Nga Mira Kazhani
Mbrëmë u gjenda në një pritje të Ambasadës Suedeze. Kam, zakonisht, një raport të mbrapshtë me pritjet, duke i parë si të mërzitshme, “boring”, por sot, një burrë i mençur, që veproi si magnet në Sallën Antigonea të Rogner-it, Carl Bildt, më kthjelloi sesa qesharakë jemi kur themi: nuk i duam këto pritjet e mërzitshme, a thua se ne kemi gjëra më të mëdha për të bërë jashtë Rogner-it.
Prodhues titujsh të mërzitshëm, sherre të bukura për një atdhe të mërzitshëm e kështu me radhë, nga i madh e i vogël, gazetarë a politikanë, po deshët edhe agronomë! Carl Bildt binte në sy.
Edhe sikur Lut Dervishi të mos ma tregonte me gisht, do ta njihte çdokush. E kishte ende çehren e një ish-kryeministri të suksesshëm. I lartë, thinjosh, i plotë dhe 69-vjeç, i lumtur në martesën e katërt. Suedez, që ka pasion për t’u martuar katër herë, mendojeni vetë çfarë adrenaline për jetën! Kur mori fjalën, forcohej bindja se karizma dhe mençuria duan kohën e vet.
“Kam ardhur në Shqipëri shumë, shumë kohë më parë, e mbaj mend aq sa nuk mbahet mend, – tha Carl Bildt me humor, duke kujtuar vetëm se ai ishte kryeministër në vitin 1995, kur Suedia u anëtarësua në BE. Pas 25 vitesh e ca më shumë, unë mendoj, – tha ai,- se bota është një vend edhe më problematik, shumë më problematik.
Sigurisht, ai kujtonte mirë të vetmen linjë Tiranë – Bologna, një avion i vetëm kukudh, që prektë tokën ose shkëputej prej Shqipërisë së izoluar. Sot ka shumë të tillë, uturime dhe avionë, dhe vendi po bëhet gati për t ‘iu bashkuar një ditë BE-së, bashkë me avionët e vegjël, që presin çdo ditë tek “Nënë Tereza”.
Bildt ka hyrë një djalë i ri në politikë. Është një gurë e respektuar në vendin e tij dhe sot është një nga ata burrat që i jep mend Brukselit në politikën e jashtme. Edhe atë, si çdo politikan, e kanë kapur rrebeshe rrugës, me Gazprom rus apo me Wikileaks, por këto janë punët e tij, në vendin e tij.
Ai ishte një burrë i mençur dhe elegant dhe do doja që të kishim pasur fatin që Berisha ynë, që është pothuaj moshatar, sot të mos ishte burri i qytetarit dixhital, i lajmësit me video e statuse pa kripë në Facebook. Pata një dëshirë që ne të tjerët t’i jepnim mundësi Berisha tonë të iste në këto auditore, të sillej si eksperienca e mençur që ecën mbi dy këmbë, si një kuran a bibël lëvizëse.
Si një burrë i mençur të cilit historia i doli në rrugë dhe sot ka ose militantë nostalgjikë ose njerëz që tallen me të. Është për të ardhur keq! Në kapilarët e politikës tonë ka ujë të njelmët. Ose janë të shtirur krejt, roje të milionave të tyre, ose sillen si shtetarë dhe pastaj pinë kafe me Çimin dhe Fahriun, ose janë oratorë me imagjinatë të madhe, ose si Berisha që e çuam dëm, ose janë të mërzitshëm si pritjet. Ja, pra, Carl Bildt, me gjithë hallet që mund të ketë pasur në rrugën e tij, kishte diçka, ston e një politikani që ne ende nuk e kemi mes nesh, si shenjë e dështimit të përbashkët! Ndoshta se nuk e prodhojmë dot, sepse edhe politikanët njerëz janë dhe ngjajnë me shoqërinë e ty.
Kjo vdes per nji çik kare ne bythe
Paka folur kot ky “burri i mençur Bildt ” ?!
Asgje te mencur prej tij nuk na solli Kazani . Me sa duket i ruan per vehte …
Kjo zoçka nuk e di se Carl Bildti eshte kundra-shqiptar i regjur dhe vetem ka perkrahur serbet ne krimet e tyre ne ish-Jugosllavi dhe Kosove.
Natyrish qe Carl Bildt eshte i tille – burre i mencur, karizmatik….. Ai eshte pasardhes i disa brezave familjare te shkolluar. Eshte edukuar ne nje sistem edukumi te niveleve me te larta boteror, eshte rritur ne ambiente familiar e social nga me te perparuarat e zhvilluar ne bote, ka lexuar male me libra, materiale shkencore etj. Salihi zbriti nga bjeshket e thella te Tropojes, eshte pasardhes i nje familje cobane, ka jetuar ne nje ambjet familjar e social per tu vajtuar, ka lexuar disa libra e materiale te vjeteruara, sot rri gjithe diten ne facebook e merret me thashethe.
“I lumtur me martesen e katert”???!!! Po sikur “burri i mencur” eshte martuar vetem tre here dhe me te treten (Anna Maria Corazza) qe prej vitit 1998 vazhdojne jeten bashkeshortore!
Po meqenese na thua se martesat e tij te shumta “tregojne” dhe adrenalinen e Bildt, atehere cfare te themi per adrenalinen e politikaneve shqiptare qe “mbajne mbi supe” jo vetem grate e tyre, por edhe disa dashnore njekohesisht???!!! Si the Mirela? “Burra jo vetem te mencur, por edhe te zotet”??!!
Eh, cfare idiotizma do te lexojme akoma!!!!!
Mira Kazani….vdes per pak suedez???!!!Bibe e pagdhendur.Beson shume se di ca gjera.Sidomos kur fut ndonje fjale anglisht.Karl Bild nuk duket gjekundi ne kete shkrim pa pike inteligjence.Nese ne duam dicka per jeten e tije mund te klikojme dhe hopa e gjejme.Ti cfar di ti me shume per te.Dhe pse qenka aq I mencem per nje shqiptare te metropolit,qe shikohet ne pasqyre para se te hedhe ca rradhe idiote.
Po, e arsyeshme dhe me vend që ka thënë që nuk ka dicka më të rëndësishme se vetë puna.
I mencur?…, pse ka thënë këtë, nuk e di.
Mira, kemi të bëjm me kultura të ndryshme e jo mencuri. Êshtë veti e suedezëve të presin,kan durim mirëpo edhe kjo veti po ndryshon në Suedi (ardhja e shumë të huajve) e ky i takon gjeneratës së vjetër.
Bildt nuk është aspak i pëlqyeshëm për suedezët, përkundrazi i neveritshëm, me fjalime të gjata etj. Në fillim të karrierës ka qenë i adhurueshëm për shkak të moshës së re që ka pas kur është inkuadru në politikë dhe replikave që i bënte Palmes. Por Palme e social demokratët e bon përsheshë atë dhe opozitën e djathtë.
Një ndër kryeministrat më të dështuar që ka pas e djathta. Mu për këtë filloi të mirret me politikë të jashtme. Nuk ka qen i pëlqyer nga amerikanët si ndërmjetsues në Ballkan, e sidomos kur ka qen në pyetje Kosova. Sa për ta , me fjalë tjera dhe shkurtë, Kosova do ishte nën sundimin sllavë po edhe gjysma e Shqipëris, aq gjentellman që është ose më mirë të themi: “ish” ndaj sidomos serbëve.
Në përkujtimin e masakrës së 8 000 boshnjakëve ky merr karrigën dhe vendoset në vij të parë. Duke harruar që në kohën e masakrës ka qen vet ai përfaqsues-ndërmjetsues i KB. Por largohet nga organizatorët pas protestave të të afërmeve të viktimave për prezencën e tij.
Suedia ka shumë diplomat që kan kontribu mbrenda KB me te cilët mburren suedezët, me të drejtë, Dag Hammarskjöld, Jan Eliasson, Folke Bernadotte etj po edhe Olof Palme edhe pse ky i fundit nuk ka punu për KB.
Carl Bildt edhe në planin e jashtëm nuk do të kujtohet në Suedi për dicka të vecant. Por ne shqipëtarët, le të bëhemi të mirësjelltë dhe të arsyeshëm dhe ti japim epitetin e një diplomati “sy kaltër”!!!!.