Meta në garë më Nishanin, dhe "dobësia" proverbiale e tyre për Berishën...

21 Shkurt 2018, 16:22Blog TEMA

“….Autostradat të jenë plot me kamionë, qiellin plot me avionë, detin plot me anije, rrugët plot me makina, rrugicat plot me përqafime pranë pragjeve dhe portave, hambarët plot me drithë, zemrat plot me rrahje, shpirtrat plot me dashuri”.

Ky ka qenë fjalimi që shënjoi nisjen e Presidencës qesharake të Bujar Nishanit e cila së fundmi ka njohur një konkurentë shumë të fortë në garë.

Ka kaluar shumë pak kohë për të harruar qëndrimet e tij në lidhje me emërimet e diplomatëve, rasti më i turpshëm ai i Visar Zhitit, refuzimi për të zgjedhur shefin e ushtrisë për muaj me radhë, apo akoma më keq pozicioni kundër këndit të lojrave për fëmijë tek liqeni artificial.

Listës së gjatë të sjelljeve trashanike të ish-presidentit Nishani i shtohen edhe dekoratat e panumërta, pa kriter, pa profesionalizëm duke çnderuar deri në themele institucionin që drejtoi me votat e Partisë Demokratike, prej së cilës nuk pati integritetin dhe as kurajon institucionale të distancohej në lartësinë e funksionit që ushtroi.

Por, nëse ishin të shumtë ata të cilët mendonin se Bujar Nishani do të ishte Presidenti më qesharak i vendit tonë, qënkan gabuar rëndë.

Dhe siç thotë Edi Rama, prisni se s’keni parë asgjë akoma. Ilir Meta ende pa mbushur 1 vit në pozicionin më të lartë të shtetit, duket se e ka fituar garën me Bujar Nishanin.

Ilir Meta ia doli që më shumë se institucionin që drejton të bëjë qesharak shtetin shqiptar. Dëmi i tij, është padyshim më i madh se ai që i bëri Bujar Nishani vendit kur zgjodhi të presë zëvëndëspresidentin amerikan John Kerry në Rinas.

Dëmi që po i bën imazhit të Shqiperisë kreu i shtetit i kalon kufijtë e politikës së brendshme. Letra e “ndjesës”, për votën në OKB ishte më e turpshme se “çizmja fluturuese”, e bashkëshortes së tij në Parlament.

Ilir Meta zgjodhi që inatet e vogla të politikës së brendshme t’i eksportojë jashtë kufijve tek aleatët më të mëdhenj të shqiperisë

. Ende pa u shuar “zjarri”, i ndezur prej letrës së dërguar homologut të tij amerikan, Ilir Meta zgjodhi të sulmojë mazhorancën për dialogun me Greqinë duke na nxjerrë sërish shtet qesharak tek fqinjët tanë.

Presidenti ynë zgjodhi të ishte në faqen e parë të cdo gazete greke ditën e sotme si njeriu që po “minon”, dialogun e nisur me Greqinë.

Presidenti i Republikës duhej të ishte ndarë nga ”dobësia” e tij për Sali Berishën dhe të paktën për cështje madhore kandari ti rëndonte nga dinjiteti i shtetit që drejton.

Ilir Meta mund të ishte treguar më pak qesharak se kaq dhe sigurisht mund të ishte kujdesur të ruantë dinjitetin e postit që mban, jo për veten e tij, që mesa duket ka firmosur binjakëzimin me këtë sjellje qesharake, por për shqiperinë, së cilës ia detyron si ish-deputet, ish-ministër, ish-kryeminisër, ish-kryetar parlamenti dhe tani si president./D.Bardhi

4 komente në “Meta në garë më Nishanin, dhe “dobësia” proverbiale e tyre për Berishën…”

  1. Cobo says:

    Te dy keta qesharak kane karakter te dobet dhe intelekt te dobet cka I ben inferior ndaj Berishes. Por ata Jane dhe te varur prej tij, per arsyet qe dihen. I vetmi president me integritet ka qene Moisiu.

  2. Jim says:

    Iliri I ka nje borxh shume te madh Saliut ishte ky qe e shpetoi nga burgu kur vidhte me bllok ne dore Te dy si Bujari si ky jane te varur Koke e kembe nga Ai Por pse Edi e propozoi kete njeri qe nuk e pret njeri kancelarite Europiane kete nuk e di

  3. "BOHOTINA" says:

    Mire e ke ti D. Bardhi, po ashtu e ka hallin qe nuk shkeputuet dot nga krimet e berishes. “Nem te te jap” i thote kesaj populli. Ia dine njeri tjetrit horlleqet ndaj bejne “patriotin”.

  4. skrapari says:

    Veprimi me “i bukur” i Bujar Nishanit ,ishte dalja me urdher te Saliut,atje tek avioni ,kur zbriti sekretari i shtetit Amerikes Kerry.
    Sekretari e mori per roje te sigurise dhe e nderoi duke ngritur doren. Qe vetem nderhyrja e shoqeruesit qe i zdhati doren .
    – Nuk kam pare deri tani ne jeten time, qe nje president,te presi si reoje nderi nje mystrafir! – sekretari i shtetit ,mystafir ne vendin tone.
    – Kete detyre ma ka ngarkuar shefi,zoti sekretar -iu pergjegj Nishani.
    – Nuk po te kuptoj! Ju jeni president, apo jo ?
    – Po,po ! Titullin keshtu e kam,por ne realitet prsident eshte ish-komunisti Sali Berisha, i cili dorezoi teseren e PPSH ,ater ,kur PPSH ishte futur ne arkivol.
    – Eëëë….. paske te drejte qe rri ketu……

    Po Iliri? Avash avash,me qetesi e dashuri, po bashkohet me Saliun edhe familjarisht. Negocianat i kane nisur kryetaret e partive te opozites.. PO,po dy jane. Pse kryetar partie quani ju Fatmirin,Dulen, Shehin ,ha…ha…ha…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje