Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Transparency International, mbi shkallën e korrupsionit, ku Shqipëria renditet e 91.
Përmes një postimin në twitter OSBE thekson se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë, ndërsa nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare.
“Rezultatet e #CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit.
Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit-” mbyllet reagimi i OSBE. (TemA)
Kemi aq shumë telashe sa s’dimë nga t’ja nisim
Luftoni hajdutet me ĺiçence thauj se shumica e popullit nuk e kpton fjalen korrupsion se ka qene shfaqje e huaj dikur. Pushktohesh korrupsioni diikur.