Nga Armand Shkullaku
Gazetari Mustafa Nano, në emisionin e tij më të ri “Provokacija” në AbcNews, kishte zgjedhur ta pyeste kryeministrin Rama për paraqitjen e tij të herë pas hershme me disa veshje atipike në vend të kostumit formal të kreut të një qeverie. Nano tentoi të penetronte në botën e brendshme të Edi Ramës, për të kuptuar filozofinë e kësaj peference të kryeministrit, konceptin estetik apo mesazhin politik, në fund të fundit për të zbuluar nëse ky stil i pazakontë është një zgjedhje që respekton bindjet e tij apo një nevojë për të thithur vëmendje me çdo kusht, në pamundësi për ta arritur atë në një mënyrë tjetër.
As Nano dhe as shikuesit nuk morën ndonjë përgjigje në 35 minuta që zgjati biseda.
Nëse ka një mënyrë për të kuptuar botën e brendshme të një politikani, formimin e tij, gjërat fondamentale tek të cilat beson dhe parimet mbi të cilat e ka ngritur jetën e tij në përgjithësi dhe jo thjesht në politikë, është një intervistë e lirë, intime, pa lidhje me aktualitetin e ditës apo me një temë të caktuar.
Këtë kërkoi të arrinte dhe Muç Nano dhe rezultati ishte katastrofik. Përballë tij ishte një Edi Ramë thuajse bosh, me një fjalor të varfër, me ca rrëfime bajate dhe krahasime pangjyrë, pa ngjallur asnjë emocion dhe pa zbuluar asgjë nga bota e tij e brendshme, nëse vërtet e ka një të tillë. I detyruar të mos fliste për arritjet e qeverisë e për karrierën e tij politike, i privuar nga komentet për kundërshtarët ku spikat retorika e tij stigmatizuese, Rama ishte një peshk që përpëlitej në cektësinë e mendimit të tij. Në pamundësi për të replikuar në stilin cic- mic me intervistuesin, i zhveshur nga opsioni i batutave dhe nga hapësira për të bërë propagandë, kryeministri rrezatoi zvetënimin që ka pësuar si intelektual qysh prej kohës kur iu dha pasionit për pushtet.
Në “Provokacija”, Edi Rama u ftua të fliste për Edi Ramën, si individ, për një temë të caktuar, zgjedhjen e veshjeve të tij, që jo pak herë kanë bërë lajm. Ai nuk mundi dot t’i japë një kuptim zgjedhjes së tij. Shpjegimet ishin befasuese. Të gjitha të kapura në ngërçin mes mohimit të efektit showbiz të kësaj zgjedhjeje dhe varfërisë së argumentave për ta përcjellë atë si një nevojë të brendshme për t’u shprehur.
Në samitin e Triestes dhe në takimin me presidentin Makron, u vesha me atletete se ishte vapë dhe më kishte vrarë këpuca- tha Rama, i pyetur për adidaset e famshme me të cilat tërhoqi vëmendjen e të ftuarve europianë. Pra nuk ishte zgjedhje, por një nevojë fizike për shkak të këmbës së lënduar. Mirëpo në samitin tjetër të Malit të Zi, gjithashtu u shfaq me atlete. Në Bruksel, në krah të Mogerinit, po ashtu. Kryeministri vërtet e ka të madh numrin e këmbës, por të mëdhaja i ka dhe mundësitë për të gjetur këpucët që nuk e shtërngojnë.
E megjithatë, i tunduar edhe nga dëshira për të treguar se është i veçantë, kryeministri nuk deshi ta lërë Muç Nanon vetëm me impresionin e “këpucës së Hirushes” dhe u rrek të ndërtojë një ligjëratë që pamja e tij e jashtme ishte edhe një lloj zgjedhje e qëllimshme. I pasigurtë për këtë, Rama nuk thurri dot një fabul mbi të cilën të mbështetej kjo zgjedhje, fjala vjen sfidën e artistit për të thyer kornizën e politikanit, shprehjen e një mesazhi të caktuar, apo nevojën për të provokuar një sistem, gjithnjë e më burokratik, të paktën nëpërmjet veshjes. Asgjë nga këto. Por vetëm një arsyetim delirant se shpesh kthesat e mëdha, edhe në modë, ndodhin edhe aksidentalisht, duke lënë të nënkuptohej se aksidenti i tij me këpucën mund të shndërrohej në një trend global të politikanëve që veshin atlete dhe kostum zyrtar. Në fakt deri më sot, ky trend ka prekur vetëm Ed Shalsin që u shfaq në sallën e parlamentit me tuta me kapuç, direkt e nga palestra.
Dikur, shpjegimi i tij për arsyet e zhveshjes ka qenë ku e ku më lart se sa ky për stilin e veshjes. Sepse nëse atëherë kishte qenë vërtet një zgjedhje e tij e brendshme, tani është thjesht nevoja e një politikani për të bërë lajm showbizi, kur nuk prodhon dot lajme të vërteta. Dhe e gjithë intervista e Ramës ishte nën shenjën e këtij fataliteti. Edhe kur tregoi për një film mbi historinë e Çërçillit, edhe kur foli për Angela Merkelin si një politikan province që adhuron thjeshtësinë e të plotfuqishmit, edhe kur rrëfeu për garderobën e tij të dikurshme që e krahasoi me dhomën e një të vdekuri. Madje edhe kur zbuloi se kishte një “lidhje speciale” me Nolin e Konicën dhe, sikur të mos ishte po ky që shan paraardhësin nga pas shpine, deklaroi se retorika dhe stili i lartë janë cilësitë e tij, të frymëzuara nga dy mendimtarët, që ai i shpalos edhe në një ambient të ndotur si Kuvendi.
Edi Rama nuk bën për intervista të tilla, si ajo e një dite më parë me Mustafa Nanon. Ai nuk e rrëfen dot veten për sa kohë që nuk e ka ndërtuar atë mbi parime të cilave u qëndron deri në fund. Rama mund të shkëlqejë në replika, në batuta të momentit, në barsaleta apo qesëndisje të kundërshtarëve, por jo kur duhet të flasë në vetë të parë. Sepse në këtë rast nuk mjafton të dish të rrëfesh, por edhe të jesh dhe të besosh. Dhe që prej kohës kur vendosi t’i hyjë rrugës së pushtetit, Edi Rama ka ndërruar bindje, ideologji, parime, miq, shokë, partnerë, veshje dhe këpucë, vetëm në funksion të këtij pushteti dhe jo të bindjeve dhe shijeve të tij. Ai i ka humbur prej vitesh ato. Ishte më mirë kur zhvishej se sa tani që përpiqet të gjejë një veshje për të mbuluar mungesat e tij.(Lapsi.al)
Ik o Mando, se as nuk na gajase dot me keto budallalleqe te tua te pafund.
Edi Rama bënte mirë të fliste dhe Muçi ta pyeste për ekonominë, se kur do të rriten rrogat, sa do të rriten, kur do të afrohemi me të ardhura me vendin më të vafër të BE-së , kur do të rriten pensionet, kur do të ndalojmë së bleri energji , kur do të zhvillohet industria prodhuese, kur do të mbarojë rruga e elbasanit, kur do të mbyllë bypasin e fierit , kur do të ndalojë së bëri Shqipërinë bastionin e Turqisë në Ballkan.
Le të kujtojmë se Sali Berisha “maloku” siç disa e shajnë me qejf , premtoi se do të dyfishonte rrogat dhe e bëri, premtoi se do të bënte rrugë dhe i bëri, premtoi se do të ndërtonte HEC-e dhe i bëri. Edi Rama 5 vite nuk ka bërë asgjë.
ket potologji psikopatike te edi rames ka pas edhe famoze presidentja e kosoves atifete jahjaga.
atifeten e pyesin gazetaret e tv zdf gherma,se ne kosove ka shume korrupciin e jo ghykata te drejtsis.atifetja ju pergjigjet,se kasova ka arrite ne sport dhe po shkon sporti mire,a gazetaret u shokuan,pse presidentja nuk kupton pytjen,se nuk eshte fjala per sporte,por per hajduta ne qeveri.
edhe edi rama ka te njejtin syndrom,ku nuk ju pergjigjet pytjeve,por fole per konicen e artista,reklamues mode.
Sa bukur e paske kuptuar kuptuar more Orangutang Shkullaku!!! Më kot nuk thonë se fytyra është pasqyrë e shpirtit që gjithësecili ka.
Hahaha merruni me kepucet e Edi Rames. Ne fund te fundit Edi Rama ka guxim te shkoje ne Champs Elise, Bruksel apo ne takime me politikane te larte te Europes me atlete. Po ti cfare ke bere ne jete qe te tregosh se ke guxim. Nuk e demtoni dot Edi Ramen me keto shkrime per te qare hallin. I gjithe 39 minuteshi i Muc Nanos ishte per te diskutuar per veshjen e atleteve dhe per ti thene KM se nuk me ben te ndjehem mire qe KM i vendit tim shkon ne takime te rendesishme me kepuce atlete. Ky sportist kryeminister i ka sjelle perfitime Shqiperise ate qe 50 vjet te komunizmit dhe 27 vjet te pas-komuinizmit nuk jua kane dhene dot Shqiperise ne lidhje me Europen, fqinjet dhe vete shqiptaret. Njeriut, populli yne ka thene, duhet ti shikosh punen dhe jo gunen. Pra, perse nuk diskuton per te mirat qe Edi Rama te ka sjelle edhe ty more shkul-haku. Je nje gazetar qe pjerdh cdo dite dhe nuk te rreh apo burgos njeri. Po te guxoje zotrote tja beje kete Berishes do te ishe sot i kthyer ne skelet ne ndonje kanal. Por jo vetem qe nuk e kritikon Berishen por ke zgjedhur edhe ta mbeshtetesh me shkrimet e tua te shpifura. Mos u lodhni kot. Edi Ramen e do populli shqiptar pertej te gjitha kufijve sepse ai po punon per te gjithe ne, edhe ju gazanin e qelbur perfshire brenda.
O shkurdhak…ik mor trap…shko rruaju se dukesh di taleban…pastaj na derdellis per Edi Ramen…mustafa nano tregoi qe vjen nga skrapari dh eshte mendje ngushte. Rama ndryshon nha ju sepse ai thyen tabute. Shko rruaju shko….pastaj leh e lesho jarge kunder Rames sepzr da me shume lehni ju t kazanit aq me mir i behet Edit.
Je nje gazetar i vertet dhe shume realist zoti Armando – jam nje kosovar the kie respektin maximal nga gjithe opinioni publik nga kosova dhe shqipria- nje gje qe se ka Mero Gelbaza dhe Lorenc Vangjeli se ata jan dy bythlepires dhe dy bythqir te vjerrur te koqet e Edi rames dhe kurves Lali Eri..
Ik or trap, ku e kie ti te drejten te flasesh ne emer te gjithe opinionit publik.
Artikull që s’thotë asgjë veçse stërhollon gjuhën e mllefit, mbushur me fjalë emocionale pa pikën e arsyes së ftohtë.
Edi Rama mund të ketë boshllëqe në formin, por këto janë të panevojshme kur bëhet fjalë per aftësitë drejtuese që duan cilësi të tjera si guximi, këmbëngulja dhe mbi të gjitha pamposhtja në eksrem. Ai këto i ka me pash.
Ky(d.m.th. A SH)ka kohë që bën “opozitarin” me Ramën por statura e tij është lilipute karshi tij.
Një këshillë për artikull shkruasin.
Mbete katunar Pogradeci, Bled Fevziu ka bërë miliona, ti ri e meru me fjalë në erë.
Po nuk bëhet rigoni lis.
Mahnia per te hedhur balte mbi Ramen tashme ka harritur ne nje pike qe eshte bere teper e merzitshme dhe per me teper qe kjo propagande kryesisht zhvillohet nga provinciale te tipit Shkullakjan apo QimPekjan te cilet nen kompleksin e inferioritetit qe vuajne kane 10 vite qe bejne analiza “filozofike” per breket dhe at atletet e you.
Metro, jam lexues i rregullt i gazetes tende dhe siqerisht do te lutesha te mos i botoje keta sharlatane te vetquajtur analiste.
Qaji hallin kaloresit… se I varen topat Kalit I thone kesaj qe ke zhgaravitur ti !
Edi Rama eshte i nivelit ONE ne publicistike dhe komunikim, ndaj tall sumen me JU te Kazanit Mediatik, qe jo shume vone do kaloni ne “Interviste” perpara BKH pa perjashtim. Pastaj do kerkoni vetem rrugë per te shpetuar apo “ikur”, nese do arrini…
O Shullak,Edi vishet ashtu siÇ e tha vete se si ja do qefi,por me nje ndryshim se ai i ka te pastra rrobat ,kurse ti si do te vishesh po zhuls mbetesh nga koka tek kembet. Lahu a derzi se uke ka boll,te vjen era perrÇ dy ore larg.
Shkullaku si shkulani,kapet per secilen fjale a shprehje qe ai e konsideron se e demton Ramen sepse Rama per te eshte fiksim i cili i paraqitet edhe ne enderr duke mos e lene te qete.Ka kohe qe vleresimet e sojit te shkullakeve si Lubonja,Bushati, A. Hoxha,,Qim Peka,Y.Rakipi, e fundrrinat e kazanit si keta nuk kane asnje ndikim ne imazhin e Rames,perkundrazi shqiptaret i lexojne ende pa fole keta kazamxhi dhe kritikat e akuzat e tyre jane vetem poena pozitiv tek elektorati.Madje shkrimet e tyre nuk e kane as efektin e pickimin e mizes ne bythe te luanit.Kjo eshte edhe arsye se shkulani perdore emisionin e Mucit me shprese se kjo do te beje ndonje efekt.Sa i mjere eshte Shkullaku karshi Rames i cili tallet me kete nazibet gazetari si me nje femije.Soji i shkulanave sot eshte vertete ne depresion nga se ne taborrin e te preferuarve te tyre kane ngele vetem preverz seksual,debile e disa pleq kengen e te cileve shqiptaret e kane mesuar permendsh dhe i jane bere monoton edhe vetevetes.Kane ngele pa alternative me nje opozite pa jete e dorezuar ende pa filluar beteja.Shkullaku edhe ne debate flete sa per tre e nuk thote asgje,fjalimet e tija jane te gjata anemike dhe nuk kane fillim as epilog me sa ky shkrimi ku perpiqet te perdore emisionin e huaj i cili as qe ka qellim ta atakoje as degradoje Ramen.Shkulanet sot kane mbete si puplat ne ere nuk kane argumente as baze se lere ma alternative.Te preferuarit e tyre edhe ne mbedhjet e Kuvendit ne temat me te nxehta merren me perverizetete seksuale .Merrne me mend kush ka ngele ne PD e LSI sot. Salianjet,kleviset,shehajt, monika me qizme ,vasillaqet e manjanet nuk din njeriu kend te qaje me pare.Me kete opozite Rama mund te mbane pushtetin edhe shtate mandate dhe mund te fitoje zgjedhjet edhe duke lozur baskeboll.Ruajau Shkullaku se po pelcet nga marazi.
Mandi ke vite qe e shan edin dhe ne opozite dhe ne qeveri. Sepse je pjese e oborit te sales. Ky eshte dhe parimi jot dhe logjika jote shkon ne kete drejtim. Dukesh i acaruar se e shef qe rama po ecen me para. Kur drejtimi ta udhezon logjiken athere logjika behet logjike kazani
Rama ka dale zhveshur,atehere kur ti me disa te tjere nuk kishit cfare te vishnit,po tani ju zhveshi te gjithe ju te sojit tuaj dhe po tall b….,se di mire sa ju vlen lekura dhe ti me shoke dhe 1000 vjet te rroni nuk e beni vezen e tij,dakort baftjar
Ti more gomar k-analist, kujton se Rama beri lapsus ne ate qe deklaroi? Jo, mor jo, ai ishte dhe eshte plotesisht koshient per te. Le ta lexojne si te duan, qofshin keta popull,apo dipllomat, apo gomare si puna jote.
Nje shkrim i klasit te larte persa i perket MEDIOKRITETIT i shkruajtur nga nje gazetar (te me falni por hera e pare qe j’a degjoj emrin) i klasit te pare persa i perket INJORANCES. Ju premtoj qe ky, ANAL-ISTI Armand Shllaku, ne shkrimin e rradhes nuk do shkruaj per CISMEN kurves se LSI-se por per te metat e VAGINES se KaraMonikes dhe dimensionet CARISTE ne km-tra qe Mona ka ngrene……