Ky është fundi që Sali Berisha ka merituar!

28 Shkurt 2018, 10:16Politika TEMA
Ky është fundi që Sali Berisha ka merituar!

Mustafa Nano Sali Berisha

Nga Mustafa Nano

Nuk ka asnjë portal e asnjë gazetë që të mos publikojë çaprashitjet e përditshme të Sali Berishës të cilat, në të shumtën e rasteve, bëhen nën siglën e qytetarit dixhital, që është personazhi më i shpifur i Shqipërisë publike në ditët e sotme. Është një lloj Frankeinsteni virtual i gazetarisë, që vetëm Berisha mund ta shpikte. I është dashur qytetari dixhital për ta mbajtur veten në fokusin e vëmendjes mediatike, por mbi të gjitha për të hedhur baltë mbi të gjithë, dhe kështu, për të krijuar idenë se të gjithë në këtë vend janë si Berisha. Por ky i fundit është i kuptueshëm në atë që bën (më duhet të them se kurrë nuk e kam kuptuar Berishën si sot, kur mbështetësit po e braktisin, kur institucionet shtetërore janë deberishizuar, kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është vënë dikush që nuk kontrollohet prej tij, kur vegla që kish vënë në krye të SHISH-it i iku pa e pyetur, kur sistemi i drejtësisë nuk është më në dorë të tij, për të mos thënë që shumë shpejt mund të marrë frymëzime e motivime anti Berisha, kur PD-ja po i shkërmoqet etj).

Çfarë nuk kuptohet në këtë mes, është media. Gazetarët mund të jenë duke bërë detyrën, teksa raportojnë qëndrime, opinione e konsiderata të Berishës, pasi ky ende përfaqëson, për turpin tonë, diçka të rëndësishme në politikën shqiptare, por publikimi i diarresë së qytetarit dixhital nuk është një gjë që ka lidhje me informacionin. Të gjitha manualet e gazetarisë thonë se një informacion i caktuar bëhet publik, pasi bëhen verifikimet dhe pasi provohet se ai është i saktë. Mirëpo nuk ka se si të jenë të sakta lajmet që japin pronari i një lavazhi, berberi i Babrrusë, një frekuentues motelesh, taksisti i Laprakës, një mësues në Qerret, një gjurmues çiftesh nga liqeni, një demokrat nga Poliçani, një socialist nga Shkopeti, një kurvë e Bllokut, një kambist etj. etj., që të gjithë pa emër. Le ta themi troç: Publikimi i këtyre idiotësive shënon pikën më të ulët, në të cilën ka zbritur ndonjëherë gazetaria shqiptare, përfshirë edhe gazetarinë e bërë në kohën e Enver Hoxhës. Unë po shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje Andi Telës, Robert Rakipllarit, Anila Bashës, Arion Sulës, Mero Bazes, Blendi Fevziut, Artur Zhejit, Dritan Hilës, Armand Shkullakut & Andi Bushatit, Mira Kazhanit, Alfred Lelës, vëllezërve Nazarko, Skënder Minxhozit, Enkel Demit, e dhjetëra të tjerëve që kanë portalet e tyre, që të mos u kushtojnë asnjë çikë vëmendje “bëmave” të qytetarit dixhital. Sepse të raportosh lajme prej qytetarit dixhital është njësoj si të regjistrosh, të zbardhësh e të publikosh, bisedat e ditës në një kafene çfarëdo. Kjo është anti gazetari. Ata që duan t’i shërbejnë Berishës (akoma????), por edhe ata që duan ta tallin atë (akoma?????), le ta bëjnë këtë në forma të tjera më gazetareske.

Kjo thjesht për sa i takon qytetarit dixhital. Por këtu duhet shtruar një çështje tjetër. Një pyetje tjetër, më saktë: A ka kuptim që të merremi pa fund me Sali Berishën? Unë pak më sipër thashë se media nuk mund të mos raportojë për qëndrimet e tij, pasi ai është një politikan i rëndësishëm. Nuk do duhej të ishte as politikan, as i rëndësishëm, por ja që ai është, sepse ka njerëz që e kanë mbështetur dhe e mbështesin (aq sa i kanë mbetur). Dhe media, si rregull, nuk mund të injorojë atë që thotë një personazh i tillë, që përveç të tjerash ka qenë ish-president, ish-kryeministër. Përsëris: si rregull. Por unë mendoj se çdo rregull e ka një përjashtim. Dhe në këtë kuptim, nuk do ishte keq që për këtë njeri të mos flitej më.

Janë bërë ca kohë që unë e shoh të tepërt vëmendjen ndaj tij. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, ai nuk ka merituar asnjë vëmendje. Ai ka bërë çmos që të mos na ikë nga vëmendja (“qytetari dixhital”, siç thashë, është shpikur edhe për këtë qëllim), por ne nuk kemi pasur arsye të merreshim me të. E kam bërë këtë diskutim edhe me Andrea Stefanin që, sa ishte gjallë, iu mbajt idesë se “nëse resht së luftuari të keqen, kjo të rishfaqet”. Nuk është se e ka pasur gabim në parim, por ky nuk është rasti i Sali Berishës. Ky i fundit mori fund në vitin 2013. Pas këtij moment, ai nuk ka qenë më një problem për shqiptarët. Nuk është më i rrezikshëm për ne. Dëme mund të bëjë, siç po bën (fjala vjen, duke mbajtur PD-në të lidhur pas fatit të vet), por edhe këtë dëm e bën by default. Është një dëm që vjen si pasojë, jo si qëllim. Qëllimi i tij është tjetër: thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt. Dhe këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të. Ne gazetarët, duke u marrë me të, i jemi bërë krah në këtë plan. Dhe nëse plani i ka dështuar (mund të thuhet pa frikë se ai është sot një njeri i diskredituar: vetëm një grusht njerëzish i ka mbetur pas vetes), kjo ka ndodhur jo për shkak të miqve apo armiqve të tij. As për shkak të shoqërisë shqiptare apo elitës intelektuale që, për mua, do ta kenë si një damkë turpi faktin që e kanë lënë këtë njeri të na vijë vërdallë për 30 vjet me radhë, duke na mbajtur peng në shumë drejtime. Nëse plani i ka dështuar pra, kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sikur ai të kishte qenë pakëz më i mençur e më i përmbajtur (duke qenë i njëjti rrezikzi), ne do ta kishim ende në zyrat e rëndësishme të shtetit. Sepse shoqëria shqiptare ka qenë e dorëzuar para tij, para kulturës e mendësive që ai përfaqëson, e para turmave të frikshme që i kanë dhënë mbështetje. Ai ka bërë çfarë ka dashur. Dhe ka qenë i vetmi njeri me impunitet në këtë vend. Të gjithë të tjerët mbrohen prej imunitetit, por ai është mbrojtur prej impunitetit. Dhe për ata që nuk janë familjarë me këtë fjalë, por shpjegohem: Impuniteti është pamundësia e institucioneve, e sistemit të drejtësisë, apo e sistemit politiko-shtetëror në përgjithësi, për ta bërë një keqbërës të japë llogari për krimet e kryera e dëmet e shkaktuara. Sali Berisha pra ka pasur impunitet. Mirëpo, duket se këtë impunitet nuk e ka më. Është ai i pari që e kupton këtë gjë. Dhe është ky fakt që ia ka marrë edhe atë pak qetësi e vetëpërmbajtje që ka pasur (E patë në ballafaqimin me Artan Hoxhën? Ishte në hall të madh. Kushedi sa vuajnë mbështetësit e tij kur e shohin në atë gjendje).

Për mua, ky lloj turpërimi që ai po i bën vetes është fundi më i mirë që ai meriton. Personalisht, më shijon kështu, kur e shoh që turfullon i pafuqishëm, e që bën si gore nëpër studio televizive, në Kuvend apo në facebook, kur e shoh mbi të gjitha të frikësuar; të frikësuar jo sepse mund ta rrasin në burg (kjo do të ishte e keqja më e vogël për të), por sepse mund t’i dalin në shesh shumë prapësira. Kanë filluar t’i dalin. E do t’i dalin edhe më shumë nesër. Sepse proporcionalisht me dobësimin e tij do të rritet edhe numri i atyre që nuk e kanë më frikë, e që për rrjedhojë do të hapin gojën për ta denoncuar. Dhe veç për një gjë nuk duhet dyshuar: Zullumet e këtij njeriu nuk kanë të numëruar.(Mapo)

44 komente në “Ky është fundi që Sali Berisha ka merituar!”

  1. lushi says:

    SALIU MORI FUND , TANI ESHTE I VDEKUR MES TE GJALLEVE ……….
    GABIMI ME I MADH I PRINDERVE ESHTE FUTJA NE PJESE TE ZULLUMEVE TE TIJ TE FEMIJEVE , SALIU E KA BERE KETE ME PLOT DESHIRE…..
    FAMILJARISHT ATYRE U KA EGZISTUAR NDJENJA E VJEDHJES , NDJENJA E HAKMARRJES…..
    SIKUR TE KISHTE DEGJUAR KANCELARIN GJERMAN PER MOSLENIEN E ZANATIT TE MJEKUT , APO TE KISHTE DHENE PLOTESISHT DHE VERTETESISHT DORHEQJEN NGA POLITIKA , DO ISHTE SHUME HERE ME MIRE….
    AI TANI PO PERJETON ME TMERR FUNDIN E TURPESHEM TE TIJ…….
    AI JO VEHTEN POR AS TE AFERMIT E TIJ NUK I SHPETON DOT ME….
    VDIQ ENVERI , VDIQEN SHOKET E BYROSE POLITIKE , POR FEMIJTE E TYRE E VAZHDUAN NORMALISHT JETEN , SEPSE NUK U PERFSHINE NE ZULLUMET E ETERVE TE TYRE………
    PERDERISA TE EGZISTOJE SALIU LULI NUK BEHET ME BURRE , DHE PERDERISA TE JENE TE DY PD-ja do vazhdoje shkermoqjen……
    DEMOKRATEVE U BEHET THIRRJE , SHPETONI PD-ne , KA VLERA TE PAMOHUESHME KOMBETARE…….

    1. Raimond Vlonjati says:

      NGA te gjita cfare shkruhen ne media ,ne keto kohe te “begata” te lulezimit te Jashashit dhe kokaines jane pislleqe morale qe tregojne futyren e vertete prej Jeniceresh te cdo lloj pushteti te gazetareve shqiptare

      DHe piketisht keta gazetare Jenicere, jane fatkeqsia me e madhe e kombit shqiptar dhe e demokracise sone

      Keta jenicere te shtypit , sic esht ky sharlatani qe ka shkruar kete pacavure te zeze , e denje per moralin e tij te krimbur nga urrejtja per kedo qe i ben oponence ideve te percudnuara te ketij bastardi , kane si emerues te perbashket urrejtjen ndaj te vertetes , dhe interesant esht se keta bastarde kane edhe nje urrejtje ekstrene per vete identitetin tone shqiptar
      Megjithse nuk mund te ishte ndryshe , Jeniceret nuk koshin respekt per identitetin e tyre , por per ate te zotnise se tyre

      Ndersa cdo gje qe ka thene Berisha , gjithe keto vite ne Opozite kane dale absolutisht te verteta
      Absolutisht te verteta

      Qe nga avionet e droges , bemat e Saje qorrin t , hashashi qe i esht qepur maleve e e kodrave , makinat e policise qe sherbejne si mburoje ndaj trafikanteve te droges ,
      gazetare spiun qe dekomspirojn deshmitaret dhe i cojne ne ekzekutime mafioze ,
      dhe deri tek banda e Xibrakes e konfirmuar edhe nga sherbimi sekret gjetman etj etj , ngjarje keto te te deklaruara nga digitali Berisha qe kane dale te gjitha te verteta

      Natyrisht keto te vettteta jane alarmante dhe ne nje shtet me media normale duhej te behej nami nga lajmet neper tv e gazeta ,
      dhe gazetaret vete dihet ti benin thirje popullit te ngrihej ne proteste kunder kesaj qeverie kriminale ,

      Mirpo ne shikojm se gazetaret e Oborrit bejne thirje per te kunderten . Duan te mbysin cdo ze qe ngrihet kunder kesaj baterdie te droges dhe te Anti-shqiptarizmit qe udhehiqet nga nje Kryeminister i paoergjegjeshem dhe totalisht armik i kombit shqiptar

    2. Kulaku i demokracise says:

      Mustafa e shtron gabim problemin!
      Me Sali Berishen duhet te merremi te gjithe se ai ka bere krime monstroze ketij populli dhe duhet te jape llogari para drejtesise!
      Ne se kerkon qe ai ka vdekur politikisht dhe menderisht,nuk ka vdekur “berishizmi” si ideologji,politike dhe menyre te sunduari ne kete vend!
      Pas 90-tes u vune ne krye te shtetit gjoja demokratik, ish komuniste,te rekrutuar me kohe nga agjenturat e huaja si Sali Berisha,Ramiz Alia, Gramoz Pashko,etj,etj, dhe qe ishin ose kelyshe te Bllokut,ose te afert te tyre!
      Sali Berisha,pa asnje dyshim ka qene regjizori i shkaterrimit te Shqiperise,percarjes se shqiptareve,krijimit te nje shteti fashist ku rolin kryesor e luante karikatura e Sigurimit te Shtetit ai qe u quajt SHIK-u!
      Dhe ne krye te tij u vu po nje agjent i UDB-se qe e tregoi tere armiqesine e tij ndaj popullit shqiptar aq sa u caktua nga padroni i tij Sali Berisha kryekomandant te forcave ushtarake rezerviste vetem te rretheve te veriut,per te sulmuar dhe nenshtruar JUGUN e Shqiperise!
      Por JUGU ka qene e do mbetet per jete nje kocke e forte e shqiptarizmit qe u ka mbetur ne fyt te gjithe armiqve te saj!
      Sali Berishes i duhet bere me pare nje GJYQ POPULLOR dhe te plotesohet dosja e tij prej mijra faqesh me deshmite e nje populli te tere!
      Ne se do kerkojme qe te heshtet ndaj Sali Berishes,qe eshte gjalle dhe luan nen toke te gjitha fijet e armiqve te Shqiperise per te krijuar situata destabilizuese mjaft te rrezikshme,cmund te thuhet per Enver Hoxhen,qe ka mbi 35 vjet qe ka vdekur dhe as do kujtohej njeri per ate ne se pas 90-tes popullit do t’i krijoheshin te gjitha ato qe ju premtuan popullit shqiptar ne kembim te rrezimit te socializmit!
      Por nostalgjia per Enver Hoxhen vazhdon sepse Shqiperia sot jeton ditet me te zeza te historise se saj njelloj sikur te ishte e pushtuar ushtarakisht nga trupat nazi-fashiste!
      Se “berishizmin” nuk e zbatojne vetem PD-istet,por edhe PS-istet e Edi Rames edhe sot e kesaj dite,ndonese jane mjeshtra te lustrimit te punes se tyre dhe dine t’ua servirin bukur te huajve mashtrimin ndaj popullit!
      Se pari,Edi Rama ka shkaterruar PS-ne qe kur u caktua kryetar!
      Ne seline qendrore te saj nuk gjen kembe njeriu per te qare hallin!
      Se dyti,akuzojme Enver Hoxhen per diktator etj,por te gjithe ata qe kane sunduar vendin pas 90-tes kane qene dhe jane diktatore!
      Kulti i individit ka qene ne funksionim te plote ne menyren me te ndyre!Te pakten Enver Hoxhen e shikonim ne tv vetem nje here ne vit,ndersa ju na mbite cdo dite sa na tmerruat kalamajte!
      Fakte:
      1-Me Kushtetute kryetarit te partise i jepet e drejta ekskluzive te caktoje listen e deputeteve te partise se tij!
      Si rrjedhoje edhe ministrat,drejtoret,ambasadoret etj,pra te gjithe administraten e shtetit,gje qe nuk e ka bere as diktatori Enver Hoxha!
      2- Cdo shtet ne bote e ruajne organe te tilla speciale si SHISH,Policia,Ushtria,KLSH-ja dhe organet shteterore qe trajtojne ankimet e qytetareve!
      Por te gjitha keto institucione jane te vdekura,per rrjedhoje edhe vete shteti,ne se nuk kame informatore.
      SHISH-i dhe Policia mund t’i kete edhe te paguar,por minformacionet me te shumta e me te sakta te vertetuara nga disa burime atyre u vijne vetem nga qytetaret e ndershem,por me shume nga qytetaret qe e kane pesuar te keqen ne kurrizin e tyre!
      Ndersa administrata e shtetit ne te gjithe piramiden e saj,ne se nuk vlereson dhe i zgjidh deri ne fund ankimet e popullit,jo vetem qe humbet besimin e vet ndaj ankuesve,por humbet burimin e vetem te zbulimit te shkeljeve ligjore,padrejtesive dhe korrupsionin!
      Kerkohet sot qe njerezit te denoncojne te korruptuarit!
      Ky eshte skandal,se vete shteti ka lejuar vete qe persona antishtet dhe hajdute te njollosin imazhin e shtetit duke shkelur ligjet,duke bere padrejtesi dhe duke i zvarritur deri me vite zgjidhjen e halleve te tyre aq sa ata ose do japin ryshfet qe te mbarojne pune,ose do t’u drejtohen gjykatave!
      Pra vete shteti e ka rrenuar drejtesine,sepse ndonese ka te punesuar mijra juriste,ata nuk mbrojne ligjet dhe qytetaret,por shefat ve tyre ne kembim te vendit te punes!
      Kjo ka bere qe ne gjykatat tona te krijohet nje volum gjigand ceshtjesh gjyqesore,duke zgjatur seancat per vite te tera edhe per konflikte te thjeshta qe mund t’i zgjidhin vete juristet e institucioneve!
      Por keteministri Rama dhe sidomos kryebashkiaku i Tiranes, e kane hequr nga veprimtaria e tyre e punes pritjen e popullit dhe te letrave te tij duke ua deleguar disa rrogtareve qe jo vetem nuk kane asnje kontakt me qytetaret,por as i verifikojne ankesat dhe te nxjerin problemet ndermjet tyre si nje nga rruget e vetme qe kane per te marre informacion nga qytetaret e dhunuar!
      Dhe si rruge kane gjetur me te thjeshten dhe me antiligjoren :
      -Ankesat e qytetareve ua dergojne pikerisht fajtoreve ndaj te cilet ankohen qytetaret!
      Kjo eshte administrata e sotme shteterore qe i ngjan pike per pike asaj administrate qe kemi pare tek filmi “Koncert ne vitin 1936”!
      Pra ne kerkojme te hyjme ne Europe,kur nuk na pranojne as ne Shqiperi!
      Prandaj ikin shqiptaret me qindra per dite zoti kryeminister,se ketu nuk funksionon shteti,por antishteti!
      I kam dergua disa letra dhe e mail-e kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj,por asnje pergjigje ligjore nuk japin!
      Ky eshte shteti sot,qe mburret se ka shpenzuar miliarda ne qender te Tiranes,kur zonat per rreth kane 28 vjet pa “ngulur nje gozhde”!
      Doemos kur sundimtaret jane shakaxhinj dhe dalin per dite duke mbjelle peme sikur te jene brigadiere kooperativash,keshtu do katandisemi!
      Zoti Veliaj harron se Tirana ka rreth 1 milion banore dhe ata nuk banojne vetem brenda unazes se vogel te dikurshme!
      Nje shtet i pergjegjshem investon kudo njelloj duke u sherbyer njerezve atje ku banojne dhe jo te ndertoje nje kend lojrash tek liqeni qe te mbidhen mijra femije atje!
      Femijet duan te lozin atje ku banojne,zoti Veliaj e jo ne Farke ku nuk banon njeri dhe ti shpenzon miliona!
      Duket se opozita eshte e pa afte per te vene ty me shpatulla per muri me faktet e popullit,se me shume ka hallin e zullumeve qe ka kryer vete!
      Dhe ju kujtoni se ne ua dhame juve votat se jeni te mire!
      Harrojeni:Votat i keni marre nga ne se nuk duam te shohim kurre ne pushtet PD-ne!
      Te jete per mua me mire te na pushtoje serbi ose greku se sa ju horrat qe e rrenuat Shqiperine per 28 vjet!
      Merreni vesh:Kaq ju urren populli dhe une midis tyre ndonese jam antar i PS-se, qe do t’ia dergoj me poste trisken e antaresimit kryetarit formal te PS-se Edi Rames!
      Na e keni nxjerre nga zemra jo vetem PS-ne, por po na nxirrni nga zemra edhe Shqiperine se e keni privatizuar per vete dhe shumices se popullit i keni lene vetem 2 m sa per t’u varrosur!
      Cdo vit rrit taksat keyebashkiaku Veliaj,por shteti harron qe te na i kompesoje te pakten ne pensionisteve!
      Mjere ky popull,qe po merr ruget!
      A keni shkuar ndonjehere,zoti kryeminister ne veri te Shqiperise te shohesh si jetojne familjetvev ngujuara nga gjakmarrja?
      Atje shikoje rezultatin e qeverisjes tende dhe te para ardhesve tuaj e jo ne sheshin Skenderbej!
      Dil nje here ne Yzberish,prane KMY-se te cshohesh rruget ve pa shtruara,me gropa e balte ne dimer e pluhur ne vere!
      Keu banojne mbi 30-40 mije banore,kryesisht cifte te creja me femije te vegjel,por ketu nuk ka asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash apo shkolle per mijra femije!
      Dil shiko se si e kalojne kohen qindra pensioniste,ku nuk kane asnje ambient per te ndejtur pervec kafeneve!
      Dil shiko se rruga nga Yzberishi deri tek kryqezimni me rrugen e Kombinatit nuk ka trotuare dhe femijet e shkolles ecin ne vrruge me makinat se trotuaret i kane zene gardhet e shtepive capo muret e tyre!
      Dil nje here te shikosh plehrat dhe koshat pis te tyre,dil te shikosh se trotuaret Bashkia i ka dhene me qera dhe nenat me karroca me femije nuk kembehen dot dy vete!
      Beniamini juaj ne Bashki na i merr miliona leke per gjelberimin e carsimin,por ne Yzberish nuk ka hedhur asnje qindrakte!
      Dhe ne fund:A e dini ju zoti kryeminister qe UKT na e shesh ujin e pa pijshem si te pijshem duke na vjedhur leket?
      Kur te vini per fushate here tjeter nuk duam t’u degjojme juve per vte na kerkuar voten per ju,por te degjoni e mbani shenim se si e gjykojme ne punen tuaj!

  2. neutrino says:

    Ekonomia e tregut bazohet ne kerkesen dhe oferten. Edhe gazetaria e sotme nuk mund te luaj jashte rregullave te kapitalizmit. Prandaj per sa kohe gazetaria ose me mire tellalleria e Albanistanit do te kete nevoje per kerkesa nga turmat qe aksidentalisht quhen popull per histori dixhitales/digjitale (tingellon si gjenitale), do te kete edhe oferta te tipit SB (sali berisha ashtu si silvio berlusconi). Prandaj mos u qani tani, se kur te iki Berisha nuk do merrni me klikime si sot. Fenomenin Berisha me qytetarin (ne fakt eshte katunar) dixhital e krijuan mediat dhe gazetaxhinjte ne Shqiperi. Dhe ata duhet ta durojne deri kur ti dale shpirti (ne rast se ka shpirt nje kuceder die sb-ja)

  3. Lumi says:

    Na cau menderen ky Berisha. Media ben mire te mos I jap hapsira.

  4. Gimi says:

    Nje BRAVO re mafhe gazetarit. Shum bukur bravo. Finally.

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Antiqeveritaret firmoses te peticionit kunder kolegut Artan Hoxha, ne mbrojtje te figures se “paperlyeme” te S(t)ali(n) B(er)ishes) : Andy Bushtra, Arrmadh Sumrrumbullaku, Andy Bejtexhiu, Artur Zhelja, Qim i rente Pika, Brandy Faqeziu, Arian SumÇami, Robert Çamçakez Raqipllari, Farkos Kuterbonja, Bledian Koka Kola, Eleni Shen Vasili, Ydhi Uriahipi, Lucio (Dritan) Hilja, Bahri Fazlliçi, Aldo Sumçi, Mark Tuç Maku, pa harruar Grifsha Suma me partnerin e ri Erwin Salamandra etj…

  5. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Shkrim genial Mustafa.Ma bukur nuk thuhet.

  6. "BOHOTINA" says:

    E po ç’ te te them more Nano veç nje zberthim mrekulli. Çdo gje e poshter ne kete vend e ka fillesen nga ky pervers qe nga komunist idhtar na u konvertua ne nje demokratik (jo demokrat). Me vjen keq per nje gje qe shume bema e gjema te perbindshme qe ka bere jane te pa kthyeshme per atdheun. Jane me mijra. Une do permend vetem nje syresh.

    A mund te kthehet me nje pasuri e jashtezakonshme siç ishin fushat. Jo kurre. Ato jane mbjelle me shtepi lloj lloj, ne menyre kaotike duke prodhuar fshatra te stermedha qe te vrasin syte. Kjo ndodhi se ky vampir beri ate levizje te njerezve te pa kontrolluar, por sipas qejfit te individit.

  7. astrit says:

    Shkrim brilant. Hallall qumeshti nenes Muc!

  8. elidon says:

    Berisha nuk eshte vetem,ka dhe Meten si bashkepuntorin me te afert te katapultuar si socialist dhe ne fund si LSIst,te dy kane bere krime njerezore. Presim nga drejtesia te thote verdiktin mbi disa vrases qe sot kane bere pasuri maramendese,me cfar me rroga?,sa per te qeshur,aq per te qare sic qan Monika per te varferit.

  9. Selim says:

    Tani e morre vesh o llapaqen e Saliut ne Skrapar?

  10. Interesi publik says:

    Muco , kesaj radhe,,,,,sakte.

  11. Shqiptar nga Kosova says:

    Keshtu duhet gjykuar realisht e njerezisht. Ke then dicka shume te vyer zoti Nano( pse ma shpif ky mbiemer…, se di). Zoti Mustafa, mbaje kete linje gjykimi per gjithke e per gjithcka, sepse nganjeher i peshtjellon gjerat..! Ketu i ke rene pikes. Te lumte.

    1. Guri says:

      po pse ta shpif ty ky mbiemer o kelysh turku.mos vall jeni me te mote ju muzhaidinet.shqiperianuk ka pasur kurr kpnflikte fetare dulet ju e na cani k…

      1. lavazh truri says:

        Po çfare pate o Guri qe kerceve si gjel ?!!!!!!!
        Edhe mua ma shpif ky mbiemer “Nano”, sepse eshte edhe nje antishqiptar tjeter, bandit dhe mafioz, hajdut me damke, ish kryeminister me emrin Nano.
        Pastaj çfare lidhje ka komenti i Shqiptarit nga Kosova me idiotizmat qe shpalos ti per muxhahidine etj. ?! Apo lere pastaj per fjalorin e ndyre qe ke !

      2. MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA says:

        O Guri prej balte , këtu po flitet për një kryebandit të egër ,
        të lindur e rritur në shpellë , spiun besnik i sherbimeve
        sekrete serbe e greke ,që ka dëmtuar rëndë mbarë
        shqiptarët në këto tre dekada , por ti nuk mund ta
        kuptosh , se je i tredhur prej tij dhe pjesë e atij taborri !

    2. Historiani says:

      Koqevar, si e ke emrin, hasan muzhic apo kastratovic..apo berishovic ?pse emrat kristiane te duken serb apo grek ty, turkoshakshqipfoles apo haqim thaqi ta ka mesuar historine?

      1. lavazh truri says:

        Po ti more “historian” çfare pate qe kerceve si gjel ?!!!!!!!
        Edhe mua ma shpif ky mbiemer “Nano”, sepse eshte edhe nje antishqiptar tjeter, bandit dhe mafioz, hajdut me damke, ish kryeminister me emrin Nano.
        Pastaj çfare lidhje ka komenti i Shqiptarit nga Kosova me idiotizmat qe shpalos ti per muxhahidine etj. ?! Çfare lidhje ka me “kristian” apo “musliman” ?!
        Nje gje eshte e sigurte, qe ti nuk je kristian, sepse po te ishe kristian, do flisje si njeri i matur, jo si flakhedhse.
        E shumta e shumta ti do jesh ndonje grek shqipfoles qe paguhesh per te vjelle vrer shqiptaro-perçares.

  12. Ani says:

    “A ka kuptim te merremi pafund me Berishen”? pyet gazetari. Per nje kohe mjaft te gjate, duhet te merremi se s’ben me te, edhe kur ai te burgoset apo te vdese (o Zot, sa me shpejt). Sepse, duke u marre me te, merremi me veten, me papjekurine poltike te shoqerise sone, e kushtezuar nga nje sere faktoresh, qe historia do t’i radhise. Pikerisht, pse jemi nje shoqeri e tille, me prejardhje tejet patriarkale, gje qe ka mundesuar edhe diktaturat, lindi nje nekrofil, sic eshte Berisha! Sa me shume te jete atdheu ne rrezik, aq me shuyme dalin ne pah patriotet, tradhetaret, burrat e kombit dhe dhe sharlatanet. Dhe….i pame!

  13. E verteta e hidhur says:

    Nano eshte gazetar qe problemet e politikes aktuale i njeh mire.Kur i analizon ato e mpreh mire penen,shkruan bukur dhe me art.Ai e ruan veten dhe nuk futet ne vogelsira dhe thashe e theme.Kur them e “ruan veten”,kam parasysh se shkruan kur duhet ,Kur nuk ka c’te shkruaj hesht.

  14. betixho says:

    Dakort me Mustafa Nanon,dakord por desha tu sugjeroj gazetarëve,të gjithëve,por veçanërisht,atyre gazetarëve që kanå notuar në gazdetarinë e kafeneve dhe na kanë predikuar moralin e tyre dhe këndvështrimin e tyre të mangët,pra u sugjeroj të jenë fisnikë,të pranojnë me respekt dhe mirëdashje propocionet në shkallën e karierës së tyre dhe tu referohen kolegëve të tyre që me gazetarinë çfaqin prenteciozitet se janë në majat e hierarkisë elitë të kombit.
    U këshilloj pra,përfshi edha Mustafa Nanon për analizën e mësipërme,se duhet të venë në kuadrat në krye të artikullit të tyre deduksionet e famshme historike të gazetares Mira Kazhani.
    Nuk e njoh,por nuk mund të shkruani shkrime kritike ndaj Sali Berishës nëse nuk i referoheni asaj gazetareje inteligjente që për mua do mbetet në histori me shkrimin e saj të djeshëm.
    Vlerësojeni,bejini një shërbim gazetarise shqiptare,karierës dhe qëllimit të jetës suaj profesionale.
    Duke vlerësuar do ecni përpara,do ngriheni në qëllimet fisnike të shtypit do krijoni mitet e gazetarisë shqiptare dhe do vetpërmirësoheni.

  15. Ollga Toronto says:

    Saliu ndertoj nje shtet gangsteresh ne 1992,pa asnje ndryshim nga shteti i Haitit nen drejtimin e diktatorit Dyvalie,rrembim dhe vrasje personash pa gjyq,si rastet e gazetareve dhe Remzi Hoxhes,e 100 e 100 te tjereve.Ne flasim sot,dhe me te drejt,per pushkatimet e rregjimit komunist ,por harrojme nje gje,ata ne fund te fundit e kishin sanksionuar me kushtetut diktaturen,kurse Saliu me kushtetut demokratike bente te njejten gje,imagjinojeni se cfar krimesh do bente ky njeri po te kishte dhe kushtetuten e komunisteve?!

  16. Aleko says:

    sakt,artikull I persosur/e pa pranushme qe shoqeria shqipetare te merret aq shumq me kete moster qe per 28 vite I mori shpirtin ketij vendi.Po , eshte e vertete Sali Berisha neneshtroi gjithe nivelet e e ndryshme te shoqerise shqipetare duke I dhene vendit eren e tij , ne politike , ekonomi , culture , moral e cdo gje tjeter ku ka fut hundet ky njeri I lik..Sigurisht pergjegjesi per kete gjendje nuk ka vetem ky mortje por gjithe populli shqipetrare , ne radhe te pare elita intelektuale dhe poltike e vendit qe u treguan qorra , e militant, mbeshtetes te tij, nje pjese u dorezuan pa kushte dhe u zhduken nga sytekembet e pjesa me e madhe indiferente duke bere sehire sesi kejo bishe gjaktare po shkaterronte vendin e tyre.Shqipetaret e treguan veten se jane jo rezistent ndaj te keqes edhe pse historikisht ka qene popull qendrestare duke mbijetuar pushtuseve te shumte ne kushtet me te tmerrshme te egzistences, nuk ndodhi keshtu kur rasti e solli te perballej me nje udheheqes si Saliu qe I futi te gjithe poshte kembeve te tij dhe beri cfare deshi me ta duke e kthyer vendin 100 vite pas.rruga e vtme qe zgjodhen Shqipetaret eshte braktisja e vendit duke ua bere me te lehte saliut dhe shpures se tij dhe jo vetem , te coje shqiperine disa here ne kolaps…turp!..

  17. Ka nje shprehje populli : ” Mos e trazo mutin se bie ere !”

  18. KOREKTI says:

    KESHTU O KOMENTUSA VAZHDONI..
    PER 50 VJET SHATE MITAT FRASHERIN(DJALIN E AVDYLIT) QE ISHTE PER PERENDIMIN
    SHIKO SI MESUAM
    TANI SHANI DOKTOR BERISHEN QE ME TE GJITHE KETE RREMUJE 50 VJECARE DHE ME BIJTE E TYRE
    DHE SIDOMOS ME BUDALLALLIKUN POPULLOR BERI SA BERI(ASNJE NUK DO BENTE ME SHUME ME KETE POPULL QE ORJENTOHET GJITHONE GABIM)
    NDAJ DHE JEMI NE KETE GJENDJE.

  19. agimi says:

    te lumte muc nano.me kete artikull ke bere efektin e viagres per komunistet.

    1. Goni says:

      Shume ish-komuniste e kane kuptuar naivitetin e tyre dhe kane reflektuar ( ketu perfshihem edhe une)
      Kurse Sali Berisha eshte nje monster-qelbesire I pandreqeshem.

      Keshtu mendoj une.

      Z. Mustafa Nano, ju faleminderit per driten qe perhap.

  20. lavdosh says:

    I sakte Nano.
    E kemi thene shume heret qe kjo nuk eshte media dhe postimet ne mediat sociale dhe portalet nuk jane lajme qe botohen pa asnje kriter, pa verifikim dhe pa asnje vlere gazetareske dhe informacioni. Media e ka humbur rolin e vet dhe eshte pasqyre e shoqerise, ku te gjithe duan me te lehten, kopjojne, servilosen nga dembelleku dhe nga paftesia.
    Eshte kjo shoqeria qe rrumpalla S Berisha ndertoi dhe kete ai e beri me qellim: do te jete shume e veshtire per te bere drejtesi dhe rregualluar pasojat e rrumpalles

  21. Andja says:

    SALI BERISHA !
    SHEMBËLLTYRË E ÇMENDURISË SHQIPËTARE !??

  22. BUJARI JU DEGJON says:

    Mijra e mijra komentues te thjeshte ,perfshire edhe mua, kane vite qe ne shtypin shqiptar e cilesojne KRYEKRIMINEL Sali Berishen…
    Dhe faktet kunder tij kane qene dhe jane sheshit…
    Ne krahun tone ka qene gjithmone MERO BAZE me gazeten “TEMA” si dhe gazeta e mirenjohur “DITA”…
    Respekt per te ndjerin Andrea Stefani!…
    Ndersa Mucua ishte” i ekuilibruar”…
    Hante dhe pinte Mucua,bente ndonjehere dhe ndonje kritike kunder Berishes…
    Sot “e kuptoi” dhe iu “pervesh”…
    Kjo eshte gazetaria?
    Ky eshte misioni i gazetarit?…
    Cfare ka “nuhatur” Mucua qe na u “trimerua” me ne fund???
    Do arrestojne Kryekriminelin Sali??? –
    Mbase,se kupa eshte mbushur prej kohesh dhe po derdhet…
    Po sikur te mos e arrestojne (per “politike penale”?)…
    Druaj se Mucua ne ate rast, poshte fotos se sotme do vendose dicituren:
    “Me mikun tim te vjeter,Prof.Dokt.Sali Berisha,dalur diten e Themelimit te Partise Demokratike”…
    TURP! 1000 HERE TURP!!!…
    PIKERISHT KJO QE BEN MUCUA NUK ESHTE GAZETARI!…

    1. maja says:

      Bravo Bujar…..RESPEKTE .. per kte koment te shkelqyer ne lidhje me ambasadorin e Sales mucnanon !!!

  23. Besniku says:

    Z. Nano!
    Nje gje duhet te mbani mend: “Ai nuk ka ikur! Ai eshte ende ketu”! Ky eshte nje titull i nje artikulli te Xhevdetr Shehut, te shkruar nje dite mbas zgjedhjeve te qershorit te vitit 2013, pra artikull i shkruar ne daten 26 qershor, 2013. Sali Berisha nuk ka me pushtet, por ka bandat kriminale, paramilitaret Tropojane, qe jane te gatshem te ndermarrin cdolloj krimi. Megjithate Sali Berisha mbetet i rrezikshem, siogurisht jko me ate rrezikshmeri si te 1997, apo te Grushtit te Shtetit 1998. Nje gje eshte e vertete se me kalimin e kohes njerezit do te fillojne te flasin dhe te denoncojne, sepse krimet e tij, ashtu sic thoni edhe ju ne shkrimin tuaj, nuk numerohen.

  24. albania says:

    Eshte ende heret per te thene se ky eshte fundi! Gjarprit duhet t’i shtypet koka qe te thuash se ka ngordhur!
    Derri i eger, kur plagosohet egersohet edhe me shume. Dhe Saliu tani eshte plagosur keq!
    Kujdes nga derri i plagosur!

  25. çeço Selimi says:

    Nje nje skaner i vertete per nje perbindesh qe iu be peshqesh Shqiperise ! Perse nuk reaguan shoqata e gazetareve ndaj turfullimit te Sali Berishes qe beri ndaj gazetarit investigativ ARTAN hOXHA !!!

  26. Ana says:

    Z.Nano dallohet permungesen e dhunes ne shkrimet e tij ,per anen njerezore si dhe mungesen e urrejtjes dhe ndarjen e shoqerise Ne dhe Ata.Shpresoj se gazetaret Kane kuptuar tashme rendesine e shtetit ligjor ku cdo individ ka te drejta te barabarta etj ne rastin konkret keto refleksione te sistemit te kaluar do te ishin zbehur se ligji do te parashikonte jo me shume se 8 vjet pjesmarrjen ne politike.Shembelltyra te se kaluaren ku k.m I radhes Jep tapite ,zgjidh problemet e ndryshme te qytatareve etj do te marrin fund ku shteti ligjor te garantoje tedrejtat e individit dhe institucionet ti zbatojne ato.Besoje se intelektuat nuk do te mbeten pre e politikes duke ndihmuar shtetin e se drejtes ,per te mos mbetur qytetare te doers se dyte ne Europe e te kujtohen qe Jane njerez kur i trajtojne ndryshe.

  27. Shvejk says:

    O Muc Nano, e ke gabim kur mendon se mund te orientosh opinionin publik se cfare duhet te lexoje dhe cfare jo. Ne qoftese Saliu eshte prezent ne cdo qelize te jetes ne Shqiperi faji eshte pikerisht i joti dhe i kolegve tuaj. Ju qe prej 30 vitesh na keni infektuar jeten me opinionet tuaja kontradiktore, ju qe nuk keni lene bythe politikani pa lepire, sot na propozoni te harrojme cfare keni thene e rithene per cerek shekulli. Jo o Nano, nuk e harrojme dot menxyren Sali dhe demin qe i beri ktij vendi edhe me ndihmen tuaj. Me e ndershme do te ishte edhe nje autokritike nga ana juaj, sepse pa klanin tuaj te analisteve demi me siguri do ishte me i vogel. Dhe nje pyetje kam per ty o Muc, mir Saliun e bojkotojme kollaj po me Salizmin qe po na ze frymen per dite a thua te jete kaq e lehte? Po te citoj Bertoldt Brecht me ne fund :Barku qe e polli akoma nuk eshte shterpezuar. Vertet e ka thene per Hitlerin, por edhe Saliu nuk ngelet prapa.

  28. Elbasani says:

    Tani ke fol tamam kalezet pa frik shyqyr ma nfund Muc Nano

  29. Vjosani says:

    Nje shkrim i vertete, i thelle dhe i qarte. Bukur!

  30. Arber Iliri says:

    Mustafa korekte dhe e drejte, por duhet analizuar pse kaq shume kohe nje shoqeri duhet te harxhoje enerigjite me kete person e fenomen, une imagjinoj sa me teper do kishim progresuar nese nuk do te kishim patur neper kembe nje ngaterrestar te tille ne lidershipi n e shoqerise.Eshte per te ardhur keq dhe faji nuk eshte i qytetareve ne kete rast qe dy here qartazi kane thene se nuk e duan kete njeri ne lidership.Eshte fai i elites politike dhe patjeter asaj mediatike.Mendoje sikur ala figura e Enverit te ishte ne qender cdo dite, berishizmi eshte zgjatim i saj padyshim, ne planin e zhvillimit social na ka lene shume mbrapa, pa le ne modernizimin e sistemit politik e shteteror.Fatkeqesi kombetare.

  31. besniku says:

    Z. Mustafa Nano!

    Nese i lexon keta rreshta, po me degjove mua, mos e publiko here tjeter kete foto, se njerezit mund te te thone:
    ” Zoti gazetar! Z. Gazetar! Saliu eshte spiun!
    Dhe me tej, nuk te nderon qe te kesh dale me nje njeri te tille; dhe 2) Mos e ul veten deri ketu.
    Ai mund te kete qene president, edhe kryeminister, por nuk ka qene kurre NJERI!
    Kjo foto duket si fotot e Saleh Berishes ne Varken e Bllokut te Enver Hoxhes, dhe si ne Oxhakun Hoxha.

  32. alphade says:

    Nje bravo tridimensionale, zoti M.Nano ! Ju pershendes per artikullin !
    Berisha ka ngordhur por mikrobet e kerrmes se tij helmojne dhe do te
    helmojne per shume kohe atmosferen shqiptare. Berisha perben fat-
    keqesine me te madhe te kombit shqiotare pergjate 27 vjeteve. Urrej-
    tja ndaj ketij perbindshmi eshte mbare popullore . Sic thoni ju,z. Mus-
    tafa cdo dite qe kalon po e braktisin edhe jeniceret e bindur deri ne
    theror dikur,ndersa tani qe anija berishiane po fut uje nga te gjitha anet,
    te gjithe jane ” hedhur ne det” duke leshuar alarmin: O burra kush mund
    te shpetoje !!! Sot ne mengjez, ne oren 2 te mengjezit u kap ne Maminas
    nje sasi jashtezakonisht e madhe kokaine e paster ,e ardhur nga Kolum-
    bia qe kap shifren marramendese ne 180 milion Euro !!!! Padroni i kesaj
    droge vjen nga mbiemri KULiCAJ ! A ju kujton dicka ky mbiemer ? Ishte
    tmerri i Tiranes si zv.drejtor i policise se Saliut .Tash beni lidhjen zoterinj !
    Tash horrat e Saliut duhet te nxjerrin kapon e mafias shqiptare ! Kush eshte
    “Godfather” .? Monstra e Vicidolit!!!

  33. Profesor z.Rexhep Qosja ka thene. Sali Berisha fatkeqesi e madhe per SHqiptaret ky person do te ngelet ne historine e SHqiperise per fatkeqesite qe i ka shkaktuar SHqiperise.

  34. Nari says:

    Zuri njeher qeni nje Lepur dhe i thane zagr. Saliu na duhet. Qe ta shofim e te trembemi. Si ujku i ngordhur ne stan pr te stervitur qent

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje