“Imazhi i caktuar” që i pengon shqiptarët të pranohen në BE

24 Shkurt 2018, 13:56Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Komisioneri i Bashkimit Europian Johannes Hahn, ka qenë më i sinqertë se çdo herë tjetër gjatë një interviste për gjermanen “Die Welt” kur tha më në fund publikisht, diçka që të gjithë e dimë se ekziston, por që askush në këto rangje nuk e kishte thënë deri më sot me zë të lartë.

Jo se nuk guxojnë. Pasi nuk është thjeshtë dhe vetëm çështje skrupujsh, kortezie, delikatese diplomatike apo sofistikimi që i bën politikanët e rangjeve të larta, udhëheqësit dhe liderët ti fshehin mendimet e vërteta, prapa gjuhës ezopike të salloneve dhe termave “politikisht korrekt”.

Brukseli vazhdon të jetë kryeqyteti i burokracisë, i paragjykimeve dhe i steriotipeve, ashtu siç është edhe kryeqendra e ëndrrës dhe shpresës për vlera të përbashkëta europiane të popujve, sidomos atyre më të varfërve të këtij kontinenti.

E megjithëse jetojmë në një epokë tjetër nga ajo kur na quanin shprehje gjeografike, apo kur na cilësonin si një rast specifik, nuk kishte dalë ende një burrë apo një grua, që të na e thonte publikisht e në sy, siç na e tha Johannes Hahn, se: “Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”.

Për ta kuptuar më mirë kontekstin, e kësaj shprehje, por rikthej të plotë pasazhin e cituar prej tij:

“Komisioni Evropian do t’u rekomandojë sëshpejti shteteve anëtare – me shumë gjasa deri në verë – që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë… Në fund të fundit, do të jenë shtetet anëtare që do të vendosin se kur do të nisin bisedimet e anëtarësimit.

Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezerva të mëdha në rastin e Shqipërisë. Shqiptarët natyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”.

Pas kësaj lindin disa pyetje të thjeshta në dukje, por që kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta. Sepse prapa tyre, besoj se fshihet pengesa e madhe dhe e vetme që na mundon jo thjeshtë për tu pranuar në përfundim të një procesi sa teknik aq dhe politik integrimi e anëtarësimi procedurial që duhet ta meritojmë.

E kjo pengesë duket se është e karakterit identitar. Për të dalë në këtë përfundim na ndimon vetë Hahn kur flet paralelisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë, e në fjalinë pasaardhëse e vendos fort gishtin tregues mbi plagën e BE: Shqiptarët natyrisht vuajnë nën një imazh të caktuar.

Së pari, e formuluar kështu, duket sikur vuatja jonë nga një imazh i caktuar, është e natyrshme. Një natyralitet i tillë mund të vijë jo për arësye perceptimi sipërfaqësor, për për shkaqe të thella historike.

Shkaqet e thella historike në një qasje dhe proces integrues anëtarësimi në BE, mund të jenë ato të natyrës qytetërimore dhe identitare. Të cilat duam apo nuk duam ne, lidhen me fenë dhe me të gjitha elemtentet e tjerë që i bëjnë shqiptarët, të vuajnë natyrshëm nën një imazh të caktuar. Të paktën në raport me maqedonasit, në këtë rast.

Së dyti, shprehja e Hahn tregon se integrimi nuk qenka thjeshtë dhe vetëm një proces standardesh, gradësh lirie e demokracie, reformash, kushtesh, detyrash shtëpie apo teknikalitetesh të tjera të panumërta. Por qenka përveç të gjithave, një proces ikje nga një vuajtje natyrale, prej një imazhi të caktuar që ata e pranojnë se e kanë dhe që ne me sa duket, e bartim thellë brenda nesh.

Së treti, pas kësaj lind pyetja: Ky imazh i caktuar, me çfarë lidhet konkretisht? Lidhet me faktin se jemi ballkanas? Jo. Sepse edhe maqedonasit janë të tillë. Lidhet me faktin se ne kemi problem ende të pazgjidhura me fqinjët? Jo sepse maqedonasit kanë edhe më shumë se ne.

Lidhet me faktin se jemi popull që emigrojmë. Jo, sepse edhe popuj të shteteve brenda BE, janë e do të mbeten ende të tillë. Lidhet me faktin se kemi imazhin e një populli që ka kriminalitet të lartë? Jo sepse kriminaliteti nuk ka nacionalitet dhe mafia e krimi i organizuar nuk kanë lindur në Shqipëri.

Së katërti, atëherë kush është ajo gjëja e natyrshme që na bën ne që të vuajmë nën një imazh të caktuar? Mos është feja? Mos është fakti se na shohin si një popullsi me shumicën e besimit musliman?

Mos kjo lidhet me atë që thuhej në preambulën e Kushtetues së BE, ose siç njihet zyrtarisht “Marrëveshja për Kushtetutën Europiane” e qershorit 2004 që u rrëzua më pas me referendum?

E ku përcaktohej se: BE është një klub i krishterë? Një tezë kjo e hedhur edhe më herët se aq, nga Papa i dorëhequr, gjermani Joseph Ratzinger?! Duke qenë të krishterë ortodoksë, kjo është arësyeja që i bën maqedonasit të mos vuajnë si edhe ne shqiptarët në mënyrë të natyrshme nën një imazh të caktuar?

Së pesti, nëse është kjo (unë nuk do të doja kurrë ta besoja se në vitin 2018 në Bruksel, po na shohin si para 50 vitesh në Uashingtonin zyrtar një pjesë të popullsisë, për nga ngjyra e lëkurës!) atëherë çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që ti shpëtojnë “vuajtjes së natyrshme nën një imazh të caktuar”?

A ka njeri në Bruksel që të na e tregojë recetën apo formulën sekrete të ikjes sonë nga ky mallkim paragjykues, në mënyrë që të shpëtojmë edhe ne edhe vetë ata, nga kjo vuajtje e natyrshme nën një imazh të caktuar?

E sëfundi, pse Franca dhe mbi të gjitha Gjermania e ka këtë paragjykim? A duhet të jenë patjetër shqiptarët ata që duhet të vuajnë,- më proeuropianët ndër popujt e vendeve aspirante,- kusuret e steriotipeve të vjetra e të reja të perceptimeve në raport me të shkuarën, apo me krizat e reja në marrëdhëniet e tyre me Turqinë, a gjetkë?!

Pse për shqiptarët e Shqipërisë duhet të jetë ku imazh i caktuar dhe për maqedonasit jo, kur po shqiptarët atje janë përcaktues në shtetformimin e tyre?!

Këto e shumë pyetje të tjera mund të shtrohen pafund, të cilat asesi nuk mund të marin përgjigje shteruese nga radhët e një shkrimi modest si ky.

Por gjithësesi ato të ndihmojnë që ne të jemi më të qartë kur pyesim: Mirë ne që duam, po ata pse nuk na duan?

A është integrimi përveç të tjerash në mos një dashuri me shikim të parë, një qasje e dyanshme proaktive, apo thjeshtë një proces provash të përjetëshme vetë nga njëra palë?

Nëse është i tillë, atëherë mirë ne që e kuptojmë edhe vetë sesa shumë gjëra kemi për të bërë e për të ndryshuar akoma brenda shtëpisë sonë dhe vetes, në mënyrë që të bëhemi një ditë natyrshëm europianë të vërtetë.

Po BE, a ka ardhur momenti që të ndryshojë më në fund diçka brenda vetes së saj, në mënyrë që as shqiptarët, as boshnjakët, as turqit dhe askush nga popujt e tjerë që aspiron për tju bashkuar herët ose vonë familjes së madhe Europiane, të mos vuajë nga “e drejta e saj natyrore” për të na parë “nën një imazh të caktuar”?!

Në të kundërtën le t’ia kursejmë kohën dhe energjitë njëri- tjetrit, e ta thonë hapur atë që Ivan Krastev shkruan sëfundi në prestigjozen britanike “The Guardian”:

Një batutë ballkanike tregon më së miri mëndësinë e njerëzve të cilët mendojnë se janë lënë në pritje për një kohë të gjatë: Kur vjen puna të anëtarësimi në BE, diferenca midis optimistëve dhe pesimistëve është se optimistët besojnë se Turqia do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës shqiptare, ndërsa pesimistët besojnë se Shqipëria do të anëtarësohet në BE gjatë presidencës turke. Që do të thotë: Kurrë”.(alpenews)

26 komente në ““Imazhi i caktuar” që i pengon shqiptarët të pranohen në BE”

  1. O says:

    Shtetet që përbëjn BE-në jan në borxhe si dhe fondi i përbashkët në të kalon 11 miliardshin në euro. Nga ta kthesh kokën kupton funksionimin e vendimeve

  2. Strugani2 says:

    Z. Peza shqetësimi ose mendimet që ju hidhni nëpërmjet shprehjes: “a mos….”, tregojnë se tek populli ynë, sipas jush, paska një imazh. Që ka imazh këtë e dimë të gjithë dhe nuk është aspak gjë e re. Shtrimi i arësyetimit tuaj me ” a mos…” duke rrjeshtuar disa ” a mose” , nuk janë të sakta. Kur dikush ka rezerva ndaj një qendrimi të caktuar, zgjidhjen e jep historia e së kaluarës e deri në ditët tona. Nëse populli shqiptar do gjykohej nga një “imazh i caktuar” dhe që ju jeni përqëndruar tek besimi fetar, do të ndihmoj që ta kapërcesh këtë jo imazh : I small Kadare ka vite që na flet për një “shenjë” dhe e lidh me besimin mysliman, i cili sipas tij pengon ecjen tonë në BE, por vazhdon të mos bëj konvertim !!???. Sot jeni ju që e aludoni dhe nuk keni faj. E zëmë se imazhi është “shënja” e Kadaresë. E analizojmë: rreth viteve shtatëdhjetë (nuk e mbaj mënd vitin e saktë, sepse po bëj koment, pa u referuar datave) BE nuk do të na kishte ftuar të hynim pa kushte dhe përpara shumë vendeve të tjera, pra edhe përpara Greqisë, që sot na vë kushte. E dyta ne na kanë përkrahur dhe na përkrahin si SHBA dhe BE-ja, sidomos këto afro tre dekadat e fundit. Na vendosin detyra shtëpie dhe kur ne afrohemi drejt përmbushjes së detyrave, na dalin liderët politike dhe na i përmbysin të gjitha. Ju i dini këto, një here i përmbys opozita dhe pozita ja hedh fajin asaj. Kur opozita kalon në pozitë, opozita e re merr hakun ndaj ish opozitës dhe përmbys gjithçka. Besoj e kupton se ç’ farë dua të them. Ju e kuptoni, se jeni si ne tepsi dhe në bakllava, por po e them për ne, fakirët 90-shi i këtij vendi. Alfredo, nuk na pengon BE-ja, por nuk doni ju politikanët e djathtë dhe të majtë. Jeni ju që sa afrohet ” pranimi” na tregoni kushtetutën, na ngrini zërin e urrejtjes ndaj krahëve të kundërt politikë, sepse doni pushtetin që të veprihet siç është bërë 27 vjet rrjesht.
    Prandaj uluni analizoni mirë veprimet politike dhe mos na hidhni shashka për të huajt. Janë ata që po bëjnë maksimumin që ta shpëtojnë këtë vend dhe popull nga oktapodhët politikë.
    U zgjata, por prap ka shumë për të folur e shkruar.
    Strugan2

    1. albaniafirst says:

      Srtugani2-me sa kuptoj, juve u a veni fajin politikes shqiptare per mos pranimin e vendit tone ne BE. Pa dashur te zvogeloj impaktin negativ te politikes shqiptare te te dy kraheve, nuk besoj se ke kjo eshte aresyeja kryesore qe nuk na pranojne ne BE.
      Ajo qe zoti Peza permend shkarazi ne perkufizimin e BE-se si “komunitet i krishtere”, eshte baza dhe aresyeja e vertete qe Shqiperise i vendosen kushte pas kushtesh per anetaresim, ne nje kohe ku Ruamania dhe Bullgaria per shembull, u futen ne BE, pa plotesuar as gjysmen e kushteve qe Shqiperia ka plotesuar deri me sot. Serbia qe shkaktoi dy luftera ne ish Jugosllavi dhe Mali i Zi ku sundon hapur mafja e kontrabandes, kane marre ftesen dhe kane hapur negociatat me BE-ne,, pa plotesuar asnje nga kushtet qe i jane vene Shqiperise. Turqia beri per me shume se 25 vjet negociata me BE-ne dhe kurre nuk u pranua ne union dhe kjo per te vetmen aresye se eshte shtet mysliman. Ne te vertete, m.gj.s. ky perkufizim u hodh poshte me nje referendum, tregon se ne BE kane mbetur te njejtat paragjykime qe kane patur edhe ne 1913 kur benin pazar me trojet shqiptare. Ky mentalitet mbetet ne fakt nje pengese serjoze per shtetet qe nuk jane te krishtera apo te perziera si puna e jone. BE e di shume mire se shumica e popullsise shqiptare e ashtuquajtur “myslimane” as qe e vret mendjen per fene, por paragjykimi i tyre mbetet dhe deri me sot ka qene faktori percaktues ne politiken e diferencuar qe BE-ja ka bere e ben ndaj vendit tone. Ne fund te fundit, megjithese shqiptaret u sakrifikuan ne nje lufte te pabarabarte, teper te gjate dhe rraskapitese me fuqine me te madhe te kohes sic ishte Perandoria Turke, duke u bere nje mburoje per qyteterimin europian, nuk ka ne asnje nga popujt Europiane nje ndjenje te mirenjohjes qe sot, ne saje te ketyre shqiptareve qe perbuzin dhe paragjykojne, vazhdojne te ndjekin besimin e tyre te krishtere dhe flasin gjuhet e tyre amtare, pasi po te mos ishin keta “myslimanet” shqiptare, me shume gjasa, sot do ishin edhe ata myslimane dhe mbase do vazhdonin te kishin turqishten si gjuhe zyrtare. Rasti me i fresket eshte ai i Greqise, ku shume pak e dine ne ate vend se Greqia u be shtet ne saje te luftes se shqiptareve, pasi po te ishte per greket, do ishin edhe sot nen sundimin e Turqise.
      Lind pyetja se cfare duhet te bejme ne per tiu pergjigjur ketij diskriminimi te hapur te BE-se ndaj poppullit tone? Per mendimin tim, ne duhet ta harrojme BE-ne dhe te perpiqemi te lidhim aleanca duke vene ne plan te pare interesat kombetare. Kemi me shume se 27 vjet qe harxhojme energjite per ti bere qejfin nje aleance qe ka vete shume me teper probleme se sa kemi ne.
      Nje aleance me Turqine, Kinen dhe Rusine, pa hequr dore nga aleati yne natyral, SHBA-ja duhet te jete perparesi e politikes sone te jashtme. Le te fokusohemi ne forcimin e shtetit ligjor dhe te ekonomise sone, duke krijuar nje klime te favorshme per te terhequr sa me teper investime nga Kina, Rusia dhe Turqia. Nje Union qe mbahet ne kembe me patericat Gjermane si BE-ja nuk eshte e ardhmja jone. Nje tjeter aspekt duhet te jete edukimi i brezit te ri me ndjenja nacionale, jasht kornizave fetare me moton: Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
      Per mendimin tim, feja eshte dicka personale, por personalisht nuk e kuptoj se si mund qe te ndjekesh fene myslimane ne nje vend si Shqiperia. Ata qe deklarohen si “myslimane” te pakten te mos paraqiten si shqiptare, pasi myslimanizmi dhe ahqiptarizmi jane si nata me diten. Ketyre individeve do tu sugjeroja qe te lexonin historine e Shqiperise qe te kuptoje se si eshte futur feja myslimane nga pushtuesi turk, pastaj le te pyesin ndergjegjen e tyre, po qe se u ka mbetur ndopak, se si mund qe te ndiqet feja e pushtuesit qe e imponoi kete fe me forcen e shpates dhe me raprezaljet me te pergjakshme qe mund te mendohen. Le ta bejne kete apel te ndergjegjes se tyre, para se te ngrene prapanicen ne mes te sheshit qendror te Tiranes, para statujes se atij qe i luftoi deri ne vdekje pushtuesit turq dhe ti falen nje profeti qe nuk ishte profeti i te pareve te tyre.

  3. faro says:

    Te lumte Peza! Analize mese e sakte.

    1. Stela says:

      Nuk na duan se jemi myslymon vazhdoni lidhjet me turqin dhe me arabt

      1. ''tyrk elhamdylillah'' ose ''korrak''......... says:

        sa keq me qen………….korrak!

  4. Ne ne BE nuk dhkojme nje........ says:

    Shtrohet pyetja: Mire ata nuk na duan, por ne pse duhet ti duam? Ne fund te fundit cfare presim nga BE ne qofte se jemi te zotet te jetojme me punen tone ne vendin tone? Kjo te kujton pik per pike parullat e komunizmit: Te punojme qe te ndertojme socializmin dhe pastaj komunizmin! Por per ne NATO pse qenkemi te mire? Apo se dergojme me leket tona djemte tane ku ata hapin fronte lufte por vete nuk kane bythe te vene?
    Po te mbledhin mente politikanet tane (ose po tja u mbledhim) Shqiperija me 3 meleone banore e me te gjithe te mirat qe i ka falur Zoti behet vend i begate per nje kohe me te shkurter se pranimi ne BE dhe aleatet do ti zgjedhim simbas interesit te vendit dhe jo ata qe na diktojne te tjeret dhe pastaj na perbuzin pikerisht per kete.

  5. ta says:

    shqiptaret jane kriminele,edhe vendet e tjera kane kriminela,por nuk vrasin per nje telefon apo per sport apo une jam me i mire,eshte puna se ata vriten per hicmogje,nuk kane mates jete per shqiptaret jeta nuk vlen.

  6. Klaudio says:

    E para,kushtetuta,me sakte formulari i idese se bashkimit evropian e thote qarte” Bashkimi Evropian mbeshtetet ne dy shtylla( kembe).1-Mbeshtetet ne kulturen demokratike.2) Mbeshtetet ne kristianizem”.U votua nuk u votua,nuk ka rendesi,ata kete kane parasysh.
    Menyra sesi e shkruan apo prezanton Peza,eshte e pare nga kendi i gabuar.Nuk ka te bej myslimanizmi si fe,por si cfare perfaqeson.Peza eshte marre me idene e jo me perfaqesimin,dhe perfaqesimi eshte se myslimanizmi eshte emigrand ne evrope,ndaj dhe emigranti nuk do behet kurre vendalli.Si fe,perfaqeson mesjeten,jo ne kuran,por ne te perditshmen.Perfaqeson bakshishin e jo ndergjegjien,perfaqeson prapambetjen ne cdo aspekt.Gjermania,por sidomos franca,jane betuar per mbrojtjen e kristianizmit dhe nuk eshte se ndihen te sulmuara nga myslimanizmi shqiptar,por ne nje fare menyre duan te sigurohen ndermjet copezimit te shqiperise( ekonomikisht ta kontrollojne).Pasi te na copezojne,do na thone Bujrum.
    Persa i perket standarteve,lere o Peza lere se nuk plotesojme as 1% .Lere se jemi turp i botes e jo me i evropes.
    Ca standarte???Do hapen negociatat e ne nuk kemi asnje fshat te shqiperise qe ngrumbullon plerat.Ku i hedhni plerat? Ja atje tek proi.Ti thuash gjermanit apo francezit qe proi eshte gjetja,s’ do na fusin as ne jeten tjeter.Lereeee!!!
    Do zoti hapen e marrin disa fshatar demshperblime,do zoti e aplikon ndonje fshat per rindertim ” kulturor”…pa standartet i kemi otomanizem.

  7. faro says:

    Krahasimi me segregation-in ne Amerike, gjetje shume e goditut! Te lumte Peza!

  8. Tironci vjeter says:

    Shqiptaret duhet ta kuptojne me ne fund qe eshte idiotesi te vazhdojne te ndjekin “rrugen e antaresimit”! Europa nuk di ku eshte vete, e mbytur nga emigrante, vendet anetare urrejne te gjitha njera tjetren, dhe se bashku ndajne urrejtjen ndaj shqipove, per te cilet shohin thjesht burim emigrantesh dhe njerez te padobishem per shoqerite e tyre. Edhe sikur te na “pranonin”, a do ja vlente nje bashkim i tille, ne nje klime te tille?

    Me rendesi ka te mos kemi iluzione dhe ta shihim se pari veten, dhe te tjeret, ashtu sic jane. Te bejme perpjekje si gjithmone te ndihmojme veten, dhe te tjeret, me aq sa mundemi, dhe te ndertojme nje jete sa me te mire me ate qe na ka dhene zoti, token, ujin, klimen, vendin gjeografik me te mire ne bote! Te shohim nga vetja, te mesojme ti bejme gjerat bashke si komb, dhe jo te presim nga te tjeret! Ta kthejme kete situate ne favorin tone! Mbase kjo situate na ndihmon te gjejme zgjidhje me te favorshme per te ardhmen. Zvicra dhe Norvegjia kane aresye te binshme qe nuk duan te hyne ne EU.

  9. Epo kjo pune! says:

    nuk na katandisnin kokoshi nje thele me 1913, vazhdon e njejta mendesi por te na e rruajne sepse eshte bastadrim te gjykosh tjetrin nga feja per me teper qe ne mbrojtem krishterimin e ketyre qe digjnin njerez ne turra drush dikur dhe sot jemi ne mase ateiste.

  10. katarakti says:

    Shqiptaret jane te paret qe duan te hyjne ne BE. Europianet jane te paret qe nuk duan qe Shqiperia te hyje ne BE. Dhe arsyet jane te shumta. Kulturore, civilizimi, fetare, ekonomike etj etj. Por hyrja ne Europe u ka sherbyer ketyre politikaneve tane si dikur komunizmi u sherbente qeveritareve te dikurshem. iluzion per t’i nanurisur njerezit me endrra te bukura. Ja edhe pak dhe vjen lumturia edhe per ne. Zgjidhja eshte bashkimi kombetar dhe mbeshtetja ne forcat e veta. Ne burimet dhe asetet e brendshme. Te rifillojme te rindertojme ato qe shkaterruam gjate ketyre 27 vjeteve. Se pari te ringrejme nje shtet me rregulla dhe ligje te forta. Se dyti per te ringrejme ekonomine. Kepucet psh i kemi prodhuar ne vend qe para 50 vjetesh. Edhe tela bakri kemi eksportuar ngado. Po ashtu dhe plot mallra te tjera te konsumit te perditshem. Ne kete menyre njerezit do te punesohen dhe do te rritet mireqenia. Duhen nacionalizuar perseri te gjitha pasurite kombetare dhe vihen ne sherbim te buxhetit te shtetit. Kina ka refuzuar kohet e fundit perpunimin e qindra milione mbeturinave qe zbarkoheshin atje nga Europa. Nuk eshte çudi qe tani Europa t’i “binde” qeveritaret tane qe te pranojne perpunimin e ketyre plehrave, qe ata vete nuk i perpunojne dot!!!. Ne rast se do t’i lutemi Europes per te na pranuar, mendoj se do te perfundojme gjithmone e me keq. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. Dhe shqiptaret duhet ta nxjerrin vete veten e tyre nga balta dhe katrahura ku kane perfunduar. Nuk ka zgjidhje tjeter. Kur shqiptaret do te fillojne te respektojne vetveten, atehere edhe BE-ja do na vleresoje. Kur te mos kemi nevoje dhe te mos lutemi per BE-ne, do te jete ajo qe do na kerkoje qe te anetaresohemi.

  11. e says:

    imazhin qe vuajme kuptohet pasi integrohesh si emigrant ne perendim
    shqiptaret jane oportuniste, vetekonceptohen si qendra e botes dhe nuk kane aftesi te reflektojne se brendshmi.

  12. Jak Boston says:

    Shoku Peza ia ke fut si “kau peles ” dhe une refuzoj te manipulohem nga shkrimi juaj militantist partiak dhe manipulator, qe disa e kane pranuar pasi jane nga kategoria e atyre qe s’kane bere asgje ne jeten e tyre pa porosi (nga lart) nga partia.
    ” Imazhi i caktuar ” s’ka te beje aspak me fene, por ka te beje me klasen politike qe ka drejtuar dhe drejton Shqiperine gjate nje shekulli.
    Shqiperia ka mbi nje shekull qe ka shpallur shtet, por edhe sot nuk ka shtet.
    Ne Shqiperi kryetari eshte me i rendesishem se shteti, partia me e rendesishme se vendi, klani me i rendesishem se kombi etj. etj…. .
    Te mos flasim per institucionet qe ekzistojne vetem ne leter, pasi realisht nuk eksizistojne dhe nuk funksionojne si te tilla.
    Te mos flasim per qytetari dhe civilizim se ata qe jane te tille ne shpirt do te skuqen nga turpi, pasi nuk eshte civilizim rrembimi i prones se tjetrit apo shkelja e te drejtave te qytetarit nga c’do institucion shteteror perfshire edhe ata qe duhet t’a mbrojne qytetarin sic eshte policia, drejtesia ( gjykatat dhe prokurorite ), qe paguhen nga taksat e qytetareve dhe nuk iu sherbejne atyre sic e kerkon ligji.
    Shtet qe drejtohet dhe komandohet nga hajduto-kriminelo-tradhetare, qe shumica kane vjedhur dhe asnje nuk denohet. Vetem ne Chechenine e Putinit mund te gjesh nje realitet te krahasueshem.
    Shtetet e dala nga ish Jugosllavia jane me te konsoliduara si shtete se Shqiperia edhe pse u shkaterruan gjate lufterave te fundshekullit te kaluar.
    Shtet rrumpalle pa plan te sotem, as afatshkuter, as afatmesem dhe as afatgjate.
    Shtet qe iu ka rene ne qafe me shume se cdo pushtues qytetareve te vet dhe vendit te vet.
    Shtet qe mos qofte.
    Shoku Peza po i sherben shume mire partise dhe kryetarit tend me kete shkrim, pasi po mundohesh qe deshtimet e kryetarit te ripjelljes t’ia faturosh europianeve.
    A thua se europianet kane ndrojtje apo kane frike te na e thone se nuk iu duam. Aq sa c’paten frike para nje shekulli kur na copetuan si teritor.
    Shoku Peza ju jeni ne ate pozicion qe po peshtyte lart iu bie ne fytyre dhe po peshtyte poshte ne gjoks, prandaj dhe ju personalisht si ish bllokmen dhe ish deputet jeni pergjegjes per ” imazhin e caktuar “.
    Komunistet e flakte dje, demokrate te thekur sot dhe europiane te civilizuar neser vetem vemjet komuniste mund te transformohen keshtu ne siperfaqe pasi brendesia ngelet ajo qe ka qene dhe qe e la Shqiperine vend te botes se katert apo e thene ndryshe vend i pasur dhe i deshtuar. Ky eshte perkufizimi kuptimplote i ” imazhit te vecante ” te Zoterise Johannes Hann.
    Morrat e kuq qe kane uzurpuar cdo gje ne ate vend jane ” imazhi i caktuar ” qe flasin europianet dhe ne kete mori morrash pa fund njeri jeni dhe ju shoku Alfred Peza.

  13. Jak Boston says:

    Mero!
    Mocalet qe nuk e lene ujin te rrjedhe lirshem qelben.
    Censuruesit e tu qe nuk lene komentet te rrjedhin lirshem do te te qelbin gazeten ty ne radhe te pare, pasi mua nuk mi heqin dot mendimet e mija nga koka ime.
    Pershendetje nga USA.

  14. @autori says:

    BE eshte shprehur qarte: Denoni te korruptuarit dhe ndertoni shtetin ligjor qe te hyni ne Europe.
    Sofizmat e Alfred Pezes, nuk kane asnje lidhje me kushtet normale te vendosura per antaresimin.
    Prandaj, per sahanlepiresin e pushtetit te hajduteve, fajin e ka Europa qe nuk i le te vjedhin akoma..

    1. albaniafirst says:

      @autori-po Serbia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria qe edhe sot nuk kane shtet ligjor, perse u futen apo po negociojne per tu futur ne BE? A keni sy ne balle qe te shikoni se si na diskriminojne me standarte te dyfishta? A keni dinjitet ju partizanet e BE-se apo jo? Kesaj i thone qe ne se dikush te mbyll deren ne syrrat, ti perpiqu te hysh nga dritarja.

  15. Para Laci says:

    O Peza, nuk besoj se feja eshte arsyeja krysore qe akoma nuk jemi pjese e BE-se. Mund te mos pelqehet nga vendet anetare, por jo se kjo gje luan nje rol vendimtar. Realiteti eshte se ne jemi shume me mbrapa se vendet e tjera te ballkanit si Serbia dhe Mali i Zi, etj… Ne Gjermani jetojne mbi 5 milione myslimane – dicka te tille e tha edhe vete Merkel kur erdhi ne Tirane, kur ju pergjigj disa pyetjeve. Pra, feja nuk eshte problem/i (kryesor) sipas saj. Por nqs eshte kjo qe thua ti, atehere ajo genjeu.

    Ne fund te fundit, kush na e dha kete “imazh te caktuar”? Eshte reputacioni yne i keq qe kemi marr ne keto 27 vitet e fundit? Apo eshte nje imazh qe kemi marre nga komunizmi (duke qene populli me i izoluar ne bote…)? Une them se arsyeja kryesore eshte dyta. Sepse disa te huaj e kane thene edhe me pare nje gje te tille, qe shqiptaret akoma jane te lidhur me metalitetin e “vjeter” (dmth komunist). si per sh: Schmidt, etj… Izolimi I thelle ishte edhe arsyeja se nga te gjithe vendet e ish bllokut komunist, shqiptaret ishin te fundit qe u ngriten kunder atij regjimi. Kete gje e tha edhe fotografi Italian dje qe kishte hapur nje expozite me fotografite e viteve 91 – Qe shqiptaret shihnin se cfare po ndodhte ne vendet e tjera te lindjes vetem nepermjet televizionit italian. Pse edhe sot shqiptaret duan pune ne administrat shteterore? Sepse keshtu jemi mesuar… Me pune stable.

    Ne fund te fundit, ne shqiptaret I duam gjerat e thena troc. Atehere mesojme me mire dhe pergatitemi me mire. Edhe nqs jemi njerez me bisht, le te na thote Europa te heqim bishtin ne fillim pastaj behemi pjese e BE-se. Edhe Enveri e pergatiste popullin nganjeher: Vitin qe kaluam ishte nje vit I veshtire. Viti tjeter do jete akoma me I veshtire!

    1. albaniafirst says:

      Para Laci- Serbia me Mailin e Zi qenkan me para se sa Shqiperia? Ne cfare drejtimi qenkan ato para nesh? Sa per dijenine tende, si Serbia dhe Mai i Zi, nuk kane plotesuar asnje kusht qe kerkohet sipas kritereve te shpallura nga BE. Se pari, Serbia ka probleme me fqinjet, pasi nuk e njeh Kosoven. Ky eshte kriteri kryesor per nje shtet qe aderon anetaresim qe te zgjidhi problemet me fqinjet. Serbia dhe Mali i Zi, jane dy shtete me nje nivel kokrrupsioni, ku korrupsioni shqiptar, ne krahasim me te tyret, do dukej si ndershmeria sublime. Mali i Zi ka problemin me te madh me stimulimin e kontrabandes dhe pastrimit te parave.
      Po Maqedonia, a mos valle edhe ajo eshte me mire se sa ne?
      Me fal mik, por keto jane pallavra. Shembulli i Turqise qe zhvilloi tratativa dhe beri ndryshime legjislative per me shume se 25 vjet, pa u anetaresuar kurre, eshte teper kuptimplote. Se fundi, Turqia po rreshqet cdo dite e me teper drejt totalitarizmit. Me mire le ta harrojme BE-ne dhe te kerkojme alternativa te tjera.

  16. undefined says:

    Nuk eshte pune “imazhi” jo por eshte me thelle Europa nuk mund te “doje” nje dicka qe shkaterroj me VETEDIJE per te ndertuar dicka tjeter (te fabrikuar) per interesat e veta gjeopolitike nje Shqiperi ne BE e forte dhe e vetedijshme nuk eshte ne interesat e BE te pakten deri tani…….

  17. Eri says:

    Imazhi eshte problem por nuk eshte ky problemi kryesor. Demokracia ne Shqiperi pati fillim dhe vazhdimesi shume te veshtire…jo per faj te popullit shqiptar por pikerisht per faj te mbeshtetjes politike perendimore ndaj lidershipit te korruptuar ne velera dhe moral, se korrupsioni monetar eshte vetem ne simptome.

  18. @ says:

    undefined – per nga emri,
    undefined – per nga mendimet,
    undefined – per gramatiken e gjuhes shqipe.
    Deri sa te “percaktosh” vetvehten, me mire mos shkruaj fare…..

    1. undefined says:

      Nuk po vjen te ma rruash nje here nuk be keq b…q…300

  19. Realisti says:

    Qe BE nuk i do muslimanet, kjo dihet dhe madje eshte edhe e drejte, pasi sot ata jane nga me te prapambeturit si nga ana kulturore edhe nga mendesia (me perjashtime fatkeqesisht te rralla). Por BE nuk na do edhe per faktin se ne nuk dime e nuk duam te bejme shtet. Prandaj z. Peza duhet me pare te shohe nga vetja e pastaj te shkruaje. Nje njeri qe arrin te bleje asete te bankes nga perqindja e depozites (askund ne BE nuk eshte e mundshme kjo) duhet ta kuptoje mire pse-ne.

  20. Orteku i Fekenit says:

    O Fred !
    Kemi dale une dhe ti nga e njejta shkolle !!
    Konkluzionet e tua dhe pytjet qe hedh une i kuptoj duke pas parasysh qe ti jeton ne Tirane. Realiteti ne France Gjermani e Itali eshte pak ndryshe .Ne literatur kur ishin ne Mode librat me aventura paraqitej Shqipria si vend hajdutesh hec e tregoi gjermanve sot se Karl May nuk ka qene kurre ne Shqiperi dhe se Mirdita katolike e jo myslimane eshte. Librat e tij ishin shum popullor edhe sot organizohen festat e Karl May it ne Gjermani !Ky ka qene fillimi ata qe shkruanin mire per ne nuk i njeh njeri !! Karl Gegen dhe A.Moisiun nuk u realisuan si shqiptar edhe ata vete nuk i meshonin shum asaj shine! Ndryshe eshte me ballkanas te tjere nga vendet fqinj aktor shkrimtar sportiste gazetar studiues e theksonin prejardhjen e tyre dhe te paisur me ate qe ne i themi karizma ndihmuan per nje imazh tjeter per keto vende. Gjate luftes se dyte botrore dhe me pas nuk ishte me rastesi ,cdo gje u instucionalisua nga Anglo Amerikanet (me teper Anglia) Jugosllavia dhe Greqi e BS. Me negativet nga te gjith kane qene jugot qe perdornin te gjitha mjetet qe kishin ne disposicion nga gazetat deri tek sherbimi sekret. Si edhe sherbimi sekret? Po ne Vjene Mynih Berlin Milano Paris nuk kishte asnje aktivitet te paligjshem me perzirje te kosovarve qe jashte djenise se tyre! Keto djeni perdoreshin simbas situates politike shperndaheshin o direkt ne medjat ose ne Policite perkatese.Nepermjet turizmit dhe reklamave perkatese vlente si “schick”marka jugo ose greke behej me intersante cdo gje qe ka lidhje me kto vende ! C’lidhje ka kjo me ne dhe imazhin tone ? Ka ! Shkrimtar gazetar jane te interesuar te shesin sa me shum kopje, klikime shikime etj marrim nje shembull: Oliver Schmidt historiani i njohur!! E ben Skenderbeun madheshtor shqiptar librin e blejne vetem shqiptaret po themi 4 mil njerz. E ben pak serb pak turk pak grek le te themi pak ” jo shqiptar” ather rritet interesi shitet libri.
    Ne revistat Geo Geschihte trajtohet historia ne menyre te ” lehte ” per” turistet “pa pretenduar ndonje nivel te larte shkencor :Teuta hajdute ,Iliret fise barbare qe ose u romanisuan ose u sllavisuan Skenderbeu nje turk mysliman i kristjanisuar!Revista te tilla i gjen ne c’do kioske ose karburant dhe lexohen nga nje mase e madhe njerzish! Pa folur per shtypin lokal sidomos ne Italin e veriut,s’kalon jave qe nuk ka kronika per vjedhje vrasje e trafik droge!
    Opinioni sot i nje gjermani francesi apo hollandesi, belgu ose austriaku eshte;s’kemi nevoje per te tilla vende qe nuk paguajn po xhvasin buxhetin e BE se
    E vetmja arsye qe mund t’i shitet elektoratit europjan per pranimin e Shqiperise ne BE eshte PAQE ne Ballkan. Ne kete aspekt ka ndodhur edhe futja jone ne NATO qe u parapri nga shperberja e c’do strukture te ushtrise. Pa arme s’ben trasira. Diplomacia apo pozicioni strategjik s’luajti asnje lloj roli .QE do hyjme ne BE po shihet ne perpjekjet per te ndryshuar pra pikerisht kete imazh qe behen nga ana e disa politikaneve europjane .Shprehjet qe degjohen kohet e fundit ;Ka perparime ne demokraci,vend me bukuri te rralle ,ekonomi qe rritet shpejt etj etj Ama hec e fol me te djathtet ultra nacionaliste si Salvini,Strache,Wilders Le Pen ose Gauland ! Ktyre t’ju mbyllesh gojen eshte zor kjo i zgjat afatet ne pa fundsi
    Imazhin e rregullojme me ca vjet qetesi qe te vijne ca investore me nji kualifikim per kampionatin botror dhe me heqjen femrave me mini nga via Emilia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje