Alfred Moisiu kërkon vetting për politikanët: Të përfshihen të gjithë, pavarësisht kur kanë shërbyer

28 Shkurt 2018, 12:18Politika TEMA

Ish-presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka kërkuar vetting edhe për të gjithë politikanët pavarësisht se kur kanë shërbyer.

Në fjalën e tij në një aktivitet të Forumit Civil, Moisiu tha se disa politikanë po përdorin metoda për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Po vrehen dhe po ndiqen disa metoda për t’iu shmangur përgjegjësisë së mbartur më parë.

Kjo nuk duhet lejuar sepse jo vetëm sfumon një nga qëllimet e kësaj reforme, por do të jetë edhe inkurajuese për mosndëshkueshmërinë.

Ne shpresojmë dhe presim gjatë realizimit të kësaj reforme mos mungojë edhe vettingu i politikanëve shqiptarë, pavarësisht kohës që kanë shërbyer, ndryshe na ngelet të themi se marifteçinjtë e politikës u majmën dhe nuk i hyri asnjë në këmbë, u pasuruan në kurriz të popullit dhe hiqen si të pafajshëm dhe shetisin në Europë të pasur”, deklaroi ish-presidenti.

1 komente në “Alfred Moisiu kërkon vetting për politikanët: Të përfshihen të gjithë, pavarësisht kur kanë shërbyer”

  1. "BOHOTINA" says:

    Bravo! Ke shume te drejte. Nuk menjanon as vetem nga vetingu. Ne çdo dalje e tregon veten patriot. Njeri me zemer ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje