Mjerimi i Shëndetësisë në Cërrik, Balla: Brenda vitit rikonstruktohet qendra në Gostimë

23 Shkurt 2018, 15:02Politika TEMA
Mjerimi i Shëndetësisë në Cërrik, Balla: Brenda vitit

Kryetari i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë ditës së sotme ka parë nga afër gjendjen e mjerueshme në të cilën dhodhet Qendrës Shëndetësore në Gostimë të Cerrikut, ku marin shërbim shëndetësor 12 mijë e 500 banorë.

E lënë më harresë prej 20 vitesh me radhë, kjo qendër shëndetësore është amortizuar totalisht dhe është e përfshirë nga lagështira si dhe mungojnë aparaturat e nevojshme mjeksore për të ofruar shërbimit shëndetësor.

Nisur nga gjendja në të cilën ndodhet kjo qendër shëndetësore, Balla i premtoi banorëve dhe stafit mjeksor se brenda vitit kjo qendër do të rikonstruktohet totalisht dhe do të paiset me aparatura të reja mjeksore.

“Së bashku me deputetin Luan Duzha pamë nga afër gjendjen e kësaj Qendre Shëndetësore dhe pasi u konsultuam edhe me personelin mjekësor gjykuam se ndërhyrja këtu është emergjente dhe duhet të bëhet brenda këtij viti.

Në këtë Qendër Shëndetësore marrin shërbim 400-450 pacientë çdo muaj, pra gati 5 mijë pacientë në vit duke bërë domosdoshmëri jo vetëm rikonstruksionin, por edhe pajisjen me aparaturat mjekësore të nevojshme”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, në Qendrën Shëndetësore të Gostimës trajtohen aktualisht 1135 fëmijë, 0-14 vjeç, të cilët janë të përfshirë në kalendarin e vaksinimit.

1 komente në “Mjerimi i Shëndetësisë në Cërrik, Balla: Brenda vitit rikonstruktohet qendra në Gostimë”

  1. BALLIST says:

    o BALLE o PALLE ti je per BURG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje