Meta ka të drejtë, deti nuk është tepsia e Ramës

20 Shkurt 2018, 15:04Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Sado mendim negativ të mund të kesh për karrierën politike të Ilir Metës, nuk mund të mos i jashpësh të drejtë presidentit aktual për qëndrimin që po mban për marëveshjen me Greqinë. Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke dhe ka bërë thirrje për “transparencë të plotë”. Më parë, ai ka botuar në media edhe një letër në të cilën ka kërkuar më shumë informacion për njerëzit që do të negociojnë, për metodën që do të ndjekin dhe për objektin që do të marrin në shqyrtim.

Pra me qëndrimin e tij publik, presidenti ka marrë anë në një debat që po zhvillohet prej ditësh.

Nga njëri krah është pala e qeverisë që ka hedhur në treg disa argumenta. Sipas tyre presidenti nuk duhet të japë plotfuqishmëri, por vetëm autorizimin për të. Sipas tyre presidenti do të ketë më pas edhe mundësi të tjera për t’a kontrolluar procesin. Sipas tyre Ilir Meta, si një kafshë e vërtetë politike, po kërkon më shumë protagonizëm personal në këtë çështje të rëndësishme.

Prandaj pretendojnë ata, Meta, duhet të firmosë mbi një letër të bardhë dhe të mos e prishë festën e pajtimit për të cilën kanë rënë dakord që më parë Rama dhe Tsipras.

Në krahun tjetër, Ilir Meta mbështetet tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e cila i jep një rol kryesor Presidenti të Republikës gjatë negociatave ndërkombëtare.

Pra, pavarësisht vjegzave ligjore apo kushtetuese ku kapen, pavarësisht se bazohen në vendime gjykate apo në ligje të votuara gjatë pushtetit të socialistëve, palët ndahen mes dy konceptesh më të mëdha.

Krahu i qeverisë thotë: na jepni lejen, ne, një grushti të mbyllur dhe okult njerëzish, të pa njohur për publikun, të vendosim si do të ndajmë kufirin e 3 milion shqiptarëve.

Krahu i presidencës kërkon kontroll, besueshmëri, transparencë dhe integritet të njerzve që do të negociojnë.

Në planin historik Ilir Meta ka të drejtë. Po t’i kthehemi së shkuarës së afërt, marëveshjes Berisha – Karamanlis për detin, nga ajo kemi nxjerrë një konkluzion të madh. Në negociatat që zhvillohen pa kontroll dhe në fshehtësi, mund të gabohet. Tashmë dëshmitë janë të qarta. Kabllogramet e ambasadës Amerikane dërguar Uashingtonit na e kanë dëshmuar se ato u zhvilluan nën presionin e Athinës për të penguar integrimin e Shqipërisë. Vëtë negociatorët kanë denoncuar (shiko Wikileaks poshtë) para diplomatëve perendimorë se ata ishin të dënuar t’i kryenin bidesdimet në fshehtësi nga fuqitë e mëdha. Po ata, kanë dëshmuar se pala shqiptare zbatonte e bindur ato që kërkonte Athina.

Pra, do të mjaftonte kjo eksperiencë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos e lënë këtë proces si monopol të një grushti të ngushtë njerëzish.

Le të jemi të qartë, as Sali Berisha nuk është ai tradhëtari që vizatojnë disa, dhe që kishte si qëllim t’i shiste ujrat tona Greqisë. Natyrisht, as për Edi Ramën nuk mund të mendohet e njëjta gjë.

Por, në fund të fundit, ata janë politikanë, që veprojnë sipas interesave afatshkurtra dhe manovrave që u japin efekte të menjëhershme, prandaj ligji dhe kushtetuta ka parashikauar që ata të jenë të kontrollueshëm, kur nënshkruajnë marëveshje ndërkombëtare me efekte dhjetra apo më shumë vjeçare.

Pikërisht në këtë kontrollueshmëri dhe transparencë dhe po këmbëngul Ilir Meta përballë logjikës së Edi Ramës që po përsërit rrefrenin e zgjedhjeve: “E dua tepsinë të tërën dhe i vetëm”.

Dhe këtu Meta ka të drejtë, sepse as deti dhe as kufijtë nuk janë si koncesionet, kullat apo inceneratorët që mund të lihen në mëshirën e tepsisë të një grykësi të pangopur. /Lapsi.al/

13 komente në “Meta ka të drejtë, deti nuk është tepsia e Ramës”

  1. santiago says:

    si kur te haje mut o Bushat do ishte me mire se sa te flisje

  2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Or And ,je me te vertet palo gazetar dhe bythlepires.
    Pyete Meten se ku ishe ai kur Berisha ja fali detin grekve??Pse nuk bzante fare??
    Qeveria e Rames nuk po ben pazare,por po negocion ne baze te dispozitave nderkombetare or tru peshk.qi e trupnove gjyshin tat, trimin Hysni Kapo.

  3. Ollga Toronto says:

    Shkrimi yt pacavure mbyllet kur thua: As Sali Berisha nuk eshte ai tradhtari qe kishte si qellim te shiste ujrat bla bla…Ne radhe te pare Saliu nuk shiti ujra (do ishte gjysma e te keqes se do merte ca pare),por i fali per mbeshtetje politike para zgjedhjeve,kjo eshte tradhti,jo sic thua ti o pacavur e bllokut,qe mbrone Ilir Bllokun.

  4. Sadri zemër Brahushi says:

    Na rrofsh tra… sepse je shumë larg realitetit. Shkruan sikur ke kularin në qafë. Pika buuurriiitë.
    Sadrazem

  5. Lili says:

    Felliqesire je o hale bushati.I paturp .Ptuu.

  6. pro says:

    -e verteta eshte se,greku na eshte bere si gozhda e nastradinit..sa me shume kalon koha,aq me shume zgjerohet gropa ku eshte ngulur..duke krijuar nje basen te ndyre manjetik ..mediat ,si supervizore te politikave aktuale ,nuk duhet t’i perçajne ne kampe,por t’i bashkojne intelektualet per interesa kombetare..e tha ,ky e tha ai eshte nje fraze pa kuptim ne popull.

  7. Bardhi Tolabi says:

    O karabush Bushati!
    A ke dijeni se,cili institucion ka fuqi me shume Legjislativi apo presidenti,gjithmone sipas Kushtetutes tone?
    Jemi ne nje Republike presidenciale apo parlamentare dhe cili eshte ndryshimi ne kete rast?
    Deputetet jane te zgjedhur prej popullit,ndersa qeveria dhe presidenti,jane te zgjedhur prej Parlamentit,i cili ka te drejte edhe ti shkarkoje ata,qeverine dhe presidentin…?
    A e di ti se,nje ligj apo nje marreveshje,e cila merr miratimin e parlamentit,edhe ne se nuk dekretohet nga presidenti,parlamenti me nje votim te dyte ja hedh “pushtetin” e tij “kontrollues” ne kosh te plehrave,duke i miratuar ato perfundimisht…?
    Kush e programon dhe ushtron politiken e jashtme,qeveria apo presidenti?
    Kush e mirraton kete politike te jashtme,parlamenti apo presidenti?
    Kush i njeh me mire specialistet negociatore,ministrite perkatese apo presidenti?
    Keshtu dhe per probleme te tjera.Pra,eshte parlamenti dhe komisionet e tij,qe ushtrojne kontrollin ndaj qeverise dhe ministrive te saj,njesoj dhe kontrollin per cdo marreveshje qe kryejne ministrite dhe qeveria.ndersa per honor i kerkohet autorizim presidentit te celsave te kashtes…
    Mbasi lexova pergjigjen me shkrim te presidences,mesova dhe dicka tjeter”Like floriri,nuk eshte vetem hajdut,por qenka dhe “mesues” sepse I tregon ministris te specializuar per negociata se,si duhet te bisedoje,cfare duhet te mbaje parasysh,si te jete transparente dhe si duhet ti marre doren per cdo gje presidentit edhe kur te pjerdhin negociatoret…
    Dhe se fundi,ne se eshte apo jo ne perputhje me Kushtetuten tone,eshte Gjykata Kushtetuese,si mbrojtese e Kushtetutes,e cila I vlereson apo e hedh poshte nje marreveshje,sikurse ndodhi me ate marreveshjen e perkrahur dhe nga ky presidenti,i cili gjithmone llogarite I ben per perfitime te tij personale.Ne kete rast kerkon te marre garanci nga Rama se,do I shpetoje vetingut,i cili eshte nisur per te arritur ne presidence.Ama kete rradhe Vetingu do te veje jo per ti marre aproimin por per ti vene hekurat…

  8. Fatos says:

    Tenton te hedhe hi syve ky palaco, kujton se te gjithe jane leshko. Per fat te mire more spurdhjak qe ushqehesh me intriga dhe percan publikun me gjoja “fakte” dhe fjale te stisura me gjysem te verteta, shume nga ky publik eshte i shkolluar dhe jeton jashte shtetit, edhe per fajin e vrromave si puna jote. te barazosh Saliun me ramen, apo dy qeverite eshte tentative e mirefillte manipulimi.

  9. mirel says:

    Me nje fjale o Andi e dhjeve ne fund.
    Interesat aftashkurtera jane tradheti kombetare. Sepse kombi nuk rron sot e per 10 vjet. Si Berisha dhe Ramiu jane tradhetare.
    Bindja dhe nenshtrimi ndaj cdo kerkese te pales greke as nuk mumd te konsiderohet si mbrojtje e interesave aftashkurtra. Nenshtrimi nuk hyn fare ne kategorizimin e politikave te ndersjellta, por ne kolonializem.
    Ndoshta nga simpatia qe ke per pleren Berisha nuk ta nxe goja te thuash tradheti, por tradheti me e ndyre eshte ti mbrosh te dy tradhetaret.
    Ne nje mendje jam me ty per Meten. Meta ka te drejten e refuzimit. Sidomos kur transparenca eshte zero dhe qeveria vepron si Zogu. Pa kontroll dhe me absolutizem

  10. Ohoooo says:

    E po Saliu e ka mbajt me krahe Smbushatin ,kur ishte kalama.,,I bente shurren nipi Hysniut Doktorit,ne koke me pare ,ndersa tani I takon tja pije shurren nipi I Hysniut Doktorit ,,,,

  11. petrit says:

    Brockulla Kazani , Presidenti jep Autorizim per Ministrin e Jashtem , Ministri jep Plotfuqishmeri per te ngritur Grupin e negocimit per fillimin e negociatave teknike dhe perpilimin e projekt Marrveshjeve , per negociatat dilomatike Presidenti eshte informuar ,Tani cfar grupi te beje publik ! cfar projekti te beje publik ! d.m.th. “Trasparent ” sic thoni ju , cfar informacioni te beje publik kur Tritan Shehu kerkon marrveshjen e rrezuar te PD .Sabotimi i bisedimeve ,krijimi i “Konflikteve ” artificjale midis pjeseve te te njejtit shtet , per te zvarritur zgjidhjet e ceshtjeve me Greqine , ka synim mosdaljen ne drite te tradhetise se bere me marrveshjen e hedhur poshte ,krijimin e kushteve qe greqija te pengoje celjen e negociatave per ne BE. vonimin e zgjidhjeve qe do mundesojne marrveshjet per shqiptaret etj. Ju z. Bushat urrejtja e pakuptimte ndaj Edi Rames ju ka bere te mbani qendrim pro bllokimit te Negociatave . turp per ty o Bushat !! Mbroni interesat e popullit , behuni te pavarur , largoni urrejtjen nga shpirti juaj , Ndryshe jeni dhe mbeteni “Kazan” i neveritshem .

  12. Koba says:

    Je bajat O Gazetar Loqe.Si nuk the nje gje te mencur.Po nuk te ben pershtypje qe ky Herif bashke me Sali Gerdecin ia shiten Detin Greqise??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje