VIDEO/ Rama: Në pranverë nis programi kombëtar i punësimit... (flet dhe për bllokimin e guroreve)

23 Shkurt 2018, 17:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Berati se në pranverë do të lonçohet Programi Kombëtar i Punësimit.

Pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet kryeministri deklaroi se punësimi ishte një ndër temat e rëndësishme që u diskutua.

“Programi kombëtar i punësimit, sfidë e madhe e qeverisë, që ka nisur të zbatohet.

Jo si strategji, as si projekt qëllim-mirë me objektiva të caktuar, por jo të detajuar, por si një program i mirëfilltë dhe i detajuar sektor më sektor i punësimit, që ne kemi objektivit ta lançojmë publikisht në pranverë.

Për këtë program kombëtar të punësimit 2018-2020 kemi ndërtuar një rreth të mirëbesueshëm me ekspertizë të huaj, me BB, me donatorë të tjerë dhe me ekspertizën më të mirë vendase dhe të gjitha ministritë, që janë të përfshira në procesin e punësimit” -tha Rama.

Sakaq Rama foli dhe për anullimin e lejeve të disa gurorve në këtë qark duke thënë se qeveria ka reaguar pas asaj që është konstatuar në terren dhe nuk ka shans që ne t’i hapim më rrugë kësaj barbarie

“Ata që bllokojnë rrugën, nuk kanë shans të vazhdojnë barbarinë në malin e Tomorit.

. Ministri i Mjedisit që udhëheq programin tonë ambicioz të rigjelbërimit të të gjitha territoreve të kafshuara dhe masakruara në vite, me shumë prioritet po ndjek gurore për gurore, jo vetëm në Qarkun e Beratit, por në gjithë Shqipërinë këtë përputhshmëri.

Kemi bllokuar disa gurore, e do vijojmë kontrollin tek të tjerat.

Çdo gurore që kërkon të shfrytëzojë malet dhe kodrat për të nxjerrë duhet, duhet të zbatojë të gjitha standardet e kontratave, pasi ato janë të qarta dhe standardi është i qartë.

Nuk mund të kafshosh e të ikësh, por duhet edhe të përmirësosh atë që lë pas.

Fëmijët tanë nuk mund të rriten duke asistuar këtë shembull flagrant ët shembjes së të drejtës së tyre dhe të këtij vendi. Zbatimi me përpikmëri i standardeve është objektivi ynë i panegociueshëm”, u shpreh Rama.

2 komente në “VIDEO/ Rama: Në pranverë nis programi kombëtar i punësimit… (flet dhe për bllokimin e guroreve)”

  1. O says:

    Pritet të oficializohen investime të reja brënda dhe jasht vëndit për qytetarët tanë

  2. Punesim dhe Hare says:

    hahhahahhahahahahahaha, nisi fushata me goditje te perqendruar, apo fushata per zgjedhjet e reja….do hapi pune pa asnje investim dhe vetem kafenete e lagjes….mire TIrana, po Gramshi e di ku bie ,kryminitri yne shembullor

    Harrova,nafta qe perfituam nga shitja e detit Greqise do rrisi rrogat e mireqenien ,ne Albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje