Ashley Graham ka treguar një tjetër talent të saj.
Modelja e bëshme tregoi me krenari aftësitë e saj në “twerking”.
Ajo e ka lëshuar veten në setin fotografik të revistës “Sports Illustrated Swimsuit”.
30-vjeçarja u filmua në bregdet me një bikini të kuq, duke bërë “twerk” para redaktores së revistë në fjalë.
“Jemi kënaqur shumë në set. Punojmë fort, por luajmë edhe më fort”, shkroi ajo.(TemA)