Flamurtari, ish-lojtari i Lacios shqetëson trajnerin Duro

26 Shkurt 2018, 16:20Sport TEMA

Tunkara shqetëson stafin teknik. Edhe pse erdhi me bujë në Vlorë, për fat të keq, lojtari i Lacios u dëmtua dhe ende nuk ka shfaqur vlerat e tij te Flamurtari.

Trajneri Duro pret shumë nga ky futbollist, ndërsa ende nuk e ka dhënë opinionin e tij për shkak se dëmtimi nuk e ka lënë që të studiojë nga afër aftësitë e tij në ndeshje apo në stërvitje.

Burime nga klubi bëjnë me dije se Tunkara do të jetë jashtë fushës edhe për tri javë, raporton “Panorama Sport”.

Ky është momenti deciziv i sezonit, për vetë faktin se diskutohen turet e rëndësishme të Kupës së Shqipërisë, por edhe në kampionat, duke qenë se diferencat janë të ngushta në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje