Historia e panjohur: Si i ngriti kurth Esat Pashë Toptani për ta vrarë Hasan Riza Pashën dhe pastaj iu dorëzoi Shkodrën malazezëve

24 Shkurt 2018, 09:41Politika TEMA

Nga Roland Qafoku*

Deri atë 30 janar të vitit 1913 ushtria malazeze kishte një armik që nuk ia lejonte marrjen e Shkodrës. Quhej Hasan Riza Pasha dhe ishte komandanti i ushtrisë osmano-shqiptare me gradën gjeneral. Por në orën 18.00 të kësaj dite, disa të shtëna arme në trupin e tij e shtrinë për tokë, duke e plagosur rëndë dhe vetëm një ditë më pas ai ndërroi jetë.

Nga ky moment, për malazezët rruga ishte e hapur, ndërsa plani i komandantit të ushtrisë osmano-shqiptare për të nisur sulmin 24 orë më pas, mbeti vetëm në letër. Esad Pashë Toptani që e zëvendësoi komandantin e vrarë, e dorëzoi Shkodrën pa kushte, ndërsa vrasja e Hasan Riza Pashës e realizoi qëllimin.

SKENA E KRIMIT

Mënyra e vrasjes së Hasan Riza Pashës i ngjan një intrige dhe enigme njëkohësisht tipike osmane e ballkanike. Pasditen e 30 janarit zëvendësi i tij, Esad Pashë Toptani, e ftoi Hasan Riza Pashën në shtëpinë e vet. Pasi biseduan të dy kokë më kokë për planet e luftës në mbrojtje të Shkodrës, i pashoqëruar nga rojet e veta, Hasan Riza Pasha doli nga shtëpia e Esadit dhe eci më këmbë.

Kishte vetëm 150 metra për të përshkruar dhe shoqëruesit e tij në ato momente ishin dy rojet personale të Esad Pashë Toptanit, Osman Bali dhe Mehmet Kavaja. Shoqëruesit u dhanë sinjal vrasësve me disa ulje-ngritje të fenerëve që mbanin në duar. Papritur, të ndihmuar nga errësira, dy persona që kishin zënë pritë pas një muri happen zjarr ndaj Hasan Riza Pashës.

Nga plagët e marra, gjenerali u rrëzua në tokë i plagosur rëndë, ndërsa dy shoqëruesit nuk bënë asnjë reagim ndaj vrasësve të natës.

SI U ORGANIZUA VRASJA

Është nga ato vrasje të organizuara që e turpërojnë më shumë shqiptarin. Një i huaj që drejtonte mbrojtjen e Shkodrës u vra në këtë qytet nga shqiptarë. Dukej që gjithçka ishte e organizuar në mënyrë perfekte dhe, sipas të gjitha të dhënave, Esad Pashë Toptani ishte ideatori dhe organizatori. Të dy shoqëruesit e tij, Osman Bali dhe Mehmet Kavaja shërbyen si udhërrëfyes, por edhe si sinjalizues të vrasësve.

I gjithë plani i vrasjes, mënyra e ekzekutimit dhe personat e përfshirë në të, rezultojnë të jetë bërë prej njeriut më besnik të Toptanit, Osman Bali. Edith Durham, etnologia angleze dhe mikja e shkodranëve dhe shqiptarëve, prezente në atë kohë në Shqipëri, e përshkruan kështu ngjarjen:

“Atë natë, pas darkës që hëngri me Esatin, Hasan Rizanë e vranë dy burra të veshur si gra. Pas kësaj, Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, që të dy shërbëtorë të Esatit, u mburrën duke thënë se këtë akt e kishin kryer ata”.

Por më saktë akoma dhe më me detaje, skenën e krimit e jep Eqrem bej Vlora, që edhe pse djali i motrës së Esad Pashë Toptanit, nuk ka aspak droje ta implikojë drejtpërdrejt dajën e tij.

“Esat Pashë Toptani e ftoi Hasan Riza Pashën për një darkë në shtëpinë e tij. Pas buke e shoqëroi mikun dhe eprorin e vet deri te dera e kopshtit dhe aty urdhëroi Osman Balin, njëri nga ndjekësit e tij më besnikë, t’i ndriçojë me fener rrugën pashës deri në shtëpi të vet. Osman Bali, njeri me peshë në zonën e Tiranës, luajti kështu rolin e ndërmjetësit dhe të përgatitësit të kësaj vrasjeje.

Vrasësit ishin një katolik nga Kthella (para vdekjes së tij natyrore në vitin 1924, ai iu rrëfye priftit) dhe një mysliman nga Tirana. Të dy ishin fshehur pas murit të një kopshti, duke pritur sa të kalonte andej, krejt i shkujdesur, gjenerali turk. Osman Bali ecte… përpara Hasan Riza Pashës. Pranë pritës ai ngriti lart tri herë fenerin dhe po atë çast ushtuan edhe krismat”.

Edhe historiani turk me origjinë shqiptare, Nexhip Alpan, shpreh bindjen për autorin:

“Esadi e vrau rivalin Hasan Riza Pashën me të pabesë. Sidoqë Esadi zëvendësoi administratën e Vilajetit, nuk bëri asnjë hetim për vrasësit e blerë”.

Po atë mbrëmje, gazetari italian Gino Berri shkruante në ditarin e tij:

“Ndërkaq, Esat Pasha është i turpëruar, sikurse flitet. Në Shqipëri, kur një njeri del nga një shtëpi ku ka qenë mik, është i paprekshëm dhe ai që e prek atë e fyen të zotin e shtëpisë që e ka pasur mik. Ky mbetet nën peshën e rëndë të dyshimit dhe ka të drejtën e hakmarrjes mbi vrasësin për të shlyer turpin që e njollos. Dyshimi mbetet derisa gjaksori nuk është zbuluar”.

VDEKJA E GJENERALIT

Hasan Riza Pasha u mbijetoi plagëve të marra vetëm 7 orë e 15 minuta. Në orën 02.00, të pasmesnatës së 31 janarit ai vdiq i rrethuar nga bashkëpunëtorët e vet. Minutat e fundit të jetës së tij ishin beteja më e fortë e jetës së tij. Dukej sikur nuk e pranonte vdekjen dhe nisi të flasë pa pushim.

Fjalët e dala nga goja e tij në formë amaneti janë të një njeriu të madh:

“Këto dy dekorata (plumba) doja t’i merrja në luftë e jo kështu, dhe, mbasi vritem këtu, djemt’ e këtij vendi duhet të ma marrin gjakun”!

Ndonëse po i shteronin fuqitë, Hasan Riza Pasha la edhe amanetin e dytë dhe të fundit, që më shumë është gati si një urdhër lufte:

“Betohuni se do të ruani Shkodrën deri në vdekje!”

Kronikat e kohës tregojnë që teksa gjenerali dha shpirt, oficerët u ngritën në këmbë, morën drejtqëndrim dhe bënë betimin sipas amanetit që u dha komandanti. Një nderim vërtet impresionues për dëshmorin e parë të shtetit shqiptar.

GJENERALI IRAKIAN DHE SHKODRA

Shqipëria kishte vetëm dy muaj që kishte shpallur pavarësinë, por qeveria e Ismail Qemal Vlorës menaxhonte një territor vetëm disa kilometra katrorë. E ideuar si një pavarësi me të gjitha trojet, nuk kishte se si kryeministri të mos kishte një vëmendje të veçantë për Shkodrën.

Ka një korrespodencë mes Ismail Qemal Vlorës dhe Hasan Riza Pashës. Kryeministri që e njihte shumë mirë gjeneralin irakian, i dërgoi një mesazh, që mbrojtja e Shkodrës ishte jetike dhe ngritja e flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës më 31 janar ishte simbolika e këtij qëllimi.

ESAD PASHË TOPTANI DHE HASAN RIZA PASHA

Ato orë dhe ditë Esad Pashë Toptani nuk e pranoi që të kishte gisht në vrasje. Madje, ai ka dhënë edhe një emër si autor të mundshëm të ngjarjes. Sipas Toptanit, malazezët kishin paguar një malësor nga Shoshi me emrin Ndoc Deda dhe ai i kishte bërë pritë gjeneralit irakian. Por, në janar të vitit 1914, në një gazetë austriake është botuar një lajm, sipas të cilit në një takim në Durrës me malësorë, Esad Pasha e ka pranuar vrasjen:

“Esadi pranoi se ai vetë e kishte vrarë Hasan Rizain për t’i dhënë lirinë Shqipërisë”.

Ky zbulim mbyll çdo diskutim ose aludim diletantesk për “pozitën engjëllore” të Esadit dhe të veglave të tij. Nipi i Esadit, Eqrem bej Vlora, duket sikur e vulos autorësinë e Esadit për vrasjen e Hasan Riza Pashës teksa shkruan:

“…Ky gjynah i duhet lënë në kurriz Esad Pashës. Këtë ai e ka pranuar vetë në bisedën e lartpërmendur me Syrja Beun. Dora në këtë vrasje qe një njeri i Esadit i quajtur Osman Bali”.

Ashtu i plagosur gjeneral Hasan Rizai gjeti mënyrën të komunikojë edhe me zëvendësin e tij, Esad Pashë Toptanin, pra më atë që ia organizoi pritën. Gazetari italian Gino Berri sjell një bisedë unikale të gjeneral Hasan Rizait me Esadin.

“Kur e ndjeu vdekjen afër u drejtoi një buzëqeshje të trishtuar oficerëve që po i rrinin pranë shtratit. Dhe, duke ngritur dorën ngadalë, i falënderoi ata, për çka kishin bërë për të. Pastaj, ia bëri me dorë Esat Pashës që t’i afrohej: “Të lë në kujdes familjen time, i tha, të mos harrohet. Kujdes djalin tim. Mos i thoni që më kanë vrarë, por që jam vrarë në luftime. Ndoshta nga ky mendim do të vuajë më pak.”

Nuk ka asnjë të dhënë që pasi e vrau Hasan Rizain, Esadi t’ia ketë plotësuar amanetin për të birin. 7 vjet më vonë Esadi u vra vetë në një atentat, një prej arsyeve të të cilit ishte edhe tradhtia e Shkodrës dhe vrasja e gjeneralit Pasha.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

Përgatiti për botim: TemA

21 komente në “Historia e panjohur: Si i ngriti kurth Esat Pashë Toptani për ta vrarë Hasan Riza Pashën dhe pastaj iu dorëzoi Shkodrën malazezëve”

  1. Xeni Salisic says:

    Esadi=Salehu
    Kerkohet nje Avni Rustem ta qeroj Saleh Plehun nga qarkullimi

  2. albani says:

    Nje lloj si vrasjet e Sali Berishes, ja per shembull vrasja e Azem Hajdarit.
    Mesa duket, Saliu i merr frymezimet nga Esat Pashe Toptani, njeri nga tradhetaret me te medhenje te Shqiperise dhe te shqiptareve, sic esdhte edhe Sali Brisha.

  3. Shkodrani says:

    O idiot gazetar. Po nje gjeneral iraken qe luftonte per hesap te Turqise e quan deshmor te Shqiperise? Flamurin shqiptar e ngriti ne kala eshte e vertete, por jo se donte vete. Ky ishte kushti kryesor qe i vune katoliket e Nenshkodres dhe malesoret, ne menyre qe ti sulmonin malazezet pas kraheve dhe ketij ti kishte sukses sulmi qe kishte planifikuar. Eshte turp i madh qe nje turk te kete permendore ne mes te Shkodres, gje e kerkuar me shume ngulm nga turqit e Shkodres ne keshillin bashkiak si kompensim per bustin e Nene Terezes qe u ngrit te posta e qytetit. E pabesueshme por e vertete.

    1. Eri says:

      Po nga Iraku ka qene. Por gjeneral i ushtrise osmane. Ishte nje Osman iraken. Ashtu sic ishi dhe shqiptaret osman. Ushtria osmane ka qene sic eshte Nato sot. Po ashtu dhe perandoria. Shume shtete nen nje perandori dhe ushtri. Perandoria ka pas dhjetra kryeministra shqiptar. Qindra gjenerale shqiptare dhe mijera nenpunes shqiptar. Osmanet e kishin per detyre te mbronin nje shtet te ri me nje popullsi shqiptaro osmane. Cfar ka per tu habitur ketu?!Turp eshte per malesoret qe luftuan per serb e malazez.Jo per bustin qe eshte vendosur aty.

      1. Ali Pashe Tepelena says:

        Perandoria Osmane ka padur 43 kryeminsitra shqiptare, biles edhe me shume. jo vetem kaq, por dinastia ,e fuqishme mbas atyre te Osmanllinjve ishte Qyprylinjte e Beratit.

        Biles erandoria osmane ishte aq e varur nga faktori shqiptar saqe ushtria osmane kishte me shume reputacion te frikshem nga repartet shqiptare ne te.

        Shqiptaret kane qene populk pa doktrine kombetare dhe der ne 1860 nuk kishte as ceshtje te gjuhes shqipe.

        Ne fajsojme osmanet, por harrojme se fakrikisht ceshtja e gjuhes shqipe eshte shume e vone dhe nuk eshte ndonje lufte nder shekuj, sic kerkojne ta paraqesin disa.

    2. Ali Pashe Tepelena says:

      Ai ne rradhe te pare ishte Osman dhe jo ” turk”, po ri je nje injorant malok, qe fyen qytetarine e Shkodres me kete injorance.

      Kishte lindur ne Irak por ishte Osman, menodhet se baba i tij ishte shqiptar meqe ra fjala.

      Sa per malesoret e tu, nje pjese e konsiderusehme ishin ne bashkepunim me malazezet meqe ra fjala.

      Riza Pasha e mbrpjnti Shkodren si qytet shqiptar dhe me forca shqiptare dhe ishte faktor kryesore qe Shkodra nuk ra ne duar e sllaveve.

      Ishte Esat Toptani qe nuk ngriti flamurin shqiptar meqe ra fjala, dhe jo Riza Pasha.

  4. beni says:

    Ca flet o Roland Qafoku?
    Katolikët e Shkodrës ka prit me bandë muzikore ushtrinë malazeze dhe me brohoritje kundër pinjollëve shqiptare,që luftonin së bashku me ushtrinë Osmane për rezistencën e saj!

    Hasani e Essad pasha ishin dy bythqirit të paguar nga perandoria Osmane e mos i bej Hasani hero!

    1. King Bardhyl says:

      Ky eshte nje tjeter kelysh prostitute serve qe komenton ne shqip ne portalet shqiptare.

      Hallall Riza Pashes dhe gjihe garnizonit shqiptar te Shkodres, qe vrane edhe 15,000 kopila malazez gjate rrethimit.

      E more esat pashe toptani shkodres mbas vdekjes se riza pashes, dhe nuk ngriti flamurin shqiptar, sepse katoliket do kishin sulmuar forcats llave dhe do i kishin shfarros nga faqja e dheut.

      malokeri nga an e tyre, sepse do kishin mundesi me marr gjysmen e ”malit te zi’ pastaj.

  5. Toma says:

    Keto pabesi tipike shqiptae mi ka treguar gjyshja me mire se keto Copa shkrimesh.Edhe M.Grameno aty u vra ne shkoder,vete populli luftonte kunder malazeseve,askush ne kete Europe nuk I mbrojti,edhe Esati Mori goxha Flori nga malazeset.Te Tere Benin sehir dhe pastaj hedhin kujtime.Po daja dhe nipi aty Jane prap.

    1. Beratasi says:

      Toma,e ke fjalen per cerciz topullin qe u vra ne shkoder,sepse mihal grameno ka vdekur dy dekada e gjys me vone se 1913 dhe nga shkaqe natyrale.

  6. Kellira says:

    Edhe Eqeremi, nipi i tij, mut muti ishte. Flet per Ismail Qemalin sikur i ra rruga nga Vlora dhe ngriti nje cope lecke.
    Eshte mire qe shkruhet sepse ka shume dyshime per historiografine e periudhes se komunizmit. Ca figura po marrin vendin qe iu takon.
    Esadin po mundohen ta glorifikojne neootomanet qe enderrojne nje shtet musliman ashtu si edhe Esadi por do ta kuptojne se jane ca endrra qe nuk realizohen me heronj prej lecke si Esadi dhe Eqeremi.

  7. mujo muji says:

    Ore shkerdhata historiane ore te degjeneruar qe quani turkun çlirimtar dhe malazezet pushtuesa !!!! Une nuk kam ndermend te diskutoj me rrota karri mashtruesa por nje pyetje kisha : Kur malazezet moren Shkodren ( kuptohet çliruan nga turqit) shqiptaret si e moren prape Shkodren ???!!!! Me lufte ???!!!! Une s’di te jete bere ndonje lufte nga shqiptaret per çlirimin e Shkodres nga “pushtuesit” malazeze !!!! Te kishin dashte malazezet me e mbajtur Shkodren , a nuk e mbanin dot kur ata ishin brenda ???!!!! Lerini perrallat ore manipulues qe beni hero gjeneralin turk (i ngrini bust ) pushtuesin !!! Garnizoni turk qe luftonte kundra malazezeve a nuk luftonte nen flamurin turko-otoman dhe nen komanden e sulltanit ?????!!!! ¨Po Shkodra ishte mbushur me kolone turq te ardhur nga Azia e Vogel qe i benin dua “babes” Sulltanit dhe ata nuk e quanin pushtim prezencen e vellezerve te tyre me gjysem hene !! Po kur historine e bejne spermat jeniçere tani ne Shqiperi nuk keni faj …… !!

    1. osman gjyzeli says:

      Ore te qifsha motren ,,Hasan Pasha mbrojti Shkodren prej malazezve.mbasi u vra Hasan Pasha malazeset pushtuan Shkodren per ta inkuadruar ate ne malin e zi,por nuk e lejoi Austr Humgaria serbet pushtuan kosoven greket pushtuan Korcen.
      Por ja hengeren kk.. Shkodres ashtu sikur serbet Kosoves e greket Korces kuptove o sperme jeniceresh
      Figura e Hasan Pashes duhet nderuar nga shqiptaret per mbrojtjen e Shkodres

      1. King Bardhyl says:

        lere cfare thote ky injorant or burr pash nderin se eshte nga keta maloket me nder t forte shpellar.

        Shkodra nuk u kap kurr nga malazezet faktikisht.

        3 muaj pas vrasjes se Riza Pashes malazezet deshen te hyne por nuk i Austria.

    2. King Bardhyl says:

      ik mor, cfare je ti, bastard kurve malazeze ne shkoder, se cunat shqiptare me kurvat malazeze dhe serve e humbnin virgjerine. ik mor kopil buce.

      Ne rradh te pare gjithe shqiptare ishin duke luftuar kunder forcave sllave qe hne ne territoret shqiptare ne 1912-1913, d e njeta gje edhe me rrethimin e shkodres.

      Ne rradh te dyte gjithe garnizoni osman ishte shqiptar dhe po lufotnin per te mbrojt qytetin, fitorja e shkodres eshte shume e rendesishme per historine shqiptare.

      malazezet hyn ne qytet ne prill, mbasi humben 15,000 ushtare, dhe u larguan sepse austria i dha ultimatum, jo sepse ishin burra te mire o kopil biuceje sllave.

      Riza Pasha po luftonte me flamur osman, sepse ende nuk kishte ikur de juro qeveria osmane, por ishte nje lufte qe perkrahej nga gjithe shqiptaret, sepse ne fund te fudnit gjithe administrata osmane ne shqiperi shqiptare ishte.

      A e di ti sa shqiptare kane humb jeten ne luftat ballkanike mor kelysh sllaveje, dhe se sulltani ra dakord te ikte bga ballkani por me diktatin qe te njihje pavareisa e shqiperise???

  8. Glauk says:

    Hasan Riza ishte Shqiptar o gazetar leshi.

    Ishte Shqiptar i lindur ne Irakun e sotshem qe as ekzisonte si koncpet ne ate kohe.

    Edhe gjenerali i garnizonit te Janines ishte shqiptar, dhje nja nga 3 kryegjeneralet e armatave osmane ne ballkan ishte shqiptar.

  9. Glauk says:

    Hasan Riza ishte Shqiptar o gazetar leshi.

    Ishte Shqiptar i lindur ne Irakun e sotshem qe as ekzisonte si koncpet ne ate kohe.

    Edhe gjenerali i garnizonit te Janines ishte shqiptar, dhje nja nga 3 kryegjeneralet e armatave osmane ne ballkan ishte shqiptar.

    E meriton bustin po aq shume sa Balshajt dhe Bushatllinjte

  10. Asaman says:

    Paskemi dhe nje hero turk?
    Presim ndonje qe te numeroje gjeneralet osmallinj me origjine shqiptare…..
    Perse i je futur krsaj teme R.Qafoku. Cfare vlere ka ky shkrim,apo futja kot “si kau peles”

    1. Theatrical says:

      nje nga gjeneralet me te medhenj osmane me origjine shqiptare ka qene Iliaz Bej Mirahori,i cili dha nje kontribut te madh në rrethimin e Kostandinopojes në 1453,e per rrjedhoje futen e ushtrise osmane në qytetin me te fortifikuar te botes në ate kohe
      Kostandinopoja(Istanbuli i bekuar) ra brenda me pak se dy muajsh,kohe rekord
      si shperblim per kontributin e tij te madh,sulltani e lejoi e lejoi Iliaz beun te kthehej në vendlindjen e tij dhe te themeloje Korçen
      shqiptaret(me origjine) japin edhe sot nje kontribut te madh në Turqi,qe nga zyrtare te larte,politikane e kryeministra, madje deri tek personeli ushtarak i atyre luftanijeve qe i ndoqen greket nga ujerat e Qipros para disa ditesh

      1. Glauk says:

        jo vetem kaq or burr, por 44 kryemionistra shqiptare ka pas perandoria osmane… gjithe garda perandorake dhe nje pjese emadhe e ushgtrise osmane ishte vetem me shyqiptare, biles perandoria osmane ka qene e varur nga shqiptaret per ushtare per shume kohe….

        edhe pashallaret e fuqishem te pavarur shqiptare si ali pashe tepelena, kurt pasha i beratit, bushatllinjte e shkodres dhe muhamed aliu i egjiptit dhe dinsata e tij shqiptare dolen nga strukturat politike dhe ushtarake osmane

    2. Glauk says:

      Isshte me prejardhje te pjesshme shqiptare dhe mbi te gjitha mbrojit shkodren nga kafshet slav qe deshen ta merrnin dhe nga ana tjeter gjithe garnizoni ishte shqiptar.

      Vetem injoranet e trashe si puna jo0te ne vitin 2018 nuk kan arritur edne te kuptojne se perandoria osmane nuk ka qene kurr ” turke” por multi etnike dhe multi fetare dhe se shqiptaret kishin gradat me te larta ne te.

      Ky njeri luftoi per shqiptaret me shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール販売

    doll4ever WMドールズウェルネスエクササイズセンターベッドで金髪の肌を愛するセックスドール?大人の人形は理想的なオプションになることができますES人形はあなたが本物のセックス人形を購入する方法を明確にしますか?販売のための完璧な胸を持つ美しいシリコーンの愛の人形!

    Përgjigjjuni
    1. Y
      YourDoll株式会社

      ラブドール 高級 あなたのダッチワイフはどのようにあなたに喜びをもたらしますかあなたは158cmのダッチワイフをどう思いますか?選択するセックス人形の胸の選択肢なぜ男性は大きなお尻の女性が好きなのですか

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje