Kretari i Opozitës Lulzim Basha tha se sot Rama tregoi se është i pandjeshëm, nuk ka asnjë reflektim, dhembshuri për qytetarët.
Teksa foli jashtë ambjenteve të Kuvendit pas PD braktisisi parlamentin Basha tha se Rama po zgjedh të sulmojë opozitën për të fshehur situatën në të cilën gjendet vendi sipas tij.
Ndërkohë kur u pyet nga gazetarët se kur do të jetë protesta e radhës e opozitës, Basha u përgjigj: Protestat janë të vazhdueshme dhe të shtrira kudo, vetëm sot kishte dy. Më thoni, ju kur do e bëni protestën tuaj për nëncmimin nga Rama, na thoni dhe ne do të jemi aty.
Pjesë nga deklarata e tij jashtë Kuvendit
“Sot Rama u tregua se është i pandjeshëm, nuk ka asnjë reflektim, dhembshuri për qytetarët që sot gjenden me sytë nga qielli, i kam vizituar një pjesë prej tyre, me fëmijë që ushqehen njëherë, me prindër që shkojnë me barkun bosh, realitet që ekziston vetëm një km nga kuvendi, imagjinoni në periferi dhe fshatra.
Rama e ka faktuar dhe e faktoi edhe sot se zgjedh të anatemojë opozitën për të fshehur të vërtetën, është i pandjeshëm, kushdo që ka abuzuar nuk duhet të marrë ndihmë, por kjo është alibi e shëmtuar për të lënë pa bukë mijëra familje.
Ne do të luftojmë që kjo emergjencë të marrë fund, dhe familjet që e meritojnë ta përfitojnë këtë.
Vendi ka nevojë për zgjidhje, ekonomia të çlirohet nga oligarkët, klientët e Ramës dhe kjo vjen kur të clirojmë politikën nga krimi, korrupsioni”. (TemA)
Po luli sa i dhembshur eshte per eurot qe vodhi. Per 21 janarin qe vrau =)
Hahaah Lulash ti je i pakonkurushem. Sa qesharak behesh kur flet per olgarket. Po ik or debil se le nam. Ti je hajdut dhe vrases dhe duhet te rihabilitohesh ne burg.