by……. si ju te opozites e ata te pozites.
Pordhi Kali ne dere te Hanit !
UN i majt jam , po brravo i qoft kti deputetit te PDse , esht i vetmi qe flet pa doreza dhe i pari qe e ka then te verteten cop ne kte parlament , ky meriton voten e njerezve , esht i ndergjegjshem per asyen e kti fukaralliku nepopull , te pakten e thot cop , ben nje gje qe nuk ka patur njeri byth ta bej ne kte parlament te bushur me kusar.
Ky mytyberi i PeDes thote: qumeshti eshte i bardhe dhe deti ngjyre blu. Wooow, sa i ditur qenka.Shume i varfer ne mendim ky bixinesmeni Lulashit. Ku e psonise kete muslluk o Lulash Suma??? Qesh Vlora me kete gjallese, qesh Shqiperia.