FOTOT: Arkeologet zbulojnë varrin e lashtë në Egjipt: Ky është vetëm fillimi

25 Shkurt 2018, 09:32Lifestyle TEMA
FOTOT: Arkeologet zbulojnë varrin e lashtë në Egjipt: Ky

Ministria egjiptiane e Antikiteteve bëri të ditur zbulimin e një nekropoli të lashtë pranë qytetit Minya në Luginën e Nilit, në jug të Kajros, transmeton Anadolu Agency.

Ministria njoftoi se një varrezë e madhe gjendet në veri të zonës së Tuna al-Gabal, një vend i madh arkeologjik. Brenda varrezave ka më shumë se 1.000 statuja, 40 sarkofagë dhe artefakte të tjera.

Ministri egjiptian i Antikiteteve, Khaled al-Anani, tha se pjesëtarët e familjeve të ndryshme u varrosën në këto varreza dhe se besohet të jetë nga periudha e vonshme faraonike dhe koha e Ptolemeut të Egjiptit.

“Do të duhet së paku pesë vjet për të punuar për nekropolin. Ky është vetëm fillimi i një zbulimi të ri”, tha Al-Anani.

Gërmimi në zonën ku u gjet nekropoli filloi në vitin 2017.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje