Opozitë me qira

24 Shkurt 2018, 19:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një grup punëtorësh që kanë punuar në guroret e malit të Tomorrit, mbyllur disa muaj më parë nga qeveria për shkak të dëmit mjedisor, kanë protestuar në Berat para vendit ku ishte mbledhur qeveria. Të papunët ankohen se qeveria është shkaku që ata kanë ngelur pa punë, se mbylli guroret.

Të njëjtën ankesë mund ta përsërisin dhe punonjësit e hidrocentraleve që kishin nisur punën në Kanionet e Osumit, apo dhe ata që presin të marrin leje aty.

Të protestosh ndaj qeverisë është gjëja më e lehtë dhe sporti më i përhapur në një vend të lirë.

Por protesta të tilla si kjo e punonjësve të guroreve të Tomorrit, tregon një anë të errët të kapitalizmit shqiptar, sidomos të këtyre zhvatësve të natyrës, dhe një lehtësi të padureshme të opozitës, për të marrë me qira çdo protestë në vend.

Këta jo vetëm natyrën shqiptare, por dhe vetë shqiptarët i trajtojnë si kavje eksperimentale, të cilët ose do t’u shërbejnë bizneseve të tyre, ose do të kthehen në kamikazë.

Që mbyllja e guroreve është prishja e një biznesi dhe mbyllje e disa vendeve e të punës, është e qartë, dhe këtë biznesmenët mund të ankohen në rrugë ligjore për dëmin që u është bërë, pasi të ballafaqohen me oponencën e qeverisë për dëmin që kanë bërë në natyrë. Pra beteja mes tyre dhe qeverisë tani e tutje është ligjore.

Por ideja e tyre për të përdorur ish- punonjësit si kamikazë, për të treguar gjoja se nuk kanë hallin e tyre, por hallin e disa punëtorëve të mbetur pa punë, është ide mizore.

Dhe nuk janë të vetmit. Kështu janë përdorur dhe punëtorët e rafinerisë së Ballshit për të marshuar drejt Tiranës, kështu përdoren jo rrallë herë si shantazh dhe punonjës të kompanive të mëdha, që herë pas here kanë konflikte me shtetin.

Përdorimi i punëtorëve të varfër dhe të pashpresë si kamikazë të pronarëve problematikë, është një sinjal se sa i egër është kapitalizmi shqiptar dhe si arrin t’i shfrytëzojë punëtorët e varfër jo vetëm kur janë në punë, por dhe kur janë pa punë.

Vendimi i qeverisë, që më në fund të heqë disa vija të kuqe në malin e Tomorrit dhe Kanionet e Osumit, për të mos ndërtuar hidrocentrale dhe për të mbyllur guroret, është një vendim që jo vetëm duhet mbështetur, por duhet bërë i sigurtë, me qëllim që të nxitet industria e turizmit, të përparojë dhe të jetë e sigurtë, se ajo nuk do të ndeshë me zhvillimin industrial në zonë. Ajo zonë ka nevojë të garantojë turizmin dhe jo guroret apo HEC-et. Turizmi është një industri që atje mund të fusë lekë në çdo shtëpi, ndoshta edhe tek këta punëtorë të varfër që i keqpërdorin për protesta, por mbi të gjitha, bën të qartë perspektivën e zonës dhe e orienton atë drejt investimeve.

Tani opozita që bëhet entuziaste nga protesta të tilla, duhet të bëjë kujdes të mos identifikohte me guroret dhe HEC-et, edhe pse e dimë që ajo i ka dhënë ato leje. Në mungesë të ideve të saj për të bërë opozitë, ajo është bërë si ata biznesmenët që marrin biznese me qira ngaqë nuk kanë idetë e tyre. Dhe opozita jonë del në mëngjes në punë, shikon kush ka ndonjë ide për protestë dhe ua marr protestën me qiraa, duke dalë në mbështetje të saj. Por shpesh herë mund të fitojë më shumë po nuk foli për marrëzi të tilla. E vetmja gjë që duhet të thotë në këto raste, është që  biznesmenët që keqpërdorin varfërinë dhe makthin e punonjësve të mbetur pa punë, nga biznesi kriminal i tyre.

8 komente në “Opozitë me qira”

  1. Tr says:

    AKOMA NUK KANE SHKUAR NE REC KRERET E OPOZITES ??

  2. Drin says:

    Katran -opozitë!
    Opozitë mediokre , dritëshkurtër, dhe e ligë!
    Banalisht,e ligë!
    Përdor si karrem të varfrin, të sëmurin, mëndjeshkurtrin dhe pret prej tyre qê të përmbysin qeverinë.
    Mjerë Shqipëria dhe mjerë ne.
    Por , të shpresojmë që këta ujqërit e vjetër që na vëzhgojnë, që kanë shpikur të keqen dhe të mirën, të na ndihmojnë ti heqim qafe MASKSRRENJTË !!!!??
    PLEASE ???. AMERIKË ,!!!! HELP US !!!??????

  3. Sit back and relaks says:

    Shume dakord pare nga kendveshtrimi i mbrojtjes se natyres nga babezia njerezore me mbylljen e ketyre bizneseve por pas mbylljes se bizneseve dhe hedhjes ne rruge te familjeve te tera lind pyetja, kush ka detyrimin ti paguaje punetoret per prishjen e njeaneshme te kontrates se punes nga firma pas heqjes se lejes nga qeveria? Ka ndonje gjobe per personat pergjegjes per lejen? Apo vk aq ishte puna e qeveris?

  4. "BOHOTINA" says:

    Pse cuditeni. Keshtu kane bere gjithmone. Ju hujtohet kur depudetet u rreshtuan ne krah te shofereve te furgoneve ne . Ataa punonin pa licence, pa paguar taksa, ndersa autobuzet benin xhiro kot neper republike se perfitonin fugonat qe ca te pa cipe ua merrnin njerezit tek dera e autobuzit.

  5. Patriroti SHBA says:

    Me opozit destrktive se kjo e jona, e SHqiperis, sesht par ne asnje vend te botes. Ne vend te pergjigjen ligjerisht, pse ka dhen lej, mjedisore dhe licenca cfrytezimi ne keto vende, piktoreske e turistike, nxisin protesta . Njemij her turp e faqe e zez, per keta shkaterimtar te ekonomis, ne teresi dhe te ambjentit e turizmit e vecanti.

  6. Vehbi Alimuça prej Mossuli says:

    Po kur protestonin se mbyllej “Sudja”, a ju kujtohet? Nje popull qe i beson nje jevge, perveçse ka ngjashmeri me te, nuk ka as te ardhme.

  7. aldo says:

    O Mero nese opozita po flen ti si gazeter duhet te besh opoziten apo merr rrogen nga qeveria

  8. Laku says:

    Ke te drejte o Mero,po ti pse nuk bere ndonje shkrim qe te protestoje kur po ndertohej kjo gurorja?Apo kishe hall se mezitej Ilir Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje