Rrugët që s’u bënë kurrë rrugë dhe Fatos Lubonja

21 Shkurt 2018, 09:29Blog TEMA

Nga Elton Leka*

Prej disa ditësh jane arrestuar disa ish- zyrtarë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Duke u nisur nga parimi i pafajësisë të akuzuarit nuk janë të dënuar por të pafajshëm deri në një vendim ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Apelit. Këto arrestime kanë ndodhur për shkak të mospërfundimit të dy rrugëve si ajo e Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan, rrugë të cilat kushdo qytetar i ndershëm por edhe i pandershëm beson që nuk janë përfunduar për shkak të vjedhjes së saj.

Vjedhjen se kush e ka bërë duhet ta hetojë prokuroria dhe gjykatat e këtij vendi. Por më ka bërë shumë përshtypje se si njerëz të kalibrit intelektual si zoti Lubonja të dalin në mbrojtje të këtij korrupsioni galopant që ka përfshirë zyrtarë të këtij vëndi, te cilët kanë për detyrë të menaxhojnë paratë e qytetarëve dhe jo ti shpërdorojnë ata duke i grabitur dhe futur në xhepin e tyre apo të familjarëve. Por Lubonja për këto akuza ndaj zyrtare të lartë të shtetit për shpërdorimin e parave të qytetarëve mendon se kjo është një drejtësi selektive, pra një sulm politik ndaj kundërshtarëve politike si LSI dhe PD.

Gjithashtu Lubonja mendon dhe është me parimin që, ose kapi të gjithë killerat që kanë kryer vrasje ose mos kap asnjë. Dhe e fundit por jo vetëm, deklaron se kjo që po ndodh është një fasadë për ndërkombëtarët duke i treguar atyre qe kinse reforma ne drejtësi ka filluar të funksionojë.

Në radhë të parë ajo që nuk duhet harruar asnjëhere kur flasim për këto akuza korrupsioni ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit është fakti i pakundërshtueshëm dhe i qartë që rrugët nuk janë aty u duhet të ishin dhe qytetarët, edhe pse paratë i kanë paguar nuk e kanë produktin rrugë.

Pra kemi qartazi përgjegjësi penale dhe është institucioni i prokurorisë dhe gjykatës që duhet të mbrojë interesat dhe paratë e shqiptarëve në ketë rast. Pretendimi se janë të LSI apo të PD, që do të thotë po sulmohet opozita shqiptare, është i pabazuar në asnjë doktrinë juridike e cila nuk i diskriminon hajdutët sipas përkatësisë politike por hajduti është hajdut dhe nuk ka asnjë ngjyrë politike.

Paraja ka ngjyrë, hajduti jo. Si mund të jetë selektiv një akuzë për korrupsion për një krim që është kryer në kurriz të qytetarëve një zot e di. Ky vend ka vuajtur dhe vuan nga pandëshkueshmeria e zyrtarëve dhe mungesa e cfarëdo lloj përgjegjësie nga ana e tyre për vjedhjet direkte apo indirekte, abuzimet, vrasjet apo mos kryerjes së detyrës. Prandaj kapja e cfarëdo lloj killeri, hajduti apo abuzuesi do të ishte progres për një drejtësi e cila ne shqiptarët mendojmë që nuk bëhet kurrë për shkak se askush nuk mban përgjegjësi për vepra penale dhe civile që bën.

Duke e marre si gjithmonë të ërtetë që mbas zeros vjen gjithmonë njëshi dhe për të shkuar te treshi duhet të kalonsh nga dyshi. Gjithashthu edhe në SHBA, kur arrestuan gangsterin Al Capone, akuza që i bënë ishte evazion fiskal dhe jo vrasje, dhunë apo vjedhje sepse sistemi i drejtësisë dhe i policisë nuk arrinte dot të gjente prova për këto akuza, jo vetëm prej aftësisë së tij për të fshehur provat por edhe për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Për më tepër, nuk mund të pretendosh të kapësh peshqit e mëdhenj kur nuk je i zoti apo nuk ke kapacitetet të kapësh të vegjëlit.

Për më tej, të thuash që të kapen të gjithë killerat, pastaj të bëhet drejtësi është njësoj sikur një killer në gjykatë të mbrohet duke thënë meqenëse ju nuk keni dënuar fajtorët e vrasjeve të 21 janarit as unë nuk duhet të dënohem për vrasje.

Dhe në fund përsa i përket pretendimit se kjo është një fasadë për ndërkombëtaret, a thua nderkombëtarët janë të lindur dje dhe Ne, kodoshet e Ballkanit do ti bëjmë një shfaqje pa aktore, ku rolin kryesore do ta luajë skena dhe jo aktorët. Harrojeni që ndërkombëtarët të gënjëhen me përralla dhe fjalë boshe ku do të mungojnë shifrat dhe rezultatet konkret dhe kjo tregohet prej faktit që ata nuk i kanë hapur negociatat deri sot sepse nuk ka pasur rezultate konkrete. Pra e thënë popullorce, ndërkombëtarëve nuk ja ha qeni shkopin kollaj.

Si përfundim mendoj që duke ngritur këto pretendime, duke mos u bazuar në asnjë fakt juridik apo të vërtete, akuzat se po sulmohet opozita, se po bëhet drejtësi selektive apo se kjo është thjesht fasadë ndaj ndërkombëtarëve, nuk bëjnë gjë tjetër vecse mbrojnë në mënyrë indirekte ata të cilët mund të kene abuzuar me paratë e qytetarëve dhe duke e dekurajuar e baltosur të gjithë procesin që po bëhet për të nxjerrë në pah se kush janë ata që kanë marrë paratë e rrugëve që nuk u bënë kurrë rrugë. (TemA)

*Pedagog

12 komente në “Rrugët që s’u bënë kurrë rrugë dhe Fatos Lubonja”

  1. Albani says:

    Tek e degjon kete megasharlatan, thua me vete se mire ia kane bere qe e kane rasur brenda ca kohe, si nuk foli nje here ashtusic duhet, por gjithnje te kewen, genjeshtren! E ka nga dashuria per Salih Berishen!

  2. Flutura says:

    E kuptoni qe ai eshte denuar me te drejte nga sistemi, por mendoj se ishte denuar pak. Duhej denim maksimal se keta tipa akrepesh ne dej kan vetem helm dhe cdo fjale e tyre helmon kedo qe e degjon.

  3. USA says:

    CA NXIRRNI KETE ROBQIRIN TE JAPI MENDJE KY ESHTE KOMPLET LOQE TRAP DHE NJERI CINIK DHE HIPOKRIT

  4. Novruz Limaj says:

    Te lumte zoti Leka, artikull i artikuluar e argumentuar shkelqyeshem. Te gjithe presim te filloj zinxhiri i denimeve per te gjithe hajdutet e kriminelet e ketij vendi nga do qe jane Vicidoli, skrapari apo Vloraa etj Lubonja eshte armik patologjik i Rames sic po del Ngjela, te dy per qejfmbetje io fakte e argumente reale. Edhe njehere pergezime.

  5. fatmiri says:

    Une kam shkrua disa here per Fatos Lubonjen,gjegjesisht per ndjenjen e tij te inferioritetit dhe energjine negative qe ne menyre permanente leshon.Ky njeri eshte me ndergjegjeje te vrare qe kur dorezoi te jatin ,babain natyral ne duar te gjelateve te Sigurimit.Besoj se per gjithe pasurine e botes nuk do isha ne lekuren e Fatosit.Eshte nje peshe e rende te cilen ndergjegjeja e njeriut normal nuk mund ta barte.Kjo eshte edhe arsyea qe ky njeri ndjelle vetem zi.Eshte kunder shqiptareve,amerikaneve ,kinezve por edhe eskimezeve ,eshte kunder sepse eshte kunder vetes se tij.VVepra e shemtuar e trathetise ndaj prindit nuk e lene ne qetesi dhe nuk e lene te shikoje asgje me sy pozitiv.Para dite urren tere boten pas dite edhe veten e tij.

  6. altin says:

    Me falni mua se mos gabohem por fatkeqesusht zoti.Lubonja ka kohe qe nuk di as vete se cthote. Eshte per te ardhur keq qe nje qe ithote vetes intelektuale nuk gjen zgjidhjen dhe rrugen e duhur.Une jam skandalizuar kur mbas analizave te shumta qe i bente realitetit duke fajsuar dhe me te drejte te du krahet e gjeti zgjidhjen te L.S.I , pra te ata me bllok ne dore. Me fal por ti je ftof or mik dhe ke te drejte se ftomen e ke marre qe ne Spac, por mund ti besh nje te mire ketij vendi: ose fol sic eshte per te folur ose fshihu te mos te shperfytyrohesh para shoqerise. Zgjidhja te takon ty or intelektual.

  7. hahaha says:

    Mos beni kaq shume zhurme. Nuk ka asgje te keqe qe te fusesh ne burg hajdutet e opozites dhe te ruash te tute, mundesisht ti dergosh ne Itali, Gjermani, France, Kanada, Amerike, etj.

  8. Jimi says:

    Tosi! Te meshiroj, nuk ke faj, ai eshte tjeterkund!? Spaci, miniera e kalvarit njerezor. Te pakte jane ata qe munden te dalin prej andej sagllam edhe ata, per te vetmen arsye, se nuk kaluan shume kohe ne te.

  9. shoku i klases says:

    Fatosi kur ishte gimnazist vodhi tezat e provimit qe gjasme ishte i zoti ne mesime.Per kete veprim ,ai u perjashtu nga shkolla.Enveri e futi ne burg se keta tipa gjitmone ,do te behen te rezikshem..Ky lloj standarti ka qene per te,gjate gjithe jetes.As verdhet as skuqet per ato qe ben dhe per ato qe thote.Pra Enveri ka pas te drejte per ta fut ne burg.

  10. Ola says:

    Kjo puna e Fatosit eshte bere si ajo “I dhe uje gomarit ,si dhe uje gomarit” nuk i gjendet karari sepse hiqet si i pa varur por eshte koke e kembe brenda thesit te Berishes.

  11. Cuku says:

    Z.Elton te lumte ,por nje verejtje te vockel miqesisht,,,,,mos e perdor me ate fjalen « intelektual kalibri » per kete se maksimumi ai eshte « idiot kalibri» ,Ky gjithollogu Lubonja do te merret me gjithcka por eshte nje hic profesionist. ,,,,, Dhe thuaj pastaj qe ka pasur faj Enveri per keta lloj maskarenjsh qe I ka denuar,,,,,keta kane spiunuar baballaret e tyre ,keta kane qene tamam per ate regjim ,keta e mbanin ne kembe ate regjim me spiunlleqe,dhe tani dole te persekutuar,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje