Sa real është debati që herë acarohet e herë fashitet lidhur me negociatat për paktin detar me Greqinë? Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Pajtim Bello ka kryesuar disa herë grupet negociatore të palës shqiptare që kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me shtete të huaja.
Në këtë intervistë për “DITA”, ai sqaron procedurat ligjore që janë ndjekur nga këto grupe negociatore, që sikundër sqaron, në çdo rast janë pajisur me plotfuqi nga kryetari i Këshillit të Ministrave, kur si subjekt i marrëveshjeve ka qenë qeveria dhe nga presidenti i Republikës, kur si subjekt i marrëveshjeve ka qenë shteti shqiptar.
Pse janë ta pabesueshëm ata që sot bërtasin më shumë për tradhti kombëtare në rastin e negociatave me Greqinë?
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Bello, historia e negociatave për një marrëveshje detare me Greqinë, është nga më të çuditshmet jo vetëm për kohëzgjatjen, por edhe kompleksin e problemeve që ka shpërfaqur. Pse zvarritet një çështje si kjo, kur çështjet janë te sanksionuara qartësisht në të gjitha konventat ndërkombëtare?
– Zvarritja ka të bëjë me faktin se çështja hyri në një të përpjetë të vështirë kur Qeveria Berisha firmosi dhe miratoi një Marrëveshje, që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Pra çështja pësoi një ‘ngrirje’. Kur çështjet delikate arrijnë në gjendje të tilla është shumë e vështirë t’iu afrohesh dhe t’iu japësh zgjidhje në një kohë të shkurtër. Çështja ka të bëjë me interesa kombëtare dhe mbart sensibilitet të lartë. Afrimi ndaj kësaj çështjeje të ‘ngrirë’ kërkon ndërtimin e një klime mirëbesimi me partnerët, kërkon një formim realist të opinionit vendas larg nacionalizmave të sëmura, kërkon një përgatitje komplekse profesionale e politike të negociatorëve, kërkon shqyrtimin legjislacionit ndërkombëtar që rregullon marrëdhëniet ndërshtetërore në këtë fushë dhe njohjen me morinë e praktikave të ngjashme të trajtuara nga të tjerët, kërkon përfshirjen e institucioneve duke luajtur rol aktiv në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë që iu jep kuadri ligjor për trajtimin e çështjeve të kësaj natyre. Ky është një proces që nuk maturohet në një kohë të shkurtër. E rëndësishme është që përgatitja të jetë e plotë, serioze dhe potencialisht e aftë për t’ia dalë me sukses.
– Çfarë mendoni se na ka bërë inferiorë ne shqiptarëve sa herë jemi ulur në tryezë me grekët për këtë çështje?
– Fakti që pala greke ka një Marrëveshje të firmosur nga Ministrat e Jashtëm dhe të miratuar nga Qeveria Shqiptare rrit shkallën e vështirësisë në negociim për palën shqiptare. Së fundi dëgjuam reagimin e Znj. Bakojanis si ish ministre e Jashtme e Greqisë qe ka firmosur së bashku me ish ministrin e Jahtëm të Shqipërisë, Z.Basha!… E them këtë se pala shqiptare hyn në negociim me një terren të aksidentuar nga Qeveria Berisha. Kjo nuk është gjë e thjeshtë!..
Greqia si vend anëtar i BE mund të synojë të verë kushte diskriminuese, duke kërcënuar me veto për hapjen e negociatave me BE!..
Në aspektet e tjera nuk ka pse të ndjehemi inferiorë, mjafton që ekipi i negociimit të përgatitet dhe të ndërtohen qëndrimet instutucionale; gjë që nuk kemi të drejte ta dyshojmë se nuk do të jetë bërë.
– Ju kini qenë pjesë e bisedimeve dypalëshe në të kaluarën. Çfarë nuk ka ecur në atë kohë dhe çfarë mund të korrigjohet aktualisht?
– Për këtë çështje nuk kam qenë pjesë e grupit negociator; përkundrazi kam qenë një zë në korin e grupit të vogël që bëri openencë të hapur. Çfarë nuk u bë mirë atëherë dihet sepse është e shprehur në arsyetimin e Vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Aspekti ligjor dhe procedurial pa dyshim që duhet të rregullohet. Edhe ‘vija e kufirit detar’ duhet të pësojë ndyshim nga marrëveshja e Qeverisë Berisha, për t’i dhënë atë që i takon seicilës Palë.
Ku u gabua në marrëveshjen e 2009-s? Grupi negociator i palës shqiptare që nënshkroi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë nuk u pajis me plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Pra nisi gabim qysh në zanafillë. Përderisa marrëveshja në fjalë lidhet midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është e qartë se asnjë lloj procedure nuk duhej kryer pa siguruar plotfuqinë që në nisje. Këtu kemi të bëjmë me mosrespektim të funksioneve kushtetuese të institucionit të Presidentit, pra është shkelur vetë Kushtetuta.
Tani, pas 9 vjetësh, gjërat janë më të qarta dhe shanset për të bërë një marrëveshje të gabuar janë krejt minimale.
Më ka rastisur disa herë të kryesoj palën shqiptare në negocimin e marrëveshjeve sidomos në emër të qeverisë. Në çdo rast, pavarësisht nivelit të përfaqësimit, është marrë plotfuqia për përfaqësimin. Nuk na ka shkuar asnjëherë ndërmend se mund të mos merrej plotfuqia, si kur marrëveshjet janë kërkuar nga pala jonë edhe kur janë kërkuar ato nga pala tjetër. Nëse do të vepronim ndryshe do të tejkalonim kompetencat dhe do të shkelnim ligjin, jo vetëm nga ana formale por edhe esenciale.
– Çfarë mendoni Ju se do të ishte zgjidhja e drejtë?
– Duhet të jem i sinqertë sepse nuk jam unë ai që mund të ‘shënojë’ atë vijë. Kam vënë re se sot shumë analistë duan të bëjnë ‘kompetentin’ dhe thonë lloj lloj variantesh. Ajo ‘vijë’ mbetet atribut i specialistëve të fushave dhe institucioneve shtetërore që do të përfshihen në këto negociata. Pra ekipi negociator do të ketë një variant të ditur para se të vejë në Tavolinën e Bisedimeve. Për Marrëveshjen e Qeverisë Berisha unë kam atakuar shkeljet proceduriale dhe të Kushtetutës që u cilësuan edhe nga Gjykata Kushtetuse (kryesisht mos marrja e Plotfuqishmërisë nga Presidenti i Republikës).
Gjithashtu sugjerova që grupi negociator të verifikojë vendndodhjen e Bllokut Joni 5, si bllok perspektiv për naftë dhe gaz në det që duket se nuk ishte plotësisht në vëmendjen e negociimeve të atëhershme.
Jam shprehur qysh në atë kohë se ministri i Jashtëm nuk duhej ta firmoste marrëveshjen pa marrë plotfuqinë e Presidentit. Kjo është një shkelje shumë e rëndë sepse Presidenti vihet përpara faktit të kryer nga qeveria, duke e zhveshur atë nga tagri kushtetues. Një ngjarje e tillë tregon se Shqipëria është konsideruar tokë e një grushti njerëzish dhe ata mund të negociojnë si, kur e me kë të duan për fatet e saj. Por Shqipëria nuk është çiflig i askujt. Presidenti, para se të jepte plotfuqinë, do të kërkonte cila është harta me kufijtë përfundimtare, gjë që edhe sot e kësaj dite mungon. Pra siç e shikoni, është shkelur jo vetëm ligji i sipërcituar, por edhe Kushtetuta e Republikës, sepse Presidentit të Republikës i është marrë tagri kushtetues dhe jo vetëm njëherë.
– Sa të drejtë ka opozita aktuale kur bërtet se në një marrëveshje të supozuar të re po kryhet një tradhti kombëtare?
– E drejta e opozitës nuk mund të kufizohet, por duket se nuk ka racionalitet. Më së pari opozita duhet të pranojë çfarë gaboi dhe nuk bëri mirë në kohën e vet; të paktën të kërkojë ndjesë publike sepse, për hir të së vërtetës, përgjegjësia është edhe ligjore, ashtu siç e cilësojnë sot për të tjerët edhe pse në mënyrë hipotetike!..
Opozita duke mësuar nga gabimet e veta duhet të bëjë propozime konkrete (nëse ka) për ta përmirësuar ish marrëveshjen ose të insistojë që të mbahet marrëveshja Basha-Bakojanis. Pra të jetë e drejt për drejtë dhe jo të anatemojë në ajër!…
Nëse flitet për tradhëti kombëtare, ky akt është konsumuar plotësisht nga firmosësit e marrëveshjes Basha-Bakojanis; gjë që e provoi edhe Gjykata Kushtetuese. Pra akuza e sotme bëhet nga të akuzuarit!…
– Mendoni se marrëveshja e re për detin nuk do të kontestohet sërish?
– Pikë së pari duhet të jetë e qartë për të gjithë se ende nuk ka një marrëveshje mbi të cilën mund të shprehemi. Nisur nga sa ka shprehur ministri Bushati duket se do të kemi një marrëveshje më të mirë se ajo e Qeverisë Berisha, pra do të korigjohet shënjestra. Gjithsesi, përsëri do të ketë kundërshtime sepse grupe të caktuara apo edhe individë do të jenë të motivuar të shprehen nga këndvështrime të ndryshe. Kjo nuk duhet të pengojë Qeverinë që t’i shkojë në fund kësaj çështjeje.(DITA)
ALPINI.
Jame plotesiaht dakort me z.Bello. per te gjitha qe thot ne kete intervist.Por mire opozita ben larasken.deri tani ka vetem projekte.Cdo marveshte eshte te perputhje me vendimin e kushtetutes.Cdo marveshje nuk del nga kjo kornize.Por do te ishte mire qe nga kjo kornize te mos dale edhe Presidenti i republikes.
Marveshja u zvarit per shkak te insistimit te Turqis, qe te vononin kerkimet e gazit nga pala Greke.
Po kjo zvaritje i kushtoj edhe Shqiperise, duke vonuar negociatat per ne BE.
Tradheti Kombetare kane kryer ato kerma qe hiqeshin si “patriota” te flakte.
…….
O popull bageti, u vertetua edhe nje here qe nuk kemi Grekun per armik, por armik kemi ata qe na armiqesojne nder shekuj me Grekun.
Harruat kaq vite qe ata gjoja “patriota” na demo izonin Greqin….. do na pushtoj, do na marri Vorio Epirin, do na skllaveroj, do na pushtoj” ekonomikisht,
na morri detin, na nderoj historin, na zaproj Kishen, na..na….na…na…
Dhe akoma vazhdojn dhe na prallosin, duke i hapur rrugen ne fshehtesi Turqis, per te mos lene asgje pa Turqizuar dhe Islamizuar.
Kjo qe thoni ju eshte shume e qarte Flm.
Eshte kaq e qarte sa duhet te jesh i/e verber per te mos ta pare.
Sa qorra paska patur ky vend!
Ose, akoma me keq, sa filo-Turq paska patur ky vend!
(me falni per zhargonin”qorra”
Grekun sigurisht qe nuk e kemi armik. madje i kemi me miq se c’na kane ata. Vec greku duhet te pranoje krimet e veta e mos te na beje te madhin duke na penguar drejt BE-se – ky eshte nje turp! Mbajtja e Ligjit te Luftes eshte nje turp i papare per Greqine. Sidomos qendrimi ndaj problemit cam: duhet te pranojne masakren, duhet t’u kthejne pronat dhe shtetesine. Pastaj zgjidhim me ta edhe problemet e kufirit toksor e detar.
Mosnjohja e krimeve serbe ne Kosove dhe mosnjohja e Kosoves si shtet i pavarur nuk eshte nje qendrim miqsor ndaj shqiptareve! Nuk e di c’e lidh Greqine me Rusine dhe nacionalizmin kriminal serb! Feja?!
Me Turqine nuk kemi asnje problem shteteror. Madje eshte si kunderpeshe e Greqise.
Ne i konsiderojme me pak miq se na konsiderojne ata.
Si Greqia dhe Turqia kerkojne hegjemoni ne Ballkan.
Turqia me politiken e vete te neo-otomanizmit dhe shkarja drejt totalitarizmit fetar po behet e rrezikshme e duhet te punohet me kujdes me te. Edhe te perfitojme, por edhe te mos mbetemi ne rrjeten e tyre.
Greqia eshte me e dobet ekonomikisht e ushtarakisht sa Turqia, por ajo lot fort karten e anetares se BE-se per te ushtruar hegjemonine e vet. Ajo po perdor edhe fene ortodokse per kete qellim. Pra duhet te jemi vigjelente edhe me te.
Eshte interesante ,sa me shume punojne per te bindur shqiptaret keta, anal iste-ishministra, mafjoze te Shqiperise se korruptuar, aq me shume na rritet dyshimi dhe mosbesimi te kjo qeveri tradhetare qe nuk ka asnje dyshim na shiti per interes te mafjozeve politikane dhe klikes se tyre te korruptuar.
Ajo qe nuk guxon kjo qeveri e Edvin Rames eshte te na tregoje fill per fill per cfare u vendos dhe kush humbi apo perfitoi.
Shqiperia nuk ka pse te humbase kur deti i takon asaj, prandaj na bind Kryminister. Rama duhet te na tregoje me fakte se cka perfituar Shqiperia nga kjo marreveshje e fshehte dhe humbjen e Grekut?
Nuk ka asnje fakt qe Shqiperia ka perfituar pervec krahasimit qe bejne me Berishen.
Po te vesh re paragrafin e dyte te pyetja e dyte Bello thote qe prishja e mareveshjeve rrezikon vetem bllokim te Greqise per negocijatat ne BE.
Nje vrime ne uje dmth. Bota e deklaron hapur qe Shqiperia nuk ka gjasa te futet ne BE dhe per nja 100 vjet te tjera, keta bejne pazare me kufirin.
Dhe Bello si gjithe surratmutet e tjere thote vetem qe mareveshja eshte me e mire nga e Berishes. Ka tradheti te keqr, por ka dhe te mire. Sipas tellallit te politikes me mire nje te keqe me te vogel se nje te keqe me te madhe.
Kufiri nuk ka pse diskutohet fare. Nese greket e pretendonin sipas mareveshjes se Berishes atehere le ta conin ata ne Arbitrazh. Me ligjin Kushtetues Shqiperia eshte zot aty ku i la kufijte Enver Hoxha. Te tjerat jane peralla. Jo humbem, po fituam..
Ti japësh dorën Grekut, përpiqet të të shkul krahun. Të gjitha lëvizjet me të jan bërë me dijeni të americanëve