VIDEO/ Avioni misterioz, turistët dynden që të shikojnë "Boeing", por askush nuk e di se si arriti aty

23 Shkurt 2018, 09:15Lifestyle TEMA

Turistët po fluturojnë për të parë një avion të braktisur Boeing në mes të fushës në ishullin e Balit në Indonezi, por askush nuk është i sigurt se si ka arritur ai atje.

Boeing 737 që u shfaq në një “copë toke” dhe është bërë një mister pasi aeroplani gjigant në fakt duket se është “hedhur” në atë vend sepse nuk ka një person që mund të shpjegojë pamjen e tij të rrallë.

Nuk dihet kur Boeing 737 u ul në këtë copë toke, por nga pamja e aeroplanit besohet se ka qenë atje për një kohë.

Rrethuar nga pemët, kontejnerët e anijeve dhe një kasolle, avioni qëndron në një hendek të madh, vetëm pas autostradës Raya Nusa Dua Selatan.

Dhe tani po bëhet një pikë e nxehtë për turistët që kanë dëgjuar për misterin dhe po udhëtojnë për atje.

Disa banorë vendas besojnë se avioni do të shndërrohej në një restorant të veçantë.

Por ata mendojnë se pronari mund të ketë mbetur pa para për ta bërë një gjë të tillë dhe në vend të kësaj e la atë atje, të paprekur.

Personi i cili zotëron tokën nuk i lejon njerëzit të afrohen shumë me aeroplanin – por nuk po i ndalon udhëtarët të fluturojnë për të parë pamjen e pazakontë.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje