Negociatorët dhe shteti ynë i shtrembër

24 Shkurt 2018, 09:20Blog TEMA

Nga Myslim Pasha

Ditë më parë, lexuam në mediume se kryenegociatori i Marrëveshjes së parë Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë shkonte në një mission dhe detyrë të re, në UNESCO.

Domosdo, se lajmi jepej me nënkuptimin e ndjeshëm të këtyre ditëve. Nuk u ndjeva mirë, sepse gjitherë duhet menduar si për veten tënde, për familjen, karrierën në ndikimin tërësor vetjak dhe familjar, në mbresat psikologjike të pashlyeshme, krejt të natyrshme.

Negociatorët e sot e kësaj dite vijoijnë të thonë se “ kanë bërë negocime të paqme”  e po kështu ”ndjehen në paqe me veten e tyre”

“Kaq ditëm e kaq e bëmë!”

“S’kemi dhënë asnjë milimetër det!”

“U bazuam tek Vija e Mesme!” etj.

“Kaq e dita, kaq e thashë! Merre o Shtet i shtrëmbër se ta lashë! “

Me që ra fjala për kryenegociatorin, ai u shpreh tek UET para nëntë vjetësh (si ikin vitet!)  para opinionit studimor se: “Ne mund të duam shumë më tepër hapësirë detare, … po kaq na takoi…!”

 Ishte i veshur me të bardha…dhe vinte nga OKB-ja.

Po ku ishte ky shteti ynë i shtrëmbër i cili në paradigmën e tij të shformuar, i shtëmbëron edhe më keq nëpunësit e tij?

Grupi negociator e kreu detyrën!

Po ku ishte Oponenca e specializuar në dorë të një Institucioni të lartë për të Drejtën Detare Ndërkombëtare?

Ku ishte oponenca nga Instutucionet gjeohartografike kombëtare?

Ku ishte Oponenca e Institutit të Gjeoshkencave?

Këto institucione  duhej që ta merrnin në dorë, ta skanonin dhe filtronin Marrëveshjen në të gjithë lëndën e përmasat e saj, përpara se të shkonte tek ministri i Jashtëm për firmë.

Pastaj një MEMO për kryeministrin .

Pse jo dhe për Këshillin e Mbrojtjes!?

Ku ishte ky shteti ynë i shtrëmbër në këtë mission të lartë kombëtar kur ia la historisë një paçavure e një shkeleshko aq të turpshme, me mbresa të dyshimta jo vetëm në marrëdhëniet me Greqinë, por dhe për gjithë rajonin.

Ku ishte Shteti ynë i shtrëmbër !?

Prandaj kryenegociatori me brerje ndërgjegjeje në thellësinë e tij (edhe pse e ka gjykuar Gjykata Kushtetuese) ndofta vuan përmendjen e tij në mediume, kur ai ndodhet në ngjitjen e tij të karjerës diplomatike.

Ku është ky shteti ynë i shtrëmbur!? (TemA)

6 komente në “Negociatorët dhe shteti ynë i shtrembër”

  1. alex says:

    I madhi dhe patrioti Myslim Pasha ,shteti shqiptare ka rene ne duart e njerezve te shitur moti te greku dhe tash eshte momenti me i favorshem per ti sherbyer Greqise.Fshati qe duket nuk do kallaus thote populli.Shqiperia ne keta vitet e fundit eshte udhehequr nga dy kryeministra njeri pro serbe dhe tjetri tash grek,cka mude te presein shqiptaret nga keta.

  2. tung tung says:

    Ore Pasha, ku e di Ti se per ke punon Feriti apo Ferhati, dhe pse shkon ne unesko ? Mbase pergatitet si ushtar besnik I Partise dhe Enverit! Populli eshte I shtrember, Jo shteti.

  3. Flm says:

    A nuk ishe ti Ai, qe te tjera thoshje dhe te tjera thua, ????
    Ishit ju qe vonua negociatat per interesa te Turkut, megjithe se kjo i kushtoj shume edhe Shqiperis, ishe ti ai qe shpifi dhe u rriten tensionet me Greqin.
    …..
    Ja pra kush na beri lemsh dhe kush po shtremberon shtetin dhe Kombin, jeni ju gjoja “patriotat”, qe nuk jeni gje tjeter vec se sherbetor te Turkut, gjysma militant te Gjylenit dhe gjysma te Erdoganit.

    1. Maelga says:

      He pra o Flm, fol.
      E ke gjetur sakte fare. Gjysmat te Gylenit e gjysmat te Erdoganit.
      Ky i fundit urdheron ke te lene e ke te heqin.
      Pastaj ua ka fajin Greqia.

  4. vaso says:

    Ju patrioti i madh,c’do te thote “paradigma”,se shqip nuk eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje