Tritan Shehu, deputet i opozitës, sot është një veteran i Partisë Demokratike. Konsiderohet nga të tijtë si një nga njerëzit që janë në një farë mënyre kujtesa e gjallë e partisë. Por edhe doktor Shehu, në rekuiemin në rrjetet sociale për Rushen Golemin kishte harruar historinë.
Shehu shkruan në dedikimin ndaj koleges që ndërroi jetë se ka qenë deputete në vitin 1992. Në fakt, e ndjera Rushen Golemi ishte një nga deputetet e “forta” të PD-së që më 31 mars 1991.
Rushen Golemi nuk ishte një dosido, por ishte e vetmja figurë e Partisë Demokratike që e ka pasur student Sali Berishën. Madje jo thjesht një student që i ka vënë notën, por që e ka përkrahur dhe e njihte mirë, fare mirë.
Pikërisht nga kjo njohje, Rushen Golemi e ka pasur fare lehtë ta kundërshtonte liderin, por që e pësoi duke marrë si shpërblim që “ta lënë në qetësi”.
Në vitin 1997, ajo e nuhati se PD-ja po shkon në tjetër drejtim dhe i tha ish-studentit të saj: “Mirupafshim, unë po iki…”
Në vitet e komunizmit ishte një nga të paktat mjeke kirurge (është profesion kryesisht për burra). Grua e zgjuar, njeri shumë i komunikueshëm, pjesë e një familje me emër të ajkës së Durrësit.
Hyri në PD e paftuar nga askush, por si natyrshmëri e një elite aristokracie që u vu natyrshëm në linjë. Rushen Golemi mbahet mend si nga deputetet më cilësore jo vetëm të PD-së, por të të gjithë Kuvendit.
Aktive, me sharm intelektual, e hidhur por kurrë banale, doktoreshë Golemi spikati në Kuvendin e parë. Madje Kastriot Islami, që sot është deputet i PD-së, ka qenë antagonisti më i fortë i saj. Islami në parlamentin e 31 marsit 1991 ishte kryetar i zgjedhur nga PPSH-ja.
Rushen Golemi hyri në PD si një lëvizje e natyrshme e një shtrese sociale që nuk u zhyt kurrë. Familjet me emër të Shqipërisë, edhe pas persekutimit kurrë nuk e humbën simpatinë në publik. Ndaj natyrshëm në vitin 1990, njerëzit prisnin si dialektikë që elita e mënjanuar të ngrihej në krye. Pjesë e kësaj elite ishte edhe Rushen Golemi. Një intelektuale par excellence në të gjitha aspektet.
Por PD-ja nuk i afroi asnjë vend në qeverinë e re; jo vetëm në kabinetin e Aleksandër Meksit por edhe në rinovimin institucional të shtetit të ri demokratik. Në krye të institucioneve të reja u emëruan edhe zyrtarë me cene që nga komunizmi, apo edhe njerëz që gjatë krijimit të opozitës së parë anti-komuniste kishin qenë shumë larg.
Dhe ky trend sa erdhi dhe u forcua avash-avash nga viti 1992 deri në vitin 1997, kur PD-ja u braktis thuajse e tëra nga ajo pjesë e elitës që në vitin 1990 u afrua pa bujë, por natyrshëm për të konkuruar si e barabartë me hibridët “kritptokomunistë” që bënë rrokadën e testave. Rushen Golemi ishte një nga këto përfaqësues të Partisë Demokratike që u mënjanua vendosmërisht në mënyrë konstante.
Doktoresha e njohur jo vetëm në Tiranë apo në Durrësin e saj, por në të gjithë vendin falë punës së saj nuk u afrua e vetme në PD. E gjithë familja e saj me emër u bë një nga mbështetëset e partisë së re. Vëllai i saj, Tomor Golemi u zgjodh kryetar i parë i bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e para vendore pas rrëzimit të komunizmit.
Nuk ishte rastësi që në qytetet kryesore të vendit PD fitoi bindshëm, pasi si përfaqësues kishte emra të njohur, pjesë e një elite që mbahej mend nga dy gjeneratat që ishin gjallë: ata që kishin jetuar jo vetëm komunizmin por edhe pak pjesën përpara tij, si dhe gjenerata e re që kishte dëgjuar nga më të vjetrit për familjet e mëdha.
Në vitin 1995 Sali Berisha nisi ta krasisë partinë nga pjesëtarët e elitës. Në fillim largoi Petrit Kalakulën, një agronom, pinjoll i një familje me emër të jugut. Më pas vazhdoi me Tomor Dostin. Në qeverinë e dalë nga zgjedhjet e vitit 1996, PD nuk kishte asnjë figurë nga familjet me emër. E vetmja deputete e kësaj shtrese ishte Jozefina Topalli, një “yll në ngjitje” por që nuk kishte qenë aktive në vitet e para të themelimit. Në Durrës, Berisha mënjanoi Golemin dhe nxori në skenë “Kilen”, një figurë tipike e tranzicionit.
Arqile Goreja, ish-shef në ndërmarrjet e komunizmit që u bë shpejt me para “zaptoi” PD-në duke larguar pinjollët e familjeve të mëdha. Ashtu ndodhi kudo. Në Tiranë, Sali Kelmendi u zëvendësua nga Albert Brojka, një inxhinier minierash i qetë dhe që kishte miqësi me Aleksandër Meksin.
Në Vlorë, ku PD fitoi bindshëm pasi kandidoi një pinjoll të familjes së famshme të Sharrajve, në 1996-n katapultoi Gëzim Zilen, një yll në ngjitje i firmave piramidale.
Në Shkodër, Berishës i hasi sharra në gozhdë. PD humbi pikërisht pasi elita vendosi t’i dalë përballë dhe të garojë me “PD-në” e re dhe fitoi. Kjo ishte atmosfera që natyrshëm doktoreshën Rushen Golemi e nxori jashtë PD-së. Thjesht nuk ishte më partia e saj.
Në vitin 2011, doktoresha dha një intervistë për suplementin Gruaja të gazetës Panorama.
Nuk hyri fare në polemikë politike. Thjesht i mëshonte faktit se sa e rëndësishme është që gratë të jenë protagoniste vetë, e jo të përfitojnë nga kuotat.
Doktoresha Golemi ishte kundër “Miseve” politike, megjithëse ishte një grua mjaft e pashme.
Por përveç kësaj ajo promovoi idenë se politika është bashkim dhe jo ndarje, është garë dhe jo luftë. Intervista e vitit 2011 tregon qartë se kush ishte zonja Golemi që ishte e kundërta e asaj që PD u shndërrua…
Ja ç’thoshte Rushen Golemi në intervistën e vetme të dhënë pas largimit nga politika.
Si femra e vetme majtas, atëherë keni patur mundësi ta njihni më mirë Ermelinda Meksin?
Jo vetëm që e kam njohur, por kam ndarë krevatin me Ermelindën në një krevat, për rreth një muaj.
Për ç’arsye?
Nisi si tip shakaje. Shoqet e mia të PD-së (shtatë) ishin nisur për një takim në USA në një lobim grash. Pa dashur humba avionin dhe u detyrova të nisesha të nesërmen, ndërsa Ermelinda e kishte prerë vetë biletën një ditë me vonesë. Pra, në Nevv York, zbritën të dyja njëkohësisht dhe kur vajtëm në hotel, shoqet e mia ishin rregulluar dy e nga dy nëpër dhoma dhe bënin shaka që, “për dënim se humba avionin, do të flesh me “armiken”.
Ia vlente si “armike” Ermelinda?
Ajo është një grua zonjë dhe ia vlen ta kesh si “armike” apo si mike. Kemi pasur marëdhënie shumë të mira gjatë asaj periudhe që ndamë dhomën, por edhe më vonë. Ishte dhe mbetet një politikane korrekte, por edhe një femër që di të ndërtojë dhe të mbajë në ekuilibër miqësinë me militantizmin.
A shihni ndonjë deputete sot në Parlament që di të mbajë këta ekuilibra?
Fatkeqësisht, më duhet të them JO. Sot klima politike është shumë e ashpër dhe këtu janë përfshirë edhe femrat. Për këtë më vjen shumë keq. Ato kanë harruar të flasin me njëra-tjetrën si gruaja-gruas, por vetëm si pllaka gramafoni kryetari-kryetarit. Nuk ka shprehi, mendime dhe deklarata të tyre, por vetëm përsëritje fjalish të liderave. Më vjen keq për çfarë dëgjoj…
Çfarë dëgjon?
Fyerje personaliteti. Sharje familjare. Sulme personale. Të gjitha këto nuk kanë ndodhur as në fillimet e demokracisë në Parlament. Më kujtohet mirë Azem Hajdari, ishte një ndër personat që fliste më fort në Parlament, edhe merrte vrull për sherr, por edhe ai, si më problematiku që ishte, nuk përmendte emra familjesh e fisi degë më degë…
Nga mendoni se vjen e gjitha kjo?
Është futur thellë interesi. Deklaratat që bëhen në Parlament, përveçse janë të turpshme, largojnë vëmendjen nga problemet e vërteta.
Përgatiti: Ylli Pata
E mbaj mend Znj. Rushen nga parlamenti i 31 Marsit. Ishte shume aktive ne parlament.
Me pas, gjithmone, kam vrare mendjen c’u be me te, pse u largua nga politika.
Duhet ta kisha marre me mend qe edhe ne kete rast ishte dora e Sali Qoftelargut.
Ky njeri felliq cdo gje te paster qe i del perpara.
e mbaj mend edhe une na ka operuar babane ne kohen e monizmit
mamaja thosh gjithmon qe ishte zonje e nderuar
ngushellime familjes
Nese Zonja Golemi do te kishte qene life te e PD -se ne ato vite, Shqiperia do te kishte pasur Angela Merkelin e saj ????????????????????????
Grua zonje,mjeke kirurge duararte qe ka shpetuar shume jete,ngushellime familjes per kete humbje te madhe.E pa harruar qofte…..
Rushen Golemi ishte Zonje e Vertete dhe Zonje e Madhe
në plot kuptimin e fjales.
E kam njohur ne vitin 1974, kur operoi xhaxhain tim
Ne sallen e operacionit, kur i kishin dhene narkozen,
i afrohet Doktoreshes kryeinfermieri i pavionit dhe i
thote: Ky e ka babain e pushkatuar nga partia.
Golemi i thote: Ashtu? Po si tja bëjmë,ta therrim?
Me pas e njoha doktorshen si njeri dhe si profesionite
e vertete
RUSHEN GOLEMI, i paharruar qoftë kujtimi i JUAJ
E mbaj mend kur foli ne parlament kur u shkarkua Maks Haxhia nga Prok i Pergjithshem dhe mbajti nje fjalim qe e turperoi .Marjoneta e Sales qe kur e shtrydhi e hodhi posht .Fund i merituar per ata qe pranojne te perdoren.
sa gabim ke shkruar….aspak e vertete!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
KJO KA QENE MJEKE E MIRE POR SERVILE E S BERISHES E DIPLLOMUAR NE KOHEN E PARTISE SE PUNES KA VUAJTUR SHUME NE ATE KOHE E SHKRETA PRANDAJ JU BASHKUA PD
Ngushellime vajzave dhe djalit. U prehte ne paqe.
Sa per lenie ne hije z Ylli, nuk duhet harruar perkrahja e djalit te Rushenit, Kostandin Kazanxhi qe ka qene gjithnje keshilltar i ministrave te ndryshem te PD-se. Emri tij eshte perfolur jo pak per mosdeklarim pasurish. Shtepite qe ka ne USA me cfare i ka blere?
Nuk ka asgje heroike apo per tu marre per shembull ne karrieren politike. I beri yzmetin puneve te saja dhe u largua.
Mos harroni se PD ishte krijese e Partise se Punes. Kaq!
Mbase nuk eshte mire te flasesh per nje njeri kur vdes.Po seicili e shikon nga njohja e vet .Nje njeri i afert i familjes time vdiq nga pakujdesia e saj.Kishte Trmboze ne zorre. Doktoresha e la pa e operuar ne kohe.Kur erdhi ne pavion Dr.Petrit Gacja urdheroi qe te futej menjehere ne sallen e Operacionit. .po ishte vone .Zorret e te ndjerit ishin prishur krejt.Me thene te drejten kam kujtim te keq per Dr.Rushena Golemin.
Me me ngadale ju te gazetes me superlativat se qytete tona nuk jane aq te medhenj sa te mos njohim dhe marrim vesh te mirat dhe te ligat e njeri tjetrit….si familje perfituan me tepri ne” demokracine” e Berishes ashtu sikurse kaluan mjaft mire edhe ne komunizmin e Enverit.
E ndjera pushofte ne paqe!
….jeni fare gabim…
Une bej pjese nder ta shumtet qe kam patur fatin e mrekullueshem te kem patur perballe kete mjeke te jashtezakoneshme, me duar te arta dhe shpirt njerezor.
Mirenjohja per te, nuk ka patur, e nuk ka kufi per jeten e shpetuar te nje pjestari te familjes sime.
Rosheni ishte pjese e rendesishme e ekipit te pa perseritshem te drejtuar nga i pa harruari Dr Petrit Gaçe.
Ngushellime familjes!
Oh USA qenke stupid, kid nuk di gje the best thing is to keep your moth shut F up,, pleSe do this favor to yourself, respect per Per per Dr Rushen Golemi , u prehte ne paqe, ngushellime familjes
From CT USA