OSBE ka përshëndetur përfshirjen e Kodit të Sjelljes të Deputetëve në seancën e sotme plenare.
Pëmes një mesazhi në twitter OSBE bën me dije se shpreson që të gjithë deputetët të kontribuojnë për finalizimin e tij me sukses
“Përshëndesim përfshirjen e Kodit të Sjelljes të Deputetëve në seancën e sotme plenare & shpresojmë që të gjithë deputetët të kontribuojnë për finalizimin e tij me sukses.
OSBE është krenare që e ka ndihmuar Kuvendin në hartimin e Kodit, që përmbush standardet më të mira ndërkombtare.”- postimi në twitter i OSBE.
Po ja çfarë thotë neni që përfshin Kodin e Sjelljes të Deputetëve:
Neni 7
Deputeti nuk duhet të:
a)Marrë pjesë në punimet e Kuvendit në gjendje të dehur
b)Ndjekë modën në mënyrë të tepruar
c)Kryejë veprime ose gjestikulacione joparlamentare, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve/ kolegeve dhe të ftuarve që ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut për deputetin. (TemA)
Njihen me njeri tjetrin të gjithë grindavecet