Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi “zbuloi” të vërtetën që fshihet pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për kolonel Artur Meçollarin.
Ky i fundit bën pjesë tek grupi i negociatorëve me Greqinë, por Berisha e sulmoi ashpër duke e quajtur spiun dhe agjent të huaj.
Mirëpo për Fatos Klosin të gjitha këto akuza janë shpifje dhe bëhen për arsye personale.
“Këto akuza janë në vijim të të gjitha sjelljeve të zakonshme politike të Sali Berishës. Çdo gjë që nuk e pëlqen ai e argumenton me akuza false, i sajon.
Nuk ka turp fare në këtë drejtim. Kaq e thjeshtë është. Unë dëgjova nga mediat, se s’kam nga ta di edhe unë, se problemi i Berishës me Meçollarin është personal. Ai ka fituar gjyqet kur e kanë larguar nga puna.
Koloneli ka kundërshtuar një kërkesë që është bërë për privatizimin e Bishtit të Pallës. Dua ta besoj se e njoh Sali Berishën, e njoh prej shumë kohësh dhe nuk çuditem që ai njeri është gati të shpifë, të sajojë, të bëjë edhe gjënë e fundit vetëm që t’i dalë e tija, të duket sikur është patriot.
Të duket sikur është njeri që e shqetëson fati i këtij vendi megjithëse asnjëherë nuk është shqetësuar për vendin e tij”, u shpreh ish-kreu i SHISH per ‘sot’.
Më tej, Klosi shtoi se ish-kryeministri ka shpërthyer në akuza për shkak të egos së tij personale, duke shtuar se asgjë që flet Berisha nuk duhet të merret seriozisht. Ai e cilësoi si qesharak debatin që është ndezur pikërisht për këtë çështje.
“Pastaj ka një gjë që delegacioni është aq i madh, janë 12 negociatorë përveç politikanëve dhe është një rast për të parë se kush do të jetë më shumë pro kërkesave të grekëve. Ngaqë vendimet nuk do të merren vetëm nga një njeri dhe gjërat janë të hapura mbi tavolinë.
Prandaj më duket vërtetë qesharake që po bëhet një debat kaq i madh. Ai nuk ka ndonjë merak të madh për të mbrojtur marrëveshjen e tij se ajo dështoi. Përfitimet që mund të kishte nga marrëveshja, n.q.s kishte nuk funksionojnë më.
Nuk është ky problemi. Ai ka egon e tij që gjërat që nuk i bëri dot ai të mos i bëjnë as të tjerët. Është thjeshtë një egoizëm i pastër, është pjesë e lojës së tij politike. Unë them që nuk duhet marrë seriozisht.
Ai duhet lënë në qetësinë e tij dhe të bëjë deklarata pafund. Ata që kanë përgjegjësinë sot do të bëjnë punën tyre”, nënvizoi Fatos Klosi.
Në vijim të reagimit të tij, Fatos Klosi theksoi se ditët e sotme nuk ka vlerë më termi i “spiunit”, duke u hedhur kështu poshtë sulmet e Sali Berishës për Artur Meçollarin. Sipas tij, në Tiranë ndodhen dhjetëra oficerë grek më detyra të ndryshme dhe nuk ka vlerë të flitet për spiunazh.
“Sot nuk ka më kuptim termi spiun, nuk përdoret më. Unë nuk e kam kuptuar për kë është fjala, por kam përshtypjen se bëhet fjalë për Greqinë se ai është spiun i Greqisë. Ne kemi marrëdhënie me ushtarët grekë, ata kanë qenë në Shqipëri për shumë kohë për situata të vështira për neve që na kanë ndihmuar.
Në Ministrinë e Mbrojtjes ka oficerë grek që kanë detyrat e tyre në kuadrin e NATO-s. Problemi klasik i spiunazhit nuk shtrohet më.
Sot mund të flitet për praktikë influence, pra influencim përmes njerëzve dashamirës do t’i quaja unë të një vendi apo të një tjetri. Por termi spiunazh është absurd në ditët e sotme, aq më shumë midis aleatësh”, përfundoi Fatos Klosi
Prap doli ky.
O Fatos je budalla apo ben vet.Saliu ka 30 vjet qe tall k….t me kete popull dhe me kete klase politike te tredhur dhe ju vazhdoni akoma te gjykoni sa te verteta jane ato qe thote.Ne nje vend tjeter atij do ti tregohej vendi qe ne 97-en ,do te futej ne burg dhe do ti hidheshin celesat ne det per gjenocid dhe nxitje te konfliktit veri-jug .Po ne skemi qene asnjehere vend normal,prandaj te tjeret kane luajtur si kane dashur,na kane rrembyer teritore,na kane drejtuar dhe akoma presim nga te huajt te vendosim drejtesi dhe te arrestojme politikane te korruptuar si te jene ata perendia.Eshte nje corbe qe vet e kemi gatuar dhe kerkojme ti japim kurajo ndonje gazetari te guximshem qe duke e ditur se me ke ndeshet,me struktura paramilitare qe ka ngritur, duke i joshur me para te grabitura nga pasurite e vendit.Prandaj ben me mire te mbyllesh gojen se dhe ti ke pergjegjesi per kete situate absurde te krijuar.Vendet e tjera bejne perpara ne permiresimin e jetes se popullit te vet,ne vazhdojme akoma degjojme pordhet e nje personi qe duhet te ishte prej kohesh i zhdukur nga skena politike e vendit.Me e keqja e madhe e ketij vendi eshte se eshte frymezim dhe per klasen e re politike qe vjen te ndergjegjshem se ketu mund te besh cdo gje pa patur asnje pasoje.