"Ekonomia në prag katastrofe!" Taulant Balla i përgjigjet Bashës: “Gjeniu” i aritmetikës së fillores...

28 Shkurt 2018, 14:41Politika TEMA

Taulant Balla i është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha në një konferencë për shtyp se ekonomia është në gjendje katastrofe.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku e quan Bashën “Gjeniu i aritmetikës së fillores”.

Balla shkruan se “Gjeniu i aritmetikës së fillores, foli sot edhe për ekonominë.

Foli edhe për sektorin e ndërtimit, me turpin mbi supe që kur ishte vetë kryebashkiak me firmën e fundit firmosi leje shtesë kati për vete. Nga kate, i bëri tre kate.

Ndërkohë më herët Basha tha se aspekti i dytë i kapjes së ekonomisë, sipas Lulzim Bashës është PPP-ja dhe koncesionet.

“Kjo duket në sektorin e mbetjeve urbane, ku privati po investon për inceneratorët, por atë po e paguan qytetari me taksat e tij. Këtu po përzihet paraja e krimit dhe e drogës me taksat e shqiptarëve. Kjo po ndodh nëpërmjet përqendrimit të pushtetit, vendimmarrjes në duart e oligarkëve

“Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe nëse nuk e ndalojmë tani. Rrezikohen mijëra e mijëra vende pune”, nënvizoi Basha. (TemA)

1 komente në ““Ekonomia në prag katastrofe!” Taulant Balla i përgjigjet Bashës: “Gjeniu” i aritmetikës së fillores…”

  1. orli says:

    7×7=42,39+46=95 i pari i pd-es i ben keto llogari matematikore!! Imagjinoni pd-istat e thjeshte se cfare niveli arsimor kane!!….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje