SHENIM: Kokaina kolumbiane, Lulzim Basha dhe Policia e Shtetit

28 Shkurt 2018, 18:22Politika TEMA
SHENIM: Kokaina kolumbiane, Lulzim Basha dhe Policia e Shtetit

Kapja spektakolare e një sasie rekord kokaine nga Policia shqiptare, shkaktoi një shock të përgjithshëm tejendanë spektrit politik e mediatik, duke e ndarë atë në dy pjesë të pabarabarta. Njëra që mohonte meritat e policisë në këtë aksion, duke ia faturuar “gjermanit”, “italianit” etj., dhe tjetra, pjesa e heshtur, që nuk arrinte të kuptonte dimensionet e kësaj ngjarjeje.

Lajmet e para u transmentuan në flash-e të televizioneve, të cilat vijuan për orë të tëra, të ushqyera tashmë nga “burimet”, por më pas, edhe nga deklaratat zyrtare të policisë, prokurorisë e doganave. Këtij furnizimi duhet t’i shtojmë, siç është e lehtë-imagjinueshme, edhe deklaratat e politikanëve, kryesisht opozitarë, të cilët nuk e lënë rastin t’u shpëtojë nga dora për ta keqpërdorur në betejën donkishoteske me akuza e replika.

Kur kjo furi komentesh, deklaratash e “analizash” mbërriti pikëngopjen, me një deklaratë të paqartë të Presidentit Meta, i cili sinkronizohej për bukuri me qëndrimet opozitare të Bashës, që ia faturonin gjithë meritat agjencive të huaja, – ndodhi çudia që i kapi në flagrancë të gjithë: – Policia deklaron që aksioni ishte ekskluzivisht i saji, pa farë ndihme të agjencive të huaja!

Në deklaratën zyrtare të policisë thuhet: “Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë”.

Kjo e dhënë e re i ftohu më keq se bora e këtyre ditëve, qoftë fajkojtë politikë, ashtu edhe “analistët” e Facebook-ut! Nuk dinin çfarë të thonin, nuk guxonin ta kundërshtonin, nuk dëshironin ta pranonin! Çfarë?! Policët e varfër shqiptarë të kapin 180 milion euro drogë?! Bah, e pabesueshme.

Por faktet flasin ndryshe. Policia e varfër shqiptare bëri atë që do të konsiderohej një ngjarje madhore, edhe për policitë më të përgatitura të kontinentit, duke përgënjeshtruar paq, të gjithë skeptikët e cmirëzinjtë.

Por e vërteta e ngjarjes së sotme nuk do të ishte marrë vesh mirë, sikur L.Basha të mos kishte bërë fillimisht një status në Facebook ku dërmonte Policinë e Shtetit, duke e konsideruar si “të pushtuar nga mafia” dhe më pas një konferencë me gazetarë, çka nxiti edhe reagimin sqarues të Policisë së Shtetit, e cila me terma të drojtur sqaronte meritat e veta në këtë operacion dhe ankohej për sulm të pakuptimtë dhe absurd ndaj saj.

Statusi i policisë e detyron atë të mbajë gojën dhe të tregojë përkorje në deklarata, por kur sheh se ndaj saj u ngrit një furtunë politiko-mediatike kaq e padenjë, atëherë me të drejtë të vjen keq për fatin e këtij vendi me politikanë kaq fluturakë.

Kjo ngjarje në fakt edhe pse u keqpërdor nga politika opozitare, ia vlen të shënohet si një ndër kulmet e historisë dhe profesionalizimit të Policisë së Shtetit. Përgënjeshtrimi fatkeq që u ndodhi “fajkojve” të politikës, le të jetë një përkujtesë për ta, që të dinë të çmojnë në radhë të parë veten e më pas këtë strukturë ligjzbatuese si policia.

Nuk është puna të hyjmë në krahasime për periudha e kohë të ndryshme por profesionalizmi i treguar nga strukturat e policisë gjatë muajve të fundit, dhe jo vetëm në goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, është një etalon matës që do të jetë vështirësisht e kapërcyeshëm në të ardhmen.

Këtë e thonë të dhënat statistikore, këtë e ndiejnë qytetarët, këtë e pohojnë edhe partnerët e huaj që asistojnë policinë.

Aksionet e realizuara nga Policia e Shtetit, personat e rrezikshëm të arrestuar, zbulimet e autorëve të vrasjeve, parandalimi i ngjarjeve të rënda etj., tregojnë për një trupë të pjekur profesionistësh, të ndërgjeshëm për misionin dhe detyrën që kanë.

Që të mos ndodhë edhe njëherë si sot ku politikanët u përgënjeshtruan keqaz nga një aksion i policisë, duhet që të parët të mos komentojnë kuturu e të lëshojnë mufka në ajër për një ngjarje ku logjika kërkon vetëm fjalë përgëzuese dhe përkrahëse.

Përndryshe le të pranojnë se janë në anën e kundërt të ligjit dhe të pranojnë gjithë pasojat e kësaj gjendjeje.

5 komente në “SHENIM: Kokaina kolumbiane, Lulzim Basha dhe Policia e Shtetit”

  1. Tironsi USA says:

    Ca thoni mor jahuuu,sot eshte dite zije per ciftin Berisha-Meta,dhe nje reze drite per Shqiperin Europiane, qe kjo dyshe po mundohet me te gjitha mjetet ta pengoj.

  2. astrit says:

    Saliu me siguri eshte ne kulmin e punes per te zbuluar eksponentet e majte qe kane lidhje me kete droge. Neser pa gdhire do ta botoje ne web siten e kazanit “Balkanweb” zbulimin e tij.

  3. Kombi says:

    Atl halet duhet te mbyllin gojen , se ne kohe e tyre , kane bere trafik si kane dashur . Nuk kane ata moral ,te kritikojne te ngrejne gishtin lart . Duhet te fshihen .

  4. #varijanullen says:

    40 familje tha Lu-ja para ca kohesh, 20 familje sot kishin porositur punen per pushimet verore. Kuliqi shkret

  5. O says:

    Dhe euronews e beri të ditur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje