FAKSIMILE: U quajt "spiun" nga opozita, ja dy certifikatat e Meçollarit që nxjerrin blof Berishën: Ndër oficerët më të besuar nga SHBA

28 Shkurt 2018, 12:19Politika TEMA

Kolonel Artur Meçollari është akuzuar nga ish kryeministri Sali Berisha si spiun duke kërkuar largimin e tij nga grupi me 12 negociatorë që Shqipëria pritet të bisedojë me Greqinë për kufirin detar.

Ndërkohë, dy certifikata sigurie që publikohen për here të pare nga “TemA”, kanë nxjerrë blof pretendimin e opozitës.

Mësohet se Artur Meçollari krahas certifikatës së sigurisë shqiptare DSIK, disponon edhe certifikatën e sigurisë së NATO-s e quajtur Cosmic Top Secret.

Ai është dekoruar për kontributin e veçante në misionet ushtarake nga sekretari Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg duke e vlerësuar si një ndër oficerët shqiptarë më të besuar nga SHBA.

Aktualisht Artur Meçollari mban gradën kapiten i rangut të parë dhe është Drejtor i Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.(TemA)

2 komente në “FAKSIMILE: U quajt “spiun” nga opozita, ja dy certifikatat e Meçollarit që nxjerrin blof Berishën: Ndër oficerët më të besuar nga SHBA”

  1. albi says:

    kjo eshte thjesht certifikate pjesemarrje ne misionin ne Afganistan. Normalisht i jepet kujtdo ushtaraku nga cilido vend pjesemarres ne kete operacionin Resolute Support. Pjesemarrja ne kete mision e nderon Kapitenin, por eshte permbushje detyre, dhe nuk tregon shume me teper se kaq. Edhe piloti shqiptar qe u rrezua me helikopter duke transportuar droge para ca vjetesh, ka marre plot si keto ne misionet ku ka marre pjese, por kjo nuk eshte tregues i nivelit te besueshmerise.
    Analogjine e bera sa per ilustrim, mendoj qe Kapiten Mucollari eshte ushtarak i nderuar dhe na perfaqeson denjesisht ne negociata. Dhe nqse vertet e ka certifikaten qe permendet “Cosmic Top Secret” (qe nuk mendoj se eshte aq e lehte ta nxjerresh ne gazete per arsye normale shtereore), kjo po, eshte tregues i forte besueshmerie, pasi eshte certifikata me e larte e besueshmerise ne NATO.
    Kurse keto lloj certifikatash pjesemarrje ulin besueshmerine e artikullit dhe percojne informacion te pasakte tek lexuesit… Jane menyra te holla per te servirur informacione te pasakta, ose per te shitur si argument, dicka qe argument nuk eshte….

  2. Tironci says:

    Ore gazetare pallosha, por a e dini se cfare shkruhet aty, ? c`pune ka kufiri me certifikatat qe i jepen dikujt se ka ndihmuar, apo dhene ndihmesen e tij ne afganistan per nje periudhe 1 vjetore ne kuader te natos.
    ne duam dhe respektojme ata qe ndihmuan ne mbrojtjen e kufijeve te shqiperise nga qelbesira sali, por mos jepni lajme te tilla se ulni personalitetin e personit ne fjale.
    sa ta lexoje sale kete shifeni se cka per te thene ne parlament te enjten. ka shkuar ne afganistan si gjithe ushtaret e tjere shqiptare me pagese me bo ndonje lek.
    diten e mire o pallosha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje