OMONIA: Policia po rreh dhe poi u prish pronat, banorëve të komunitetit etnik grek të Himarës

22 Shkurt 2018, 11:59Politika TEMA

OMONIA dhe PBDNJ i janë rikthyer akuzave se po prishen ndërtesat e banorëve grekë të Himarës.

Sipas tyre, kjo gjë po bëhet në shkelje të vendimeve gjyqësore.

Deklarata e OMONIA dhe PBDNJ

“Ditët e fundit në zonën e qendrës së Himarës(Spile), makineri të renda të firmës së ndërtimit “Gjikuria SH.P.K”, filluan të ndërhyjnë sërish në pronat e banoreve duke i jua shkatërruar ato, në kuadër të zbatimit të projektit “Rikualifikimi Urban Spile Himarë”.

Projekti i sipërpërmendur është shpallur absolutisht i pavlefshëm me vendimin Nr. 1594 datë 06/12/2017 të Gjykatës Administrative të shkalles së parë Vlore, sikurse edhe të gjitha aktet që rrjedhin prej saj.

Gjykata Administrative Vlore me vendimin Nr. 2898/1, datë 23/09/2017 ka mare gjithashtu masën e sigurimit të padisë dhe pezullimin e aktit administrativ “Rikualifikim Urban Spile”.

Veprimet arbitrare të Bashkisë Himarë dhe qeverisë dëshmojnë edhe njëherë funksionimin në mënyrë banditeske të administratës bashkiake dhe qeverisë që e mbështet, duke mos respektuar asnjë institucion shtetëror as Gjykatat, as Avokatin e Popullit e aq më tepër të drejtat e njeriut, të drejtën e pronës etj.

Në të njëjtën kohe denoncojmë edhe bashkëpunimin e forcave të Rendit në këto veprime antiligjore dhe abuzive në dem të banorëve të komunitetit Etnik Grek të Himarës.

Banorët e Himarës do të vazhdojnë luftën ligjore kundër abuzuesve dhe shkelësve të ligjit dhe të Kushtetutës deri në ndëshkimin e tyre”. (TemA)

3 komente në “OMONIA: Policia po rreh dhe poi u prish pronat, banorëve të komunitetit etnik grek të Himarës”

  1. Shvejk says:

    Komuniteti etnik Grek i Himares un cazzo.

  2. Theatrical says:

    nuk ka komunitet grek në Himare,ka vetem disa hallexhinj qe duan te marin ndonje pension prej grekut
    Himara eshte Shqiperi dhe Shqiptare,mos u lodhni kot te krijoni probleme

  3. toni says:

    Marrveshja per zgjidhjen e problemeve greqi-Shqiperi eshte imponim i Brukselit per ti dhene kaqidhen e rradhes arrixhive grek. Marreveshja po sabotohet nga greqia me ane te levave vorioepirjote duke ja hellur fajin Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje