BE përgëzon policinë dhe doganat shqiptare për kapjen e kokainës në Durrës

28 Shkurt 2018, 18:36Politika TEMA

Delegacioni i bashkimit Evropian në Tiranë, nëpërmjet një reagimi në Twitter, ka përgëzuar sot doganat dhe policinë shqiptare për sekuestrimin e një sasie rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë mbi 180 milionë euro.

Përgëzime doganave dhe policisë për operacionin e suksesshëm të sekuestrimit të 614 kileve kokainë në Portin e Durrësit.

Punë e paqme, vazhdoni përpara edhe më tej me luftën kundër krimit të organizuar.

Kriminelët nuk mund të fitojnë ndaj fuqisë së ligjit.

Shteti ka nevojë të qëndrojë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen ta rrisin trafikun e drogës“, thuhet në reagimin e BE-së në Tiranë.(TemA)

1 komente në “BE përgëzon policinë dhe doganat shqiptare për kapjen e kokainës në Durrës”

  1. Dino says:

    Bravo ,? Policia e Shtetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje