“Ne nuk jemi fjala e fundit. do të ketë të tjerë që do të shkruajnë për faktet që keni publikuar ju, por edhe për fakte e dokumente të reja. Historia është e tillë. Ne të gjithë duhet të dimë se ne nuk themi fjalën e fundit. Ne mund të kontribuojmë për të ardhmen.”
Kështu e ka përfunduar leksionin me studentët shqiptarë historiani gjerman Bernd Fischer.
Ai e njeh mirë Shqipërinë e ishte ndër të parët studiues të huaj që hynë në Shqipërinë ende me kufij të mbyllur.
“Për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 1988 dhe mbaj mend që po qëndroja në të njëjtin hotel që po qëndroj edhe tani pas gati 3 dekadash.
Ishte një eksperiencë tmerrësisht e bukur dhe e vështirë, pasi për të hyrë në Shqipëri ishte e vështirë.
E para gjë që më bëri përshtypje ishte përshëndetja e përzemërt që na bënin policët. Mbaj mend si na buzëqeshnin teksa lëviznim me makinë.
Kishte pak makina Shqipëria atë kohë.
Pa diskutim që ishte një kohë e vështirë, por unë arrita të njihja shumë njerëz e shumë vende në dy javë qëndrimi këtu. Gjërat kanë ndryshuar.”
Por, pyetjes se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria dhe a është sot vendi ynë si Europa që ëndërronim asokohe, Fischer përgjigjet duke thënë se ka ende shumë gjëra për të bërë, së pari në emër të demokracisë:
“Shqipëria po lëviz me hapa të shpejtë drejt demokracisë, por e kam të vështirë të them se po jetoni apo e keni kapur demokracinë. Sepse ka ende shumë politikanë a liderë shumë autoritarë.
Shqipëria prodhon autoritarë në radhët e politikës dhe kjo e pengon demokracinë.
Mes tyre, ka shumë pak demokraci dhe në strukturat e partive politike në Shqipëri nuk ka shumë liri.
Dhe nëse nuk ka mes partive demokraci, pa të është e vështirë të mbërrish te ajo.
Ato që mund ta përshpejtojnë rrokjen e demokracisë janë institucionet. Ju duhet të punoni edhe më shumë për të mbërritur, pasi demokracia nuk ka ndodhur ende këtu.”
Fischer është autori i veprave “Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore”, Ahmet Zogu, mbreti i shqiptareve” dhe “Diktatorët e Ballkanit”. Ai njihet edhe per nje sere shkrimesh e faktesh të publikuara në ndihmë të rishkrimit të historisë së Shqipërisë.
Nuk jane origjinal,jane imitues !
Por ajo qe te shqeteson eshte se serviret me muzike (Skenderbe),megjithse koha e shpatave ka kohe qe ka perenduar !
Demostrohet ne Parlament,duke u dukur si boksier qesharak !
Te merzitshem perpara kamerave,duke mos lene rradhe te shprehen mendimtaret !
Po sa qindra vjet dhe sa beteja midis proletariatit dhe qeverive te tyre u jane dashur vendeve perendimore per te arritur atje ku jane sot. Shqiperia ka pak me shume se 100 vjet liri. Kemi qene 500 vjet ne roberi, te pushtuar nga nje vend shume autokratik, Perandoria Otomane me sullatanet vrastare. Mos na shit mend ore shok se Hitlerin dhe Napoleonin nuk i lindi Shqiperia. As Stalinin nuk e lindi Shqiperia. Do me emra more zoti Fischer?
S’E. apostrofën mër jahu
Jo autoritare por badite kriminele dhe tutore prostitutash
Te gjithe keta dhe te tjere kur ju futen politikes ishin me duar ne xhepa dhe sot jane miljardere qe u bene vetem me ” RROGEN “e shtetit,e shikoni sa te zote jane prandaj VOTONI O POPULL PER KETA TE PA NGOPUR. Ja kane kaluar Enverit por populli ja ka lene ne dore Zotit se vete di vetem te votoi dhe vete rrypin te shtrengoi.
Te gjithe islamike Hoxha,Shehu,Kadare,Berisha,Meta,Nano,Rama,na vjen turp qe jemi shqiptar